Zbulohen fotot, ja si do shndërrohet këndi i lojërave “7 xhuxhat”
Nga Arkiva
E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.
Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.
Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.
Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.
Ku jane lodrat moderne ketu,se nuk shoh gje pervec ca veglave qe i ka cdo fshat malor para shkolles se tyre?
Ashtu si Sheshi Skenderbej edhe kjo hapesire do te vihet ne sherbim te boseve te parkingjeve e jo per lodrat e femijve!
Me mire se csa ishgte parku i “Xhuxhave” kurre nuk do jete ky tjetri!
Vazhdi Rama me Lal Erin se reklamen dhe biznesin e ke ne dore e ne xhep!