Zbulimi në Egjipt: Ja si u ndërtuan piramidat

November 7, 2018 14:08

Zbulimi në Egjipt: Ja si u ndërtuan piramidat

Misteri se si ekzaktësisht piramidat janë ndërtuar mund të jetë më pranë zgjidhjes, pasi një ekip arkeologësh bënë një zbulim rastësor në një minierë të lashtë egjiptiane.

Shkencëtarët që kërkonin dorëshkrime të lashta u ndodhën përpara një shkalle dhe një serie të atyre që besonin se ishin gropa themeli, çka sugjeronte se puna për zhvendosjen e blloqeve të mëdha të betonit të përdorura për të ndërtuar monumentet mund të jetë kryer më shpejt nga sa mendohej.

Ndërsa teoria se egjiptianët e lashtë përdornin platformat e lëvizshme për të zhvendosur gurët ka qenë e njohur, struktura e zbuluar nga një ekip anglo-francez, që daton në periudhën kur piramida e madhe e Gizës u ndërtua, është shumë më efikase nga sa mendohej se ishte e mundur.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre është domethënës pasi ata sugjerojnë se në këtë mënyrë puna mund të ecte me ritme më të shpejta, pa përfshirë punën e rëndë të një numri të madh njerëzish.

Mbishkrimet e zbuluara në struktura i kanë bërë shkencëtarët të mendojnë se ato datojnë nga koha e faraonit Khufu apo Keops, që ndërtoi piramidën e madhe. Pavarësisht se nuk ka prova që kjo metodë është përdorur për të ndërtuar atë monument, shkencëtarët besojnë se është logjike të mendosh se kjo mund të ketë qenë teknika që ishte në përdorim në Egjipt në atë kohë.

l.h/ dita

November 7, 2018 14:08
Komento

9 Komente

  1. Samiu November 7, 14:32

    ??????? dhe cila ishte mor amani…..shkruani ja si u ndertuan piramidat dhe nuk tregoni si?…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 7, 15:32

      same dje e ka pasur tema të njëjtin shkrim!!
      janë bërë më shumë se 20 pyetje si tëndja!
      dhe kush është çudija??
      e botojnë këta të ditës,njëlloj si ata të temës!
      pra nuk janë në gjëndje të kuptojnë se po shkrujanë një karllëk!!
      nuk marrin mundimin të lexojnë shkrimin e aq më pak vrejtjet që bëhen për të!!
      shiko çnivel idiotësh kemi në medjen online!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 7, 15:38

      same dje e ka pasur tema të njëjtin shkrim!!
      janë bërë më shumë se 20 pyetje si tëndja!
      dhe kush është çudija??
      e botojnë këta të ditës,njëlloj si ata të temës!
      pra nuk janë në gjëndje të kuptojnë se po shkrujanë një karllëk!!
      nuk marrin mundimin të lexojnë shkrimin e aq më pak vrejtjet që bëhen për të!!
      shiko çnivel idiotësh kemi në medjen online!!
      pastaj sipas këtyre idiotëve,që si e thash më lartë nuk lexojnë shkrimin,betoni qënka shpikur që në kohë të egjyptit të lashtë!!bile më e fortë është se piramidat qënkan ndërtuar me blloqe betoni”zhvendosjen e blloqeve të mëdha të betonit të përdorura për të ndërtuar” që ata idiotë i paskan derdhur diku e më pas i trasportonin në vëndin ku do të ndërtonin piramidat!!
      aq idiotë kanë qënë sa nuk kanë ditur se mund ti derdhin direkt tek piramidat!!
      por ajo më e madhja është se tërë ai beton i derdhur dhjetra kilometra larg piramidave,i trasportuar dhe i ngritur lart deri në 100 e kusur metra,me kalimin e kohës na qënka shëndruar në gur!!
      sepse askush deri më sot nuk ka gjetur një copë betoni në piramidë!!kanë gjetur vetëm gurë!!

      Reply to this comment
      • AKILI November 7, 19:37

        Arsyetimi qe ben eshte i nje llogjike te shendoshe, por jo per nje gazetar, si keta qe e botojne artikullin dhe s’dine as vet cfare botojne.

        Reply to this comment
  2. demo November 7, 17:20

    Ketyre u ka humbur kapitulli-“Si u ndertuan piramidat”

    Reply to this comment
  3. AKILI November 7, 19:38

    Arsyetimi qe ben eshte i nje llogjike te shendoshe, por jo per nje gazetar, si keta qe e botojne artikullin dhe s’dine as vet cfare botojne.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit November 8, 00:38

    cfare gjeten, telekomanden? Se me kollaj dhe me shpejte se me telekomande nuk beheshin piramidat.

    Reply to this comment
  5. Kole Brana i Mokres November 8, 03:25

    Ku eshte lajm qe nuk ka lajm
    Qe ka spital partizan ka, po ku eshte?! Nuk dihet. Kerkimet vazhdojne.

    Reply to this comment
  6. Kris 1 November 8, 09:46

    Ne gjetem gropat,ju mbushini si te doni vete.(redaktori)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*