Video/ Ja si u grabit banka në Vlorë, një i arrestuar

August 11, 2016 12:55

Video/ Ja si u grabit banka në Vlorë, një i arrestuar

Policia e Vlorës ka zbuluar dy autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë më 11 korrik dhe ka arrestuar njerin prej tyre, ndërsa ka shpallur tjetrin në kërkim.
Shërbimet e Policisë së Vlorës gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, kanë bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: · Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë. Shpallet në kërkim shtetasi: · G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë (punohet për kapjen e tij).
Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë.
Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen.


Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 të drekës kur dy grabitësit të veshur me rroba kamuflazhi dhe kapele me strehë, kanë marrë nën kërcënimin e armëve, një shumë të konsiderueshme parash.

Edhe pse banka ndodhet në sheshin e flamurit, kjo nuk i ka ndaluar grabitësit të kryejnë në kohë rekord vjedhjen dhe të largohen në drejtim të paditur. Ata kanë përfituar edhe nga orari kur në rrugë nuk ka patur thuajse fare lëvizje për shkak të temperaturave të nxehta.

Sipas dëshmitarëve, dy grabitësit kanë hyrë në selinë e bankës dhe pasi kanë marrë paratë, që dyshohen të jenë rreth 35 mijë euro, janë larguar për disa metra në këmbë përmes rrugica.

Burime nga policia thanë se ata i priste një bashkëpunëtor i tretë me një makinë, tip Benz me ngjyrë të bardhë 250 me të cilën janë larguar pa lënë pas asnjë gjurmë. Gjatë grabitjes, nuk ka patur persona të lënduar në mesin e punonjësve të bankës.

August 11, 2016 12:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*