Zbulimi/ Neni 25 që shpëton ish-ministrat e PD-së, komplot i PS-së

May 9, 2016 10:06

Zbulimi/ Neni 25 që shpëton ish-ministrat e PD-së, komplot i PS-së

Artan Hoxha, ish-kandidati për president, ka bërë zbulimin e madh.

Sipas tij, neni 25 që shpëton ish-ministrat e PD-së nga hetimi, është një komplot i PS-së për të dështuar reformën në drejtësi.

Sipas tij, ky nen nuk është kërkuar nga PD por është bërë qëllimisht nga ekspertët e PS-së.

“Lidhur me nenin 25, Opozita edhe deklaroi qartesisht se askush prej eksponenteve te saj nuk kishte kerkuar a sugjeruar ndonje trajtim te ketille te ish-ministrave edhe se eshte kunder cdo kufizimi kohor per kedo ish-funksionar i larte.

Ne kushtet kur PD e mohon haptazi e me kurajo rolin e vet dhe del kundra diferencimit kohor si dhe per sa kohe s’ka prove per te kunderten, shtrohet pyetja se nga ka dale a si eshte ngjizur nje propozim i ketille?

Vete neni 25, me permbajtjen qe ka, ngre shume pikepyetje profesionale. Pse ish-Presidenti, ish-Kryeministri, ish- Kryetari i Kuvendit duhet te jene perjete subjekte te dy strukturave te posacme, ministrat deri tre vite pas largimit (pse jo me pak? pse jo me shume?) ndersa funksionare te tjere te larte, edhe me te larte ne hiearki se ministrat, edhe me te pakte ne numer, edhe me frekuence me te ulet nderrimi, sapo largohen nga funksioni nuk duhet te jene subjekte te dy strukturave te posacme?

Nese ekspertet kane vepruar ne koke te tyre por ne mirebesim pikepyetjet e shumta profesionale rrezojne ekspertizen e dy eksperteve, pra ekspertet jane te dobet. Kjo eshte nje hipoteze e dobet. Por mundet qe ekspertet te kene vepruar me ndikim a sugjerim majtas. Kjo eshte nje hipoteze e forte.

Secila nga dy hipotezat, vecanerisht e dyta, perforcohen nese konsiderojme rolin e dy eksperteve ne pergatitjen e dy drafteve te para te reformes te cilat u masakruan nga komisioni i Venecias.

Hipoteza e dyte behet edhe me e forte nese konsiderojme se cfare thuhet ne shenimin sqarues te dy eksperteve per draftin e trete. Nga ky shenim del se, meqe neni 25 nuk lidhet as me shqetesimet e ngritura nga Opozita (ketyre shqetesimeve dy ekspertet e huaj iu jane pergjigjur me propozime alternative te shkruara me germa blu) as me ndonje rekomandim te Komisionit te Venecias,  atehere mbetet qe ky nen (tekst i shkruar me germa te kuqe) te jete bazuar ne vendimet politike te marra ne Komisionin parlamentar te Posatcem per Reformen ne Drejtesi, vendim qe, nese eshte marre, do jete marre ne mungese te Opozites e cila ne fakt, ka munguar shpesh, perfshire keto ditet e fundit per shkak te perjashtimit 10 ditor te Sali Berishes nga Kuvendi.

Hipoteza e trete, qe ky nen te jete produkt i ambasadorit amerikan, pa e perjashtuar, duket me e dobeta mes te trejave.

Mbi keto fakte dhe aresyetime jo vetem qe PD nuk ka gisht por qe, me shume gjasa, majtas kane gisht ne komplot. Por, meqe komploti deshtoi, i zene ngushte, Kryerilindesi, pas mesnates se te djeles, pas dy diteve geluese me komenteve e debateve ne medie klasike e sociale, fajesoi dy ekspertet e huaj dhe shefat e tyre. “Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem” shkroi ne FB Kryerilindesi duke nxjerre off-side edhe te gjithe mediet majtas dhe komentuesit e zellshem se neni ne fjale ishte komplot i Lulzim Bashes.

Gjithsesi, nga ngjarja dalin tre perfundime:

Se pari, cilido qe s’ka gisht ne komplot dhe tha se e miraton draftin symbyllur le te nxjerre mesim se s’jepet miratim pa lexuar; as edhe per nje deklarim te thjeshte e jo me per nje ndryshim te gjere e te thelle te Kushtetutes.

Se dyti, cilido qe tha se e miraton draftin e dy eksperteve pa e lexuar nuk perjashtohet vec per kete fakt nga pasja gisht ne komplot, perkundrazi, kjo do te ishte sjellja me e gjetur e komplotistit i cili e di s’e c’ka drafti, thote se nuk e di por e miraton ate gjoja pa e lexuar.

Se treti, PD, me leximin e thelle qe i beri draftit, qendrimin e detajuar e te qarte qe shpalli, tregoi, per te disaten here, se c’do te thote seriozitet kushtetues”, shkruan Artan Hoxha.

May 9, 2016 10:06
Komento

3 Komente

  1. shpatar May 9, 11:03

    Iku koha e gormarve zoti Artan.Shpresa per ndryshim na beri qe ti degjojme e besojme gomarlletet e analistve.Tani nuk ju shkon me lekura .Shkruani cfare te doni veten do te turperoni .

    Reply to this comment
  2. Potigu May 9, 11:09

    Ne se eshte prpozimi i PS do te duket sot.Po te jet i PS atehere PD do ta votoje sot.Po nuk e votoje PD ku do vesh Ti more Z.”PRESIDENT”?

    Reply to this comment
  3. Tom May 10, 07:58

    Zoti President per nje qime, nuk na the vallah as edhe nje fjale dy gjera: 1. Pse nuk e denoncoi ne kohe PD? Dhe 2. Pse ta beje PS nje komplot te tille?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*