Zbulimi makabër, gjenden foshnje të vdekura të futura në shishe

March 13, 2018 10:55

Zbulimi makabër, gjenden foshnje të vdekura të futura në shishe

Kishin shkuar për të rikonstruktuar një shtëpi të vjetër, por janë shokuar nga zbulimi që kanë bërë. Punëtorët e një kompanie rikonstruktimi kanë gjetur trupa foshnjash të vdekura të futura në shishe qelqi.

Brenda shisheve ku ishin foshnjat, disa prej tyre me kordonin e lindjes kishte dhe një lëng që sipas ekspertëve thuhet se ishte një përzierje e kimikateve që njihet si lëngu i balsamimit dhe mund të përdoret për të ruajtur trupat e personave të vdekur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në kryeqytetin japonez, Tokio.

Mësohet se shtëpia ishte në pronësi të një gjinekologu, por 3 vitet e fundit nuk jetonte njeri. Më parë shtëpia ishte me qira dhe muajt e fundit ishte blerë nga një grua, e cila kishte nisur ta rikonstruktonte.

Policia, ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen e cila ka shokuar opinionin publik.

o.j/dita

March 13, 2018 10:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*