Zbulohen emrat që votuan kundër Bashës në Kryesinë e PD-së. 3 sekretarë abstenuan

July 4, 2017 11:06

Zbulohen emrat që votuan kundër Bashës në Kryesinë e PD-së. 3 sekretarë abstenuan

Kryesia e PD ka vendosur dje kundër shtyrjes të zgjedhjeve për kryetarin pas 22 korrikut. Rezultati i votimit të këtij propozimi dje në Kryesi ishte 11 vota pro kërkesës së grupit kundër Bashës nga 45 anëtarë që ka Kryesia e PD.

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, në përfundim të afateve për regjistrimin e kandidatëve për kreun e ri të PD-së thirrën mbledhjen e Kryesisë për të përcaktuar kandidatët zyrtarë dhe anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve.

Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se i ka ngrirë të gjitha funksionet e tij si kryetar i PD-së, nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila u zhvillua me debate të ashpra.

Ishin tre anëtarët e Kryesisë ata që fillimisht u kërkuan dy nënkryetarëve të PD-së të tërhiqeshin nga drejtimi i mbledhjes dhe t’ia delegonin atë sekretarit të përgjithshëm dhe dy sekretarëve organizativë.

Sa i takon garës për kreun e ri të PD-së, grupi “anti-Basha” kërkoi shtyrje të datës së zgjedhjeve me arsyetimin se fillimisht duhet bërë një analizë për zgjedhjet parlamentare për t’u nxjerrë përgjegjësitë konkrete për gjithsecilin. / Panorama
votimi-kryesi

July 4, 2017 11:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*