Zbulohen gjurmët më antike të njeriut në Amerikën e Veriut

March 29, 2018 18:15

Zbulohen gjurmët më antike të njeriut në Amerikën e Veriut

 

Gjurmë njerëzish të zbuluara në një ishull përgjatë brigjeve të Kolumbisë Britanike, në perëndim të Kanadasë, datojnë rreth 13 000 vite më parë, duke i bërë këto gjurmët më të vjetra të zbuluara në Amerikën e Veriut, sipas një studimi të publikuar dje.

“Këto gjurmë me shumë mundësi janë ato dy të rriturve dhe një fëmije, që ecin me këmbët zbathur në një terren argjilor, në një zonë që sot është plazh në ishullin Kalvert, në verilindje të ishullit të Vankuverit”, njoftojnë autorët e këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “PLOS ONE”.

Gjithsej, 29 gjurmë këmbësh janë zbuluar në sedimente gjatë punimeve që janë zhvilluar në vitet 2014-2016, theksoi autori kryesor i studimit, Duncan McLaren, profesor i antropologjisë në Institutin Hakai dhe në universitetin Viktoria, në Kolumbinë Britanike.

Ky studim tregon se njerëzit kanë qenë të pranishëm në bregun e Paqësorit në Kolumbinë Britanike rreth 13 000 vite më parë dhe se rajoni ka qenë i lirë nga akujt para se të përfundonte periudha e fundit akullnajore në kontinent, që daton rreth 11 700 vite më parë.

a.s/dita

March 29, 2018 18:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*