Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë

January 18, 2018 19:23

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë

Kreu i PD –së Lulzim Basha çdo ditë tenton të trashë zërin duke lëshuar akuza se shteti është hapur nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale dhe për pasojë edhe ekonomia ka falimentuar.

Madje së fundmi ai ka dalë dhe me shifra, ku sipas tij 247 biznese janë mbyllur vetëm javën e parë të janarit.

“13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi” ka deklaruar Basha.

Por, Bashën ekonomia në Shqipëri ka marrë tatëpjetën por jo për kunatin e tij. Kompanitë e kunatit, Erion Isufit vijojnë të ushtrojnë aktivitet të plotë biznesi por edhe të shtohen në numër, më e reja është hapur në 12 janar të vitit 2018.

A e ka pasur parasysh kunatin, Basha, ku ka folur për falimentimin e bizneseve?

CNA (CityNeës Albania), ka siguruar  ekstratet e kompanive të kunatit të Bashës pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Erion Isufi rezulton që ka gjashtë biznese, pesë prej të cilave  rezultojnë aktive më e reja ka filluar aktivitet në janar 2018.

Kunati, jo vetëm që nuk i ka mbyllur bizneset, por nga viti në vit i ka shtuar.  Erion Isufi e ka nisur me hapjen e një biznesi në vitin 2005,  dhe rreth një vit më vonë, në vitin 2006, sëbashku me një biznesmen tjetër ka regjistruar një biznes të ri, nga i cili është tërhequr më vonë në mënyrë të njëanshme.

Pas tre vitesh, në vitin 2009, Erion Isufi ka  themeluar një tjetër kompani, për të vijuar më tej në vitin 2012 me biznes të ri.

Në vitin 2016 kunati e ka shtuar asetin e kompanive te tij, dhe ndërkohë që Basha del e vajton mbylljen e biznesve, Erion Isufi ka themeluar një biznes të ri që rezulton i regjistruar në QKB, pak ditë më parë, konkretishte me datë 12.01 2018.

Situata është e tillë ose gënjen Luli ose kunati i ka shtuar bizneset nga marrëveshja Lulit me Ramën.

Bizneset e kunatit

Me datë 25.10.2005 ka regjistruar kompaninë “SRF Developments”,  me numër identifikimi  K52301012K e cila vijon të jetë aktive.

Në vitin 2006  dhe konkretisht me datë 6.10.2006, Erion Isufi, ka regjistruar një tjetër biznes dhe konkretisht “ Reno Albania”, sëbashku me një ortak tjetër. Por më vonë ai është tërhequr nga ortakëria, duke pezulluar kështu aktivitetin njëanshëm.

Me datë 7.02.2009, po në emër të Erion Isufit, është regjistruar kompania “Premium Print”, me numër identifikimi K92407011Q, e cila vijon të funksionojë. Kjo kompani shërben  për botime gazetash, revistash, reklama etj.

Edhe kompania “ Landmark Communications” me administrator Erion Isufin  e regjistruar në QKB me datë 10.01.2012, rezulton të jetë aktive. Kompania në fjalë ofron shërbimesh reklamash etj.

Një tjetër kompani e Erion Isufit, që rezulton të jetë aktive, është “Blacksheep”, e regjistruar në QKB me datë 10.05.2016. Edhe kjo kompani ofron shërbime reklamash etj.

Me datë 12.01 2018, Erion Isufaj ka regjistruar pranë QKB –së, kompaninë “AsWeGrow”, e cila ofron shërbime marketingu.(Citynews)

January 18, 2018 19:23
Komento

6 Komente

  1. Socialisti i Ndershem January 18, 20:26

    Po c’lidhje kane bisneset e kunatit me mbylljen e bisneseve te tjera? Kjo tregon vetem qe kunati eshte i zoti ne punen qe ben, pasi eshte e sigurte qe nuk ka mbeshtetjen e pushtetit dhe as ndihmohet nga tenderat apo ato PPP e qeverise.
    Per nder me kete lajm e keni menderosur.

    Reply to this comment
  2. Patriot January 18, 22:34

    O socialist i pandershem,po ku i gjeti kunati i shokut xhemal aqe leke qe ka hapur biznese njeripastjetrit,kur ky kishte ne pronesi vetem morra si i biri I nje kapterri ne ushtri,apo nga te pa breke qe e la dita miljonere e beri nata si kushuri i VEFA-a dhe kunat i bashavicerve.Mjaft me,a doni me per shokun kunat se nje fshat qe duket nuku don kallauzer;thote populli.Duan apo nuke duan pjellat dhe mostrat e diktatures komuniste e nazifashiste Drejtesia do te behet,se e ka kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE.

    Reply to this comment
  3. Adih January 18, 23:16

    Pastrim parash , dhe vetem pastrim parash .

    Reply to this comment
  4. salah January 19, 01:12

    Erion Isufi, Ish-Adminstrator: Firm Damir Fazlic, Spitale, Porto Romana

    Reply to this comment
  5. Goni January 19, 15:45

    BIZNESET I KA AJO KURVA E BASHES NE EMER TE ERJONIT ,NDERSA BASHA VET ESHTE KOKRRA E BYTHQIRIT KA TE TERA TE ZEZAT

    Reply to this comment
  6. Toger Lukashi January 19, 17:31

    Bizneset fillojne ne 2005, ne vitin e pare te LB si minister.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*