Zbulohen detaje, çfarë deklaruan kandidatët për SPAK para KLP-së

July 11, 2019 13:40

Zbulohen detaje, çfarë deklaruan kandidatët për SPAK para KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot po interviston kandidatët e radhës që kërkojnë të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Enkeleda Xhengo, Klodian Braho dhe Manjola Kajana janë pesë kandidatët që do të intervistohen sot.

I pari që është përballur me KLP-në ka qenë prokurori Klodian Braho. Ai ka hetuar funksionarë të lartë shtetërorë si prokuror në Gjykatën e Apelit, ashtu edhe në Gjykatën e Lartë.

A ka pasur paragjykime për ju ashtu siç ka për sistemin e Prokurorisë?” Ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Brahos nga anëtarët e KLP-së.

“Ka pasur raste është përgjigjur prokurori, por rezultatet e punës time kanë qenë përgjigjja më e mirë ndaj këtyre sulmeve”, tha  ai.

Ai ka hetuar disa dosje, nga trafikimi i disa veprave të artit në Berat, rasti i kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, por edhe shumë cështje të tjera. I pyetur nëse ka pasur presion apo kërcënime ai është shprehur se “Nuk kam pasur kërcënim me jetë, por presione nga njerëzit e hetuar rreth paraqitjes së çështjeve në gjykatë”.

Më pas ka qenë radha e prokurorit Ened Nakuçi. Pas prezantimit të dosjeve që ka hetuar ku përfshihen operacioni ‘Sunrise’, arrestimi i Fatos Selmanit, çështja e Klemend Balilit dhe çështja që njihet si ‘Hakmarrja për Drejtësi’.  Ai është pyetur për kërcënimet e vazhdueshme nga grupet kriminale që ka hetuar.

Në seancat me dyer të mbyllura, përveç anëtarëve të KLP-së, pyetje bëjnë edhe dy vëzhgueset e huaja të Euralius dhe Opdat.

e.t./dita

July 11, 2019 13:40
Komento

2 Komente

  1. Aladini me eskorte July 11, 13:54

    Mua keto me duken pyetje idiote.

    Nuk di cfare pergatitje kane keta te KLP por nese jane po aq medioker sa disa gjykates qe shkarkojne apo intervistonjne, atehere vaj vatani, mjere mileti

    Reply to this comment
  2. Bobo July 11, 17:28

    Ky legen qe ka hapur dosje me porosi te politikaneve kriminele apo banditeve shteterore e jo shteterore, dosje per presion, per hakmarrje politike, nuk eshte e mundur te vazhdoje te jete prokuror. Ky letyre , mashe e leve e polibanditeve nuk do e kete te gjate se viltimat e tij te pafajshme therrasin per drejtesi. Fare e ndyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?