A shkruante Nënë Tereza shqip?

August 27, 2016 20:20

A shkruante Nënë Tereza shqip?

Shumë shpesh është thënë nga media të ndryshme së Nënë Tereza nuk dinte të shkruante gjuhën shqipe, por e vërteta është ndryshe!

Albert Ramaj, gjatë kërkimeve nëpër arkiva të vendeve të Evropës zbulon tri letra të nobelistes shqiptare Nënë Tereza në gjuhën shqipe, këto letra ajo i kishte dërguar të vëllait të saj Lazerit, gjatë viteve 1975-79.

Letrat janë shkruar në dialektin gegë dhe mund të lexohen rrjedhshëm:

“Vllau jem dhe Maria e dashtun / Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe qi operacioni asht marue. Motrat dhe une jemi tuj u lut shum per ty. Me shum dashuni vllau i jem t’puthi fort. Motra jote TERESA!”

madre

August 27, 2016 20:20
Komento

9 Komente

  1. Idjoti i Bathores August 27, 20:43

    JA HODHEM FUKARALLIKUT PAS 25 VJETESH QE ‘ZBULUAM’ QE GONXHE BOJAXHIU PREJ MAQEDONIJE QE KA JETUAR NE INDI NA PASKA MESUE NJE GJUHE TE HUAJ-SHQIPEN!

    Reply to this comment
  2. Partizan Cene August 27, 21:38

    Nene terza nuk dinte shqip . , kjo eshte vertetuar , kur erdhi ne Shqiperi , i kerkuan ( isha pjese e portokollit ather , ) qe te linte nje mesazh shqip me pak fjale ne librin e vizitoreve , por ajo e shkruajti ne anglisht !!Ajo nuk mori kurre mesime ne gjuhen shqipe .. Keto letra jane dicka tjeter por kurresesi te shkruara nga Nena Tereze !

    Reply to this comment
  3. Mark uk August 28, 09:15

    idioti i bathores: Keni vene emrin qe e meritoni plotsisht.

    Reply to this comment
  4. labi 100% August 28, 12:52

    Me rastin e “”shenjterimit” i gjetem edhe nje flet te shkruar gati shqip dhe i tham fukarallekut “ik pirdhu” …BRAVO NE…….LUME NE .

    Reply to this comment
  5. Moza August 28, 15:54

    Ajo nuk foli dhe nuk shkroi shqip,sipas mendimit tim ,sepse:
    Pas refuzimit nga qeveria shqiptare e kohes per te larguar nenen dhe motren nga Shqiperia,mjerimit qe ato jetuan ,ndofta e bene te bente nje pakt ne heshtje per mos te folur shqip.
    Nuk mund ta kete harruar gjuhen shqipe,si gjuhe e nenes dhe e femijerise.E kunderta nuk shpjegohet psikologjikisht.
    E pranon, ne marrjen e cmimit Nobel qe eshte shqiptare.
    Vertet ka lindur ne Shkup,por nga dy prinder shqiptare.Shkupi eshte banuar se shumti nga shqiptaret ne kohen e saj.
    Jam e bindur qe letrar jane te saj.

    Reply to this comment
  6. MH August 28, 20:26

    Nane Tereza shkollen fillore e ka ne gjuhen shqipe.Ka jetue ne Indi ku ka dhane dhe kontributin per njerezine.
    Motra e vellau kane jetue ne Tirane.Kur erdhi ne Shkoder e tha vet e kam harrue shqipen por fliste pak dhe urate qe thuhen ne ship i fillonte e nuk i perfundonte.Fakt ky kur u cue mesha ne Kishen e madhe me rastin e pritjes.
    Ne jemi milet qe nuk dim te mirremi vesht dhe injorojme edhe ate qe duhet nderue qe na jep nder e krenari kombetare si rasti konkret Madre Tereza.
    Ka nga keta te emigracionit,qe ngelin me raste se nuk dijne te shprehin me fjalen shqipe mendimet qe i shetisin trunin.
    Jo vetem kaq.Po ka edhe aty ne Shqiperi qe jane tue u hupe mjaft fjale shqipe nga mos perdorimi e ne vend te tyne perdorin fjale te gjuhve te huaja.

    Reply to this comment
  7. realisti August 31, 12:52

    Studjusi “partizani cene” i di mire keto pune..Injoranca e disa komentuesve duket kollaj kur i lexon.

    Reply to this comment
  8. Shkodrani August 31, 15:18

    Tha dikush ketu qe Nene Tereza kur erdhi, ka shkruar ne anglisht. Mire ka bere, por kjo nuk do te thote qe ajo nuk dinte te fliste dhe te shkruante shqip. Shqipja per te ishte gjuhe intime, jo protokollare. Si mund te fliste ajo gjuhen e nenes, ne nje kohe qe nenen ia mohuan per se gjalli? Bravo i kjofte, e thjeshte, por me finese e zgjuar. Po te isha ne vendin e saj, natyrisht nuk mund te jem kurre, jo anglisht, por me ndonje dialekt te humbur te Indise do te kisha folur, sepse kete meritojme ne ne fakt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*