Në hetimet mbi Facebook, edhe protesta e Tiranës për armët kimike?

March 28, 2018 16:55

Në hetimet mbi Facebook, edhe protesta e Tiranës për armët kimike?

Hetimet që po zhvillohen në SHBA në lidhje me përdorimin e të dhënave private të rrjeteve sociale për propagandë dhe fake news, mësohet se kanë nxjerrë edhe elementë interesantë që kanë lidhje me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për një hetim mbi ndikimin e spiunazhit kibernetik në Evropë dhe në veçanti në Ballkan.

Vendi ynë ka qenë terren i eksperimentimit 4 vjet më parë të asaj që po komentohet shumë kohët e fundit: pra përdorimi i të dhënave private në rrjetet sociale për të shplarë trurin e publikut.

Para 4 vjetësh në Shqipëri, brenda 2 javëve u ngrit një furtunë e fuqishme virale që çoi në protestat e famshme për armët kimike të Asadit.

Në atë kohë SHBA-ja i kërkoi Shqipërisë që në territorin e saj trupat e specializuara të SHBA-së të shkatërrojnë armët kimike të regjimit sirian. SHBA dhe Rusia nuk ishin kaq armiqësore sa tani në Siri, madje Moska ishte për një  marrëveshje të palëve.

Madje në negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës, të dyja palët ranë dakord që armët kimike që kishte përdorur Asadi mbi civilët të shkatërroheshin si pjesë e procesit të paqes, që në fakt nuk u arrit kurrë.

Por ç’ndodhi? Në mënyrë të papritur në Shqipëri u prodhua një lëvizje e fuqishme që kundërshtoi me forcë shkatërrimin e armëve kimike siriane në vend. Protestat arritën kulmin ku për herë të parë në 20 vjet u zhvillua një e tillë përpara ambasadës amerikane në Shqipëri.

Në rrjetet sociale u arrit që në pak ditë të bombardohet opinioni me lajme se shkatërrimi i armëve kimike jo vetëm që ishte i rrezikshëm, por mund të sjellë katastrofa mjedisore të përmasave apokaliptike. Në ato ditë, në rrjetet sociale, kryesisht Facebook pati një bombardim të shfaqjeve nëpër wall-et e llogarive shqiptare të kundërshtimeve dhe lajmeve që emetoheshin nga burime të dyshimta.

Kjo solli një efekt vërtetë shpërthyes me një lëvizje të zhurmshme para kryeministrisë, vendi ku shoqatat mjedisore arritën të bindin Edi Ramës t’i thotë “Jo” propozimit amerikan për të shkatërruar armët kimike siriane.

“Bombardimi artificial” i opinionit publik nëpërmjet përpunimit të të dhënave personale në Facebook-ut sot është një dikuri nën hetim

Një kompani e njohur, Cambridge Analitica ka përdorur të dhënat e 50 milionë njerëzve në Facebook që të shpërndante Fake News në lidhje me zgjedhjet amerikane për President.

Kreu i Facebook, Mark Zuckenberg ka pranuar faktin. Ai do të raportojë në Kongresin Amerikan për këtë çështje, ku sipas portalit tesheshi.com ka shumë gjasa të përmendet edhe Shqipëria.

s.a/dita

 

March 28, 2018 16:55
Komento

4 Komente

  1. Claus March 28, 18:04

    Po, tani e paska fajin Facebook!
    Natyrisht qe jo. Kur njerezit i japin me plot deshire te dhenat e tyre duke futur foto nga USA, nga Manhatten, nga Parisi, nga Roma dhe fundi i botes, me baben me birin me motren me shoqen me dhendurin dhe me dhendurken, per te mos zene ne goje „sensualitetin“ e b… dhe kofsheve te femrave seksi, e paska patur fajin Zuckerberg!
    Po mire, nuk mendonte njeri qe tere keto te dhena kalonin neper agjencite e sherbimeve te fshehta perfshi ketu dhe ato amerikane?
    Une per kete qellim kam vite qe kam dale nga Facebook-u, nuk jam gjekundi se nuk kam ndermend ta filloj mengjesin me brockullat e Rames nga Twitter per bukurite e natyres shqiptare dhe pastrimin e plehrave ne Durres a ne Rrumanat. Me mjafton shtypi objektiv ku droga dhe kokaina e Rames me perplaset ne fytyre cdo mengjes (jo ai shqiptar).
    Po perse nuk futin keta ne kete canak dhe Twitter dhe Instagram a nuk jane dhe keta te njejte?
    Po te tjera dhe te tjera qe me ftojne cdo dite te behem „friend“ perse nuk i sulmojne?
    Po sa mire e perdoren ne ato „revolucionet me ngjyra“ neper Siri, Libi, Egjipt, Ukraine Facebook-un Sorosi dhe agjencite e zbulimit, po tani qe nuk po i manipulojne me njerezit me lajmet bajate dhe plot genjeshtra ne mediat televizive dhe printive me ariun rus, me Kremlin dhe me Putin, tani na paska dale shites te dhenash Zuckerberg!
    Edhe ketu keta manipulojne.
    Te dhenat i kane dhene vete njerezit me plot deshire. Cfare kane blere dhe ku kane gjezdisur, po keshtu eshte kur e peson ne zgedhjet politike dhe establishmentit politik po i rreshket toka nen kembe.
    Dhe ja, fajtor eshte Facebook-u dhe rrjetet sociale.
    Po „Dita“ a ka shitur ndonje opinion nga komentet tona?
    Ju lutem mos thoni „Jo“, ju opinionberesit e vellezerve Dabulla.

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 28, 20:34

    Po c’jane keto turpe o gazeta DITA?

    PO PSE FACEBOOK-U ADOLESHENT E NGRITI POPULLIN KUNDER LHL-VE SOVJETIKE TE ASADIT QE JOHN KERRY DONTE T’I SHISTE SI “KARAMELE BAMIRESIE” NE SHQYPNI KUR KETO ARME TE LLAHTARSHME KIMIKE I KISHTE REFUZUAR GJITHE BOTA?

    Po vfare jane keto lajme turpi dhe rezili qe publikoni o gazeta DITA sikur te mos jetoni ju dhe familjet tuaja ne Shqypni?

    Po a e pate se cfare bene Armet Kimike te Putinit ne Britanine e Madhe ne sasi minimale, disa gram te hedhur ne ambient ku u infektuan me shume se 40 vete per disa sekonda o gazeta DITA?

    Po shkoni ne Rusi o gazeta DITA dhe beni nje reportazh per mbetjet e LHL-ve sovjetike ne krahinen e Saratovit ku masakra ekologjike eshte ashiqare ne nje teritor disa here me te madh se Shqypnia e vogel dhe pastaj publikoni keto lajme budallai dhe amorale duke akuzuar Facebook-un si ARMIK te Popullit dhe shqyptaret e ndershem qe i dolen ne mbrojtje Vatanit pa i thirrur kush, as Saliu qe heshti ne fillim si SKUTH dhe as Facebook-u ARMIK, por i nxorri ne rruge morali qytetar, te cilin mesa duket nuk e njohin as pushtetaret mafioze dhe as media jone amatore kombetare,

    sepse:

    Ja po pranojme llogjiken ne shkrimin tuaj amoral per LHL-te e Asadit,

    Por po te ishte keshtu:

    PO TE MOS KISHIN SHQYPTARET FACEBOOK-UN SOT SHQYPNIA DO TE ISHTE NJE VARREZE TOKSIKE E DALLKAUKUT JOHN KERRY DHE E MASHTRUESIT OBAMA ME MIRATIMIN E KARAGJOZIT TONE EDI RAMA

    Besoj ta publikoni kete replike totalisht etike me pozite te qarte civile per shkrimin absurd dhe amoral qe publikohen nen siglen e gazetes DITA.

    Reply to this comment
  3. e kemi thene dhe ster-thene March 28, 23:30

    iluminati- konspiracioni hebraik per drejtimin e planetit

    Reply to this comment
  4. rudi March 29, 06:15

    ja si komentojne mostrat saleshjane kane borxh te fajsojne dhe zotin per interesa meskine kur qofte dhe nje politikan i nonje shteti te fuqishem leshon vetem nje fjale te mire per keta qofte dhe pa dashur ec e degjoi kur thone 500te keqia per keta e quajne te koruptuar dhe se marin pare nga Rama keshtu bene me z.lu te njejten me z.vlautin ajo paku me nuk po duket aktive keto kohet e fundit?!Mos esht me grip mor amani!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim