Zbulimi i të fshehtave të “parajsave fiskale” nis nga Bermuda e ishujt Kajman

May 2, 2018 17:03

Zbulimi i të fshehtave të “parajsave fiskale” nis nga Bermuda e ishujt Kajman

 

Britania po i detyron shumë prej parajsave të njohura fiskale të botës të tregojnë të fshehtat e tyre, pasi kryeministrja Theresa May nuk pati mundësi tjetër veçse të dorëzohej përballë një nisme të opozitës, që i shtrëngon territoret britanike përtej detit të hapin regjistrat e korporatave.

Amendamenti kërkon që vende si Ishujt Kajman, ishujt britanik Virxhin dhe Bermuda të bëjnë publike të dhënat e personave që zotërojnë kompani të regjistruara në këto vende.

Ishujt në fjalë nuk japin aktualisht asnjë lloj informacioni të rëndësishëm mbi pronësinë e korporatave, gjë që i ka lënë shteg abuzimeve, duke përfshirë evazionin fiskal, siç u pa edhe pas shpërthimit të skandalit “Panama Papers”.

Lëvizja është përshëndetur nga aktivistët kundër korrupsionit, të cilët theksuan se parajsat fiskale britanike janë përmendur në raste pafund korrupsioni dhe pastrimi parash.

Por, një ditë pasi u mësua se amendamenti “The Hodge/Mitchell” kishte grumbulluar mbështetje të madhe, qeveria e ishujve Kajman u hodh në sulm me deklaratat se po merr në konsideratë nisjen e një aksioni ligjor, ndërsa vendimin e deputetëve britanikë e përshkroi si “reminishencë të padrejtësive më të mëdha të një epoke të shkuar të despotizmit kolonial”.

Edhe për kryeministrin e Bermudës, David Burt, siç shkruan “The Guardian”, veprimi i Parlamentit britanik përbën një hap prapa pas 50 vitesh vetëqeverisjeje të sanksionuar me Kushtetutë.

Ishujt Kajman dhe Bermuda janë ndër qendrat më të mëdha financiare brenda 14 territoreve britanike përtej detit, që operojnë me një sistem financiar të fshehtë dhe nuk kanë qenë të detyruara të deklarojnë publikisht pronarët e vërtetë të kompanive.

Amendamenti i shumë diskutuar u kërkon që t’i hapin vet regjistrat deri në vitin 2020, në të kundërt do t’i detyrojë ekzekutivi britanik.

l.h/ dita

May 2, 2018 17:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin