Zbulohen 550 mijë paketa cigare kontrabandë, arrestohen 3 shtetas

February 24, 2016 09:25

Zbulohen 550 mijë paketa cigare kontrabandë, arrestohen 3 shtetas

3 shtetas kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në Doganën e Durrësit në të cilën u zbuluan një sasi prej 550 mijë pakëta cigare kontrabandë, të Markës Merhaba.

Sektori i Antikontrabandës dhe Hetimit ka arrestuar shtetasin me iniciale I.A,  i lindur në Tetovë dhe banues në Tiranë, shtetasen Gj.S e lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni dhe shtetasin I.D., i lindur dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre është bërë në flagrancë në Portin e Durrësit kur me anë të automjetit automjetin me targë AA679KU, i cili vinte nga Mali i Zi dhe kalonte transit nëpërmjet Shqipërisë për në Itali të trasnaportonin një sasi prej 550 mijë paketa cigare.

Nga informacionet e deritanishme mendohet se destinacioni final ishte Sllovakia. Vlera e këtij malli kontrabandë arrin në vlerën e 154 milionë lekëve. Të arrestuarit do të gjykohen për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

10 12 11

February 24, 2016 09:25
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*