ZBULIMI / USB-të e Salianjit rezultojnë të mbushura me përgjime që nga gjimnazi

October 10, 2018 22:07

ZBULIMI / USB-të e Salianjit rezultojnë të mbushura me përgjime që nga gjimnazi

 

Pasi u detyruan t’i pastrojnë gjithë siklet nga jargët e pashmangshme usb-të e sekuestruara të Kërmill Salianjit në selinë e Partisë Demokratike, prokurorët e Krimeve të Rënda mësohet se janë shastisur ditën e djeshme nga materialet që kanë gjetur në to.

Bëhet fjalë për qindra përgjime e video të regjistruara në vite nga autori, të cilët mesa duket datojnë që nga shkolla e mesme e bashkuar e fshatit Zdrukth i Vogël në komunën Zgjyrë, vijojnë në shkollën e lartë të bashkuar në Tiranë dhe përfundojnë me mbledhjet e PD-së, kafetë e darkat me kolegë e kolege dhe gjithfarë aktivitetesh zyrtare e jozyrtare.

“Duket se subjekti kërmillor e ka patur qëllim jete regjistrimin ose filmimin, ose të dyja bashkë,” pohojnë të befasuar burime të lehta nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mes materialeve figurojnë takime të babait të Kërmillit, kryetar kooperative, duke urdhëruar mësuesit për nota maksimale të evlatit, filmime të tij në kafe me kryeeruditin nga Tirana, Henrik Skilja, për t’ja marrë Kërmillin në kryeqytet e për ta bërë njeri,pastaj për ta futur pak në politikë etj.

“Dëgjohet qartë në përgjim, premtimi i Skiles se Kërmilli do të ecë përpara,” thonë burimet.

Një nga përgjimet më interesante është një serial bisedash të Kërmill Salianjit, tashmë deputet, me një kolege të ngrohtë dhe miqësore në parti.

Kjo e fundit, mesa duket e bindur nga shkenca mjekësore se jargët e kërmillit janë të shëndetshme për lëkurën, për bajagi kohë rrinte pranë e pranë me krijesën në fjalë, i cili nga ana e vet kishte dëgjuar se shoqërimi me durrsake të mbush me jod.

Në vijim janë zbardhur përgjime të pavullnetshme, ku Kërmill Salianji bën prova me zë i mbyllur në dhomë, sesi i përvishet Sali Berishës në një mbledhje dhe e përzë nga partia, si e urdhëron Lulrrafsha Mosuvrafshën të sillet mirë se përndryshe do shkojë nënkryetar në partinë e Merkelit në Gjermani etj etj.

Një tjetër regjistrim interesant është episodi i blerjes së peshkut për një shfaqje parlamentare.

“Sa e ke këtë peshkun more zotëri,” pyet Kërmilli dyqanxhiun.

“30 mijë lekë, rrusho. Të vjetra,” ia kthen shitësi.

“Ta blej unë 50 mijë usta,” thotë Kërmilli, “vetëm më bëj një faturë për 350 euro. Se më duhet t’ja çoj partisë. Mirë?”

Shënim / Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-jargavec 

October 10, 2018 22:07
Komento

7 Komente

  1. Adrian Thana October 11, 00:52

    Qenkeni katandisur keq. Titullin e rubrikes mire e keni gjetur: gojet e liga. Por me mire ta quani gojet e permutura sepse me kaq banalitete sa shkruani nuk mund te mos quheni gojepermutur. Ndoshta kete rubriken e perdorni si katarsis per shpirtin e helmuar nga vreri dhe urrejtja per ata qe nuk hane ne nje sahan me ju. Sipas shume kerkimeve shkencore sharja eshte nje lloj pastrimi ne raster kur jeni tere nerva. Duket qe po ju rreshqet toka nden kembe ndaj edhe e keni ulur steken ne shkrime te tilla.

    Reply to this comment
    • Boku October 11, 10:38

      O thanak, te qenka dhimbs salisahanji, apo e ke kusheri. Apo mos je vete ore? Qenke fans I politikaneve vemje qe vijne nga hici, skane asnje merite, vihen ne sherbim te gjithckaje si morra qe jane, dhe pastaj na u ankokan per pasojat. Ku e pe sharjen ti? Me qen kermill eshte gjendje natyrale e salihanjit

      Reply to this comment
  2. daniel October 11, 06:30

    Ne boten perendimore per pergjim te pa autorizuar denohesh me ligj. Shqiperia eshte shume larg ne ligje dhe zbatimin e ligjit ndaj mos tentoi te hyj ne Europe.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 12, 14:01

    Gojet e Liga per ekspertin e KURTHEVE dhe LAQEVE Salianji, per Edvin Kaqolin dhe Bamiresin e tij, George Sorra:

    Gojet e Liga thone shume me teper per dinakun Salianji, ekspert famoz i KURTHEVE dhe LAQEVE per Kafshet e Pyllit te Rilindjes:

    KU CUN PREJ KORCE KISHTE ARRITUR DERI ATJE SA T’I VINTE PERGJUES EDVIN KAQOLIT QE TA REGJISTRONTE SI MAFIOZI GEORGE SORRA E URDHEROI PER TE FYER ME SHPIFJE ENVERISTE NGA CNN PRESIDENTIN AMERIKAN DONALD TRUMP

    Prisni se s’keni pare akoma gje se “gojet e liga” do te shfaqin se shpejti nje “BABALE” te re nderkombetare me pjesmarrjen e Edvinit dhe bamiresit te tij, George Sorra qe ku u shkel kemba nuk mbin bari.

    Reply to this comment
    • Ivan i madh October 14, 12:47

      O idiot intelektu-ale nuk eshte korcar ky alabaku kermilli salajna po nje fshatar gore i ardhura ne Tirane si gjithe ju shpellaret qe me lirimin e tregun u leshuar si gjithe bagetia. Që te jene korcaret kaq injorante sa ky miku jot kete se beson kush jo korcaret po as dhe nje njeri i humbur. Nuk nxjer Korca moramane te tille nga cdo ngjyre se ka shekuj që i ka hedhur ne Dunavec aty ku ne kohen e monizmit hidheshin plerat e qytetit. Prandaj jo kermille po krimba gjirizi si ky miku jot se ndotin e njollosin Korcen e korcaret e qyteteruar e te civilizuar e jo alabake e llapaqen si sal-ajna e ti mor intelektu-ale. Që na je ngjitur si muti pas këpucës ne cdo artikull te kesaj gazete.

      Reply to this comment
  4. alphade October 12, 16:51

    Salianusi i ka qejf shume “peshqit” ….! Kaq e thjeshte dhe e kuptueshme per secilin eshte kjo “sentence”.. ,!!

    Reply to this comment
  5. Loni October 15, 16:36

    Shume provincial ne humor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*