Deputeti Eduard Selami, biznese dhe prona në SHBA

September 24, 2016 18:27

Deputeti Eduard Selami, biznese dhe prona në SHBA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami i rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh emigrimi në SHBA, është pronar me 50% i dy bizneseve në Amerikë.

Pavarësisht aktivitetit të tij politik në Shqipëri, Selami nuk është shkëputur nga dy aktivitetet private që zotëron në SHBA.

Bëhet fjalë për kompaninë “Librazhd L.L.C” në Framingham, Massachusetts si edhe për kompaninë “Alba Taxi L.L.C” në Virginia Beach.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data”, që i referohen deklaratës së të ardhurave të bërë nga vetë deputeti demokrat, rezulton se Selami nga të dyja këto kompani ka fituar vitin e kaluar 56 mijë dollarë.

Ndërkohë “News 24” ka mundur të sigurojë edhe ekstraktet e regjistrimit të këtyre kompanive private në SHBA. Konkretisht firma “Librazhd L.L.C” ka për menaxher kryesor Rudolf Selamin.

Ndërsa kompania tjetër “Alba Taxi LLC” ku është aksioner deputeti i PD-së mësohet se përveç shërbimit taksi ofron edhe makina me qira. Në të dyja firmat, Selami është aksioner 50%.

Përveç tyre, deputeti demokrat ka edhe pasuri të paluajtshme në SHBA,  shtëpi banimi me vlerë 252 mijë dollarë në Virginia Beach, të blerë në vitin 2005, siç sqaron ai, me kredi.

Po në Virginia Beach ai ka në pronësi edhe një tjetër shtëpi me vlerë 156 mijë USD, të blerë po me kredi sipas deklarimit.

 

11 9 10

September 24, 2016 18:27
Komento

14 Komente

  1. Zgalem September 24, 18:42

    Nuk kam pare ne keto vite nje transparence si kjo ,qe na jep z. Eduart Selmani . Gjithcka eshte fituar me djerse dhe sakrifica emigratore . E . Selmani eshte politikani , qe meriton te drejtoi Shqiperine . Per kete s’kam asnje dyshim . Ka perballuar emigracionin me shume sacrifice . I. Foto

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 24, 19:59

      Peralla

      Ky i beri ky gjith keto para duke punuar si shites gomash makine ne Amerike ?

      Ky sic duket ka bere para me korupsion ne Shqiperi dhe pastaj ja ka dhene njeriut te tij ne Amerike Per te bere biznes

      Reply to this comment
    • ShkoDrani September 24, 21:24

      Seriozisht e ke, apo je maje thanës si e ëma Zeqos?
      Ne Amerike, Selami ka qëne nje langaraq i perulur e i pazoti qe ende perqeshet me rromuze nga shqiptaro-Amerikanet si taksist, pasi i tille ka qene. ne New York, ate pasuri qe ka Selmani (sic) e krijon nje emigrant shofer taksie pakistanez o indian brenda nje viti.
      Bir Selam i nenes…

      Reply to this comment
  2. Haaaaa September 24, 19:02

    Gjynah i shkreti,si e menaxhon tere ate pasuri te madhe!
    As Obama nuk besoj se ka aq pasuri!
    Me djersen e sumes i ka bere te gjithe keto pare i shkreti Selami i nenes!

    Reply to this comment
  3. landi September 24, 19:22

    Mbaje veten, Zgalem! Ai nuk mbajti dot gruan e tij e ti dashke te drejtoje Shqiperine. A e di ti, Zgalem, se ai, me perkrahjen e nje personaliteti te larte amerikane mbaroi studimet per marredhenie nderkombetare dhe…pastaj punoi si shites makinash? E pra, permbahu kur thua qe ai meriton te drejtoje Shqiperine. E ke pare ne Parlament se si ngroh karriken?
    Sa per pasurite e vena ne Amerike, padyshim jane te ndershme. Atje nuk behet shaka!

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani September 24, 21:17

    Ne Amerike, per ne qe jetojme ketu, ai konsiderohet realisht i varfer, ose aty afer. Prandaj ai ka ardhur ne Shqiperi. Ai nuk ka kerçik me teper se kaq. Pervec kesaj ai duhet te mbeshtese familjen nga martesa e pare. I shkreti!

    Reply to this comment
  5. fteri September 24, 22:17

    ……….Pasuri djerse !?.. ,po për çfar djerse flet ky karagjozi ?, bëni llogaritë vetë kush ka dy klasë shkollë !? Dhe llogaria delë vetë , para vjedhje të pasurisë së shqiptarve duke shfrytëzuar postin e funksionet mafioze të deputetit dhe ishë liderit të P.D-së !
    …..Hyri në politikë në partinë e shkatrrimit ,të vjedhjes ,të vrasjes, të djegjes me themel të shtetit shqipëtar në PD-në ,në v,1990 dhe tani është miljonerë !!!.
    …….Kur 80% të popullit të tijë vuan në varfëri të plotë për bukën e gojës në mjerim.
    …….Kur gjysma e popullësisë shqiptare e detyruar nga kjo klasë politike ultra reaksionare ,hajdute dhe e degjeneruar u ” zbua “nga atdheu mori rrugët e emigracionit të vështirë të mërgimit ,jashtë atëdheut për copën e bukës.
    …..Kurse deputeti E.Selami si shumë deputet të tjerë të kërbulur në para vjedhje e mashtrimesh ,dje ish ishin të varfër “pa brekë ” në bythë !!,sot miloner me vila ,makina dhe dashtënore e gra me radhë , që po bredhin në pasuri lukës prrallorë nga grumbullimi i parave të pista me thasë të vjedhura dhe për shkak të shfrytëzimit detyrës .
    ……Të thuash se këto janë para djerse ,kjo është hipokrizi çnjerzore.!!!

    Reply to this comment
  6. Mira September 24, 23:08

    Spiuni i Amerikes erdhi te mari PD

    Reply to this comment
  7. Dini September 25, 02:09

    Haaaaaaa
    Te flasesh per Ed Selamin milioner eshte vertet e trishte.
    Eshte i thjeshte fare verifikimi duke pyetur ish gruan e tij,Zonjen Pegi Vreto,beni kontrollin ne brendesi te
    dokumentave te perdorura per divorcin e tyre,qe ngaterovi te ashquajturit vellezer.Keshtu verifikoni fytyren e tij te vertete makute, pa karakter,sa edhe kur i bejne nder vellezerit ai nuk e ka per gje mohimin.
    Ne New York ka pesuar nje aksident te rende dhe inshurenca e kamionit i ka dhene goxha para si fillim.
    Eshte fare pa vlera ,edhe kjo do ti mbetej eksiq P.D

    Reply to this comment
  8. rip albania September 25, 02:12

    Keto shifra qe jepen te pasuria e tij nuk kane ndonje vlere as per mire as per keq…jane thjesht nje rutine.

    Ajo qe eshte e padurueshme deri bizarre eshte metamorfoza e ketij njeriu pa bosht ..pa skelet qe salibisha e shtypi si morr disa here dhe perseri ky i shkoi ne preher si shume ndyresira para tij.


    Duket me sy te lire se ka ngrene nje luge corbe te prishur nga lobi berishain-antishqiptar i amerikes dhe eshte kthyer me mision te dyshimte.

    Fakti qe kjo Bjondjaguridhe qe ka ne krah ishte regjizore ne kapjen mat te shukri breke-grisurit dhe egzaltimi i donald lul bashes per “kapjen” e nje PS-isti nuk ka kaluar pa lene gjurme.

    Po le te njehiheni me sindromen “ed selami” qe besoj se eshte aryseja kryesore pse ai vend eshte shperfyteruar duke u bere WC ambasadoresh ,plantacjon droge dhe kazan plehrash te europes dhe botes

    -Ed Harram Selami eshte ai qe e rrahu Berisha ne 94-ten!!
    .
    -eshte ai qe pasi e rrahu e perzuri dhe nga Shqiperia!!
    .
    – eshte ai qe pasi e perzuri nga Shqiperia, ky nga frika nga amerika nuk shkeli per 10 vite te tera ne kete vend!!
    .
    – eshte ai qe pas 10 vitesh erdhi tre here, shau Berishen dhe ikte prape!!
    .
    – kthehet ne Shqiperi pas nje jete te veshtire dhe te dhimshme per te ne SHBA.
    .
    Ne amerike ate e ka ndare gruaja, ka humbur punen qe kishte ( shiste makina ne Virgjinia) dhe ka jetuar tek I vellai ne Boston.
    .
    – I terhequr dhe krejt i panjohur per komuntetin shqiptaro-amerikan ( vec nje pronari te nje pike shitje makinash ne New York qe e kishte mik te ngushte te gruas, ai nuk arriti te beje asnje shkolle ne Amerike,

    asnje kualifikim dhe nuk avancoi ne asgje vecse humbi edhe familjen ( gruan qe e mori nga sfilada e miss Albania, kur ishte administrator i selise se PD-se, se kryetar nuk ka qene kurre as ai e as Tritan Shehu).
    .

    -Pas 18 vitesh kurbeti, ai kthehet i varfer, pa familje, pa kualifikime, pa asgje.
    .
    – per hir te se vertetes ka nje master ( kandidat shkencash) ne shqiperi te mbrojtur ne Universitetin Enver Hoxha te Tiranes me teme: Mendimi estetik i shokut Enver ne fushen e letersise dhe arteve. Pra ne 1990 mbrojti temen per enverin pas nje viti u be ushtar i elezbiberit….shame..shame..shame

    Reply to this comment
  9. rigoni September 25, 06:30

    Eduarg Selami = nje fende e ftohte.

    Reply to this comment
  10. kris 1 September 25, 12:34

    jane paret e shqiperise. qe pastrohen ne Amerike.Edhe senator te ishte ne amerike me kaq pak vite dhe me nje familje te dermuar nuk i ben dot dy biznese.
    Jane paret e armeve te shitura kontrabande.Amerika nuk eshte Ha-merr- ike por nje vend qe emigrantit i duhet te punoje gjate per te arritur nivelin e qytetarit amerikan i cili e ka vene pasurine me breza.
    Bir Selam i nenes ku i ke vjedhur paret?
    Prokuroria duhet te hetoje nga cila banke jane transferuar e pastruar paret ne Hameriken e Selamit.

    Reply to this comment
  11. Demokracia eshte skeme piramidale September 25, 14:25

    Lereni te shkretin se ka vuajtur 20 e ca vite ne ferrin e emigracionit. Lereni ta gezoje jeten dhe ky. Edhe nese nuk i ka vene me djerse nuk eshte as i pari as i fundit. Nuk fitohet paraja me ndershmeri apo ne emigracion. Ne mes llumit shqiptar selami eshte qelibar.
    Me vjen mire qe ja mbathe nga emigracioni i rreme vella. Te kam zili per mire. Te prifte e mbara.

    Reply to this comment
  12. ELIOT June 23, 11:31

    po RAMA SE DOLLARE I COI VELLAIT ….. MILIONA ..PO BERISHA BASHA SA MILIONA NXORREN NGA VENDI …. TE GJITHE DEPUTETET RRRJEPIN POPULLIN DHE I COJNE JASHTE DOLLARET E SHQIPTAREVE …. BIZNESE HA HA HA KORRUPSION … PRANDAJ EDHE KY TAKSISTI VODHI SHQIPTARET DHE I COI JASHTE … TE GJITHE TE FUTEN NE BURG KETO TIPA …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*