Llalla bleu një aparat të sofistikuar përgjimi sapo mori detyrën

April 15, 2018 20:16

Llalla bleu një aparat të sofistikuar përgjimi sapo mori detyrën

 

Adriatik Llalla ka qenë me sa duket shumë i qartë në momentin që është zgjedhur në krye të organit të akuzës për atë që duhet të bënte, pasi përcolli jashtë zyrës Ina Ramën. Vetëm pak më shumë se dy muaj pasi u zgjodh nga Parlamenti si Prokuror i Përgjithshëm ai e ka pajisur institucionin me aparatura të reja përgjimi.

Vetëm tani që nuk është më në detyrë bëhet zbulimi se një nga veprimet e para që ai ka bërë sapo është ulur në kolltukun e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, ka qenë ajo e blerjes së një aparati të sofistikuar për përgjimet e telefonatave, trafikut të internetit dhe të dhënat që vijnë nga pajisjet elektronike të vëzhgimit.

Kur u ble dhe sa ka kushtuar

Adriatik Llalla u dekretua si Kryeprokuror më 3 dhjetor të vitit 2012 dhe pak ditë më pas, me votat e deputetëve të PD dhe LSI ai u konfirmua në Parlament dhe mori në këtë mënyrë një mandat 5 vjeçar për të drejtuar organin e akuzës.

Vetëm pak javë më pas, sipas dokumenteve që Alpenews.al zotëron, Prokuroria ka blerë për një shumë prej 162 milionë lekësh (16.199,789) ose me kursin e atëhershëm të këmbimit 113 400 euro, një pajisje të sofistikuar përgjimesh, nga firma italiane IPS Intelligence& Public SpA. Pagesa është bërë më datë 28 shkurt të vitit 2013, pra vetëm dy muaj e pak ditë nga hyrja e Llallës në zyrën e Kryeprokurorit.

Çfarë është IPS

IPS është një kompani italiane, e teknologjisë së lartë me përvojë 30 vjeçare në dizajnimin dhe shpërndarjen e zgjidhjeve “të menjëhershme” për Monitorimin dhe Analizën e Komunikimit.

Sipas asaj që vetë kjo kompani prezantohet në website-n zyrtar, “zgjidhjet që ofron IPS  janë të dizajnuara posaçërisht për Departamentet e Sigurisë dhe Agjencitë e Inteligjencës të cilat duhet të mbledhin apo perceptojnë, e më pas të analizojnë thellësisht të dhënat siç janë: Telefonatat, trafikun e internetit, si dhe të dhënat që vijnë nga pajisjet elektronike të vëzhgimit.”

Pajisjet e IPS garantojnë zgjidhjet më të avancuara për monitorimin e analizave mbi rrjetet sociale, shërbimet e inteligjencës, telefonat dhe shërbimet që të lejojnë të përgjosh apo njohësh zërat me anë të programeve: Voice Interception dhe Voice Biometrics.

Pikëpyetjet

A ka transparencë dhe kontroll parlamentar mbi ekzistencën dhe mënyrën e përdorimit të kësaj pajisje?

Duke qenë se pajisja mund të përgjojë e-mail-e, sms, whatsapp, facebook, intsagram, telefonata, etj a ka pasur mundësi keqpërdorimi dhe abuzimi për të përgjuar edhe qytetarë që nuk kanë qenë objekt dhe subjekt sipas procedurës strikte që parashikon ligji për raste të tilla?

A kanë qenë në dijeni partnerët tanë ndërkombëtarë për çdo përgjim që është bërë me anë të kësaj pajisje dhe a mund të përdoren të dhënat e saj për linçimin dhe shantazhimin e kundërshtarëve?

Këto dhe shumë pyetjeve të tjera, ndoshta dikush duhet ti japë përgjigje. Kjo, pasi çdo ditë e më tepër po dalin prova dhe fakte kundër ish Kryeprokurorit i cili po hetohet zyrtarisht përveç të tjerash edhe “për shpërdorim detyre”.

l.h/ dita

April 15, 2018 20:16
Komento

3 Komente

  1. info analitike April 15, 21:29

    Po eshte e njejta gje qe beri edhe Tahorri sapo mori detyren me nje levizje qe shkaktoi dhe incident diplomatik me Italine dhe largimin e nje funksionareje te larte te policise. Patjeter qe ketyre gjerave u duhet shkuar me themel dhe duhet hetuar e te denohen te gjithe fajtoret e jo te behet theror vetem Llalla. Zhantazhet e Tahorrit kishin te gjithe gjasat e nje kercenimi mafioz ndaj dhe Rama u terhoq brenda nates e nukla qe Tahorri te perfundonte ne burg. Jepini shoke hetoni me sinqeritet e pa partishmeri se jeni bere me keq se Fahriu me mbrojtjen e kriepsikopatit e te bandes se tij.

    Reply to this comment
  2. nUk e bleu llalla i katundit ,por ai qe i dha psotin e pergjimit berrisha e meta April 15, 22:07

    maskarenjt ,
    tinzare ,
    qe jetojn vetem duke pergju te tjeret
    dhe ber presione ,me mbajt pushtetin me cdo cmim .
    rraseni ne burg sa me pare qenin e bandave pd-lsi

    cfar pret me Prokuroria ???

    Reply to this comment
  3. simo April 16, 07:04

    Problemi nuk qendron se kishte apo nuk kishte organi i larte i akuzes te tille aparature pergjimi por a disponojne sot “ZYRA BERISHJANE”,”TOTO LIKJA” apo “YLLI NE NGJITJE” te tilla paisje,pasi me 130000 mije euro ata fshijne menderen per te pergjuar “kokepalaret”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*