Zbulimi: Ja cilët heronj dhe figura të shquara janë me origjinë sllavo-maqedone

September 6, 2016 18:17

Zbulimi: Ja cilët heronj dhe figura të shquara janë me origjinë sllavo-maqedone

 

Shkupi po zien nga festa, megjithë humbjen në ditën e dytë futbollistike ndaj fqinjëve vocrrakë të Shqipërisë. Mësohet se sheshi kryesor i megalopolit maqedonas do ta pasurohet edhe me statuja të reja heronjsh kombëtarë, pas atyre të autoktonëve sllavo-maqedonas si Nënë Tereza, Aleksandrevski i Madh etj.

Burime të sigurta kanë pranuar për Gojët e Liga se projekti ka nisur prej kohësh në heshtje dhe pa bujë. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, shteti që për marrëveshje fjale, shumëkush i bie shkurt dhe e quan “Maqedonia”, e ndonjë tjetër e quan akoma më shkurt, “Ish”, ka kontraktuar artistët më të zotë për të bërë statujat e heronjve të njohur maqedonas, Xhengis Khanevski, Napoleon Bonapartjev, Gjorgje Uashingtovski dhe Sharl De Golev.

“Jemi pak vonë me kalendarin”, pranoi presidenti maqedonas Ivanov, “por nuk mund t’i lëmë të treten në heshtje emrat dhe bëmat e këtyre maqedonasve të ndritur, që i kanë kushtuar jetën e tyre kombit tonë”.

Përveç politikanëve dhe legjendave ushtarake, Shkupi ka në plan edhe nderimin e figurave të veta të artit dhe shkencës, si Viliam Shekspirev, Johan Amadeus Moxartovski, Leonardo Davinçeski etj.

“Si një komb dhe popull që gëlon nga heronjtë e pafundëm, të cilët gjithnjë na i kanë përvetësuar të tjerët, e kemi pasur pak të vështirë të gjejmë një shesh kaq të madh sa t’i nderojmë të gjithë me statuja”, tha presidenti Ivanov.

Por tani e tutje, sipas tij, edhe sikur gjithë territori i vendit të mbushet me statuja, aq sa të mos ketë tokë për të mbjellë, projekti do të vazhdojë.

Gojët e Liga kanë mësuar se Akademia e Shkencave të Maqedonisë po kryen verifikimet e fundit, për të konfirmuar se edhe veprimtari dhe politikani i shquar Nelson Mandelovski, ishte me origjinë maqedonase.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Por jo aq satirike sa përpjekjet e Shkupit për të sajuar nga pak histori, sa për vete.  

September 6, 2016 18:17
Komento

8 Komente

  1. Bashkim September 6, 23:39

    Eshte nje me nder komb qe nuk ekziston por “prodhon”heroj
    E megjithate ne shqiptaret duhet te falenderojme keta koqet e qeverise sllave te Maqedonise qe lartesojne figuart e Kombit tone si Leken e Madh dhe Nene Terezen.

    Reply to this comment
  2. ropi September 7, 03:55

    cte djeg ty o pseudo gazetar pa emer e identiteÉÉÉÉÉ

    Reply to this comment
  3. Pellazgos September 7, 14:58

    Po pse kujton ty se je ndryshe nga keta zoti Bashkim?
    75%emra Arabe kulture Arabe deri ne Diktature, pjesa tjeter e Jugut me Evangjelos Zapas I quajture shqipetare kur ne kohen e Turqise hapi rreth 150 shkolla (skolio) Greke dhe jo “shqipetare”d.m.th turke, se shumica jane turq ne identitet me nje gjuhe (glosa) te ndertuar 2 shekuj (century) me pare (prota)ose prin.
    Artikullshkruesi I Gojeve te Liga ketu duhet te kete jo vetem pak njohuri por edhe respekt, se po nuk dhe respekt nuk merr.
    Si mund te shkruash emrin e nje injorante dhe misionare me qellime politike me pare se Megas Aleksandros dhe jo Aleksandri I Madh qe perhapi kulturen Greke deri ne Indi?
    Cfare turpi.
    Necqofte se ju ne emer te nje nacionalizmi te semure (sick) nuk “kini”personalitetecte tjera dhe po na servirni (servis) propagandues nga jashte, ne si “shqipetare”te vertete para turqise ishim te gjithe Orthodoks me identitet dhe Kishe Greke jo Autoqefale nuk jua kemi ngene te na luftoni akoma.

    Reply to this comment
    • Mavro September 8, 19:03

      Pellazgos, nqs ne Shqipetaret myslymane kemi emra arab prej faktorit pushtues Osman mbas viteve 1500, por qe ne te vertete nuk na thote asgje per etnitetin tone kulturor, greket e kane filluar “arabizmin” qe me kopjimin qe i ben germave te alfabetit Foenikas ne vitet 750 Para Krishtit.
      Fakti qe te gjithe (shumica) e banoreve te Ballkanit kane qene ortodoks para pushtimit Osman, jo domosdoshmerisht do te thote qe kane qene Greke, pasi Shqiptaret, Sllavet, Bullgaret, Greket, Vllehet, etj, kane qene pjese e fese ortodokse greke por jo ne kuptimin etnik por ne kuptimin fetar te fjales “greke” qe ishte e trasheguar si koncept fetar identiteti vetem per te dalluar Perandorine Romake te Lindjes nga ajo e Perendimit. Brockullat e tua ketu nuk tregojne gje tjeter pervecse dy gjera : ose superficialitetin dhe cektesine e dijeve te tua ose propagande e tipit Janullatos mbrapa kuintave (se perballe nuk ja mban bitha).
      Shen Terezes dhe Aleksandrit te Madh ti vish anash ti more injorant se te dy kane patur gjak Shqipetari ne deje dhe te thene nga goja e tyre dhe te provuar shkencerisht.

      Reply to this comment
  4. Toni September 8, 02:56

    Ha ha ha ,sa kam qesh.Ja te semure dhe nuk dine cfare bejne duan dhe ata te mjere te jene si te gjithe kombet,gjuhen ja kane huazuar Bulgareve,kishen Serbeve dhe emerin Grekerve..token Shqipetareve, lutem ndihmoji zot se nuk po dine nga tjambajne falsifikatoret e shekullit.

    Reply to this comment
  5. Pashko Hasa September 10, 21:25

    Pirdhni gazetare te shitur tek politika e merruni me te tjeret,nuk gezoheni nga lajmet qe 300 muhaxhedine nga iraku mberriten sot ne token e tyre ne atdheun indoevropiane te albanistanit,keta do martohen me komshijet tuaja dhe pas 100 vjetesh do shumohen dhe do quhen shqiptare ,merruni me hallet tuaja dhe jo me te tjereve , 2 shekuj me pare turqit sollen 700 mije njerez te prapambetur nga india veriore dhe qe populluan token e te pareve tane plus mijera te tjere qe erdhen para tyre nga egjipti dhe qe tani ne i quajme shqipetare,i mbaruat punet tuaja dhe tani po mendoni per komshinjte…

    Reply to this comment
    • qytetari September 20, 12:00

      70 % e maqedonasve s’dine per vete nga e kane origjinen. A bullgare, a greke,a shqiptare, a turq, serb apo pak nga te gjitha? Shqiptaret jane autoktone dhe nuk kane ardhur si hordhite sllave ne shekullin e 7 pas lindjes se Krishtit. Cfare historie paskan fqinjet tane kur as vete nuk i dine rrenjet e tyre? Emrat me tendence italiane, greke apo arabe sic thua zotrote tek ne jane si pasoje e besimit fetar te secilles zone dhe jo se jane popullsie e ardhur qe pretendon se eshte autoktone. Po keta 700.000 mije indianet nga i gjete aman? Tek arkivat ne FB te Sali Berishes? Ahahahahaha Shko shfelto mire historine pastaj bej si i zgjuar.

      Reply to this comment
  6. Onkezmi September 11, 23:53

    More Pdllazgosss,nuk shperndahu kulturen greke,por helene.Greket i perkasin lashtesise,ndersa helene,helenet dhe helenizmi nuk jane komb,por kulture e marre nga Egjipti,Persia,Feniksi ,Iliria e nga te gjitha ujrat qe rrjedhin perreth greqise…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*