Zbulohen kabllogramët për rrezikun në Qafë Mollë

November 14, 2013 17:16

Zbulohen kabllogramët për rrezikun në Qafë Mollë

Shqipëria po merr një vendim për të asgjësuar armë kimike, në një kohë kur ka në territorin e saj rrezikun potencial pas asgjësimit të lëndëve helmuese luftarake. Këtu në Qafë Mollë janë të depozituara mbetjet e atij asgjësimi, të cilave u ka kaluar afati i qëndrimit në kontenierët plastikë, ku u vendosen dhe rrezikojnë përhapjen e lëndëve helmuese në natyre. E vërteta tronditëse është mbajtur sekret për publikun, por ajo behet e ditur nga një prej kabllogrameve të uikiliks, nga ish-ambasadori i Amerikës John Withers.

Ai shkruan pse vjet me pare se GOA, kompania që bëri asgjësimin shprehte shqetësim për 30 kontenierët ku ndodheshin mbetjet e rrezikshme. “Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo do të lejonte kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t’i përballonte ato. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa kontenierë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët. Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut)  pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës”.

Keneth Handelman, drejtori i Politikave të Kërcënimeve Globale, i drejton një letër Fatmir Mediut ministër i Mbrojtjes në atë kohë, në të cilën bien dakord për paketimin e mbetjeve që mbeteshin nga projekti. 20 vjet u duken kohë e mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme. Por, gjerat nuk shkuan kaq mirë sa në letra. Testet zbuluan prova për ndotje me metale afër vendit ku ishte ndërtuar struktura. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut solli në Shqipëri një ekspert mjedisor nga Britania e Madhe, i cili deklaroi se problemi ishte më i rende nga sa mendohej fillimisht. Withers shkruan: – Në shumë prej konteinerëve po rridhnin kripëra metalesh të rënda, fillimisht arsenik, plumb dhe mërkur. Veç kësaj, ato nuk ishin të papërshkueshëm nga uji dhe përderisa përbërësit e ndotur nuk ishin pastruar siç duhet përpara se të vendoseshin në kontenierë, kondensimi dhe rrjedhja po bënin që të shpërbëheshin disa prej lëndëve ndotëse dhe të rridhnin jashtë. Ekspertët mjedisorë u rikthyen sërish në pranverë dhe parashikuan problemin e rrjedhjes. Kripërat e metaleve të rënda ishin vendosur në fuçi çeliku, të cilat nisën të gërryheshin shumë shpejt. Ekspertët i transferuan kripërat në konteinerë të mëdhenj plastikë, të cilët nuk do të gërryheshin.

Të paktën kështu u mendua fillimisht. Por ekspertet ndërkombëtare të mjedisit bënë këtë pohim të frikshëm. Kishte nisur count down-i i viteve që mbanin nën fre mbetjet e rrezikshme kimike. Dhe shqiptaret nuk kishin marrë parasysh asnjë fatkeqësi natyrore, që do ta kthente Qafë Mollën në një minë me sahat me rreze veprimi me dhjetëra e dhjetëra kilometra. “Ekspertët mjedisorë vlerësuan se kontenierët plastikë të Agjencisë së Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut shërbenin vetëm për pesë deri në 10 vjet për ruajtjen nga kontaminimi dhe jo 20 vjet siç pretendohej. Edhe pse në Qafë Mollë është një zonë e izoluar në një anë mali, që rrethohet nga tela me gjemba dhe e ruajtur nga forca ushtarake, ekziston mundësia e një katastrofe natyrore, që mund të shkaktohet nga ndonjë tërmet, apo zjarr në pyll. Nga kjo mund të derdhen jashtë mbetjet e rrezikshme”.

Dhe ish-ambasadori amerikan John Withers nuk ndalon këtu. Fjalët e tij të fundit në kabllogramin e pesë viteve më parë janë një kambane alarmi mbi kokën e shqiptarëve. Ai shprehet se mbetjet në Qafë Molle janë një pjesë e vogël e lëndëve të rrezikshme në të gjithë vendin, pjesa më e madhe në bazat ushtarake. Ndërsa njerëzit kanë ndërtuar shtëpitë pranë bazave ushtarake, dhe në disa raste, janë strehuar brenda në këto baza, shumë prej tyre nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset./V+

November 14, 2013 17:16
Komento

5 Komente

  1. galaxy November 14, 18:08

    Në ambjentin injorant e te varfer shqiptar, ne nje vend ku korrupsioni asht e vetmja menyre mbijetese sjellja e plehrave të botës përbën një rrezik me potencial të lartë jo vetëm për Shqipërinë po për të gjithë rajonin.Ndaj ti themi stop çdo lloj abuzimi me këtë vend të varfër.

    Reply to this comment
  2. Fllad November 14, 19:51

    Shkrimi duhet te shperndahet ne te gjithe median e shkruar dhe elktronike, qe ta kuptojne injorantet dhe debilet qe ne shqiperi se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen me keto mbetje.
    A nuk ishte kompani amerikane ajo qe u mor me ecurine e projektit dhe duhej te sistemonte keto mbetje????!!!! Cfare beri?? na la puplat dhe iku.

    Reply to this comment
  3. nendetsja 105 November 14, 19:56

    Per me shume lexoni te ky linku i 14 shtatorit 2011, e keni ne anglisht

    http://cwwg.org/ian09.14.11.html

    Reply to this comment
  4. Arjani November 14, 20:29

    Jo me larg se 400-500 m nga pika e shkaterrimit te LHL dhe sot venddepozitimi i mbetjeve te shkaterrimit ne Qafemolle,kalon nje nga dy tubacionet e UJIT TE SELITES.Ky eshte nje tmerr i vertete dhe nje papergjegjshmeri e pafalshme per ata drejtues shteti qe zgjodhen Qafemollen per kete pune.U be si u be atehere,te pakten tani ato mbetje toksike duhen hequr URGJENTISHT prej aty.

    Reply to this comment
  5. Eri November 14, 20:58

    Me 16 tone shiko se çfare behet. Imagjinoni me 1000 tone. Do shfarosemi me te vertete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*