Zbulohen fosile mamuthi tetë milionë vjeçare

July 22, 2018 10:41

Zbulohen fosile mamuthi tetë milionë vjeçare

 

Një banor në provincën turke, Yozgat gjatë punimeve në arë ka gjetur një eshtër të fosilizuar të nofullës së një mamuthi, e vjetër rreth tetë milionë vite.

Drejtori i muzeut të Yozgatit, Hasan Senyurt, deklaroi se ekspertët kanë filluar të bëjnë analiza dhe të hulumtojnë fosilin, që fermeri lokal u dorëzoi zyrtarëve të muzeut.

Ai tha se në bazë të rezultateve paraprake të hulumtimit, kjo është një mbetje e ngurtësuar e eshtrës së një mamuthi, që ka jetuar rreth tetë milionë vite më parë.

Duke shtuar se në këtë rajon të Turqisë edhe më parë janë gjetur disa mbetje fosile, Senyurt theksoi se kjo është hera e parë që zbulohen mbetje të mamuthit apo të ndonjë lloji tjetër të elefantit.

“Yozgat është i njohur për zbulimin e fosileve”, theksoi Senyurt.

a.s/dita

July 22, 2018 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*