Zbulohen në Mal të Zi dy pallate mbretërore që i përkasin Bardhylit e Teutës

August 14, 2016 22:01

Zbulohen në Mal të Zi dy pallate mbretërore që i përkasin Bardhylit  e Teutës

Arkeologët polakë kanë bërë zbulim mjaft të rëndësishëm në Mal të Zi. Sipas Daily Mail ata kanë zbuluar 2 pallate mbretërore që thuhet se i përkasin mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teuta të ilirëve.

Edhe pse një nga ndërtesat është e dëmtuar, Daily Mail thotë se ky zbulim është evidencë e ekzistencës së ilirëve, për të cilët pak dihet.

“Ilirët ishin një fis i lashtë indoevropian që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe brigjet e gadishullit italian rreth 260 p.e.s. Shumë pak dihet për sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë mundur të gjejnë dëshmi të pallateve të para të mbretërve ilirë në Mal të Zi Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një zbulim i madh dhe i rendesishem”,- shkruan Daily Mail.

Arkeologët nga Varshava kanë nisur studimin e zonës që në vitin 2000, ndërsa profesori që udhëhoqi studimin, Piotr Dyczek: “Të gjitha të dhënat që kemi tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks të pallatit të sundimtarëve të Ilirisë, që i përkasin mbretit Bardhyl dhe Teuta. Bardhyli ishte themeluesi i mbretësisë ilire, ndërsa pas vdekjes së tij besohet se mbretëresha Teuta udhëhoqi perandorinë ilire”.

Vendndodhja e ndërtesave, si dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë unike, në krahasim me shembuj të tjerë të arkitekturës ilire. Profesor Dyczek shtoi se: “Është një rast i rrallë në arkeologji”.

Profesori sqaroi se pallati mendohet të jetë djegur nga një sulm i dhunshëm dhe një pallat i dytë është ndërtuar në majë të tij. “Pallati dytë kishte kate gëlqeror, blloqe dekorative, dhe hyrje të gjerë me dyer druri”,- shton ai.

3708299100000578-3731233-image-a-14_1470742473880 3708299D00000578-3731233-image-a-17_1470742897125 3708299500000578-3731233-image-a-15_1470742480467 3708BD9D00000578-3731233-image-a-27_1470747561953

August 14, 2016 22:01
Komento

7 Komente

  1. ilir August 14, 22:43

    Ato germadha te gjetura , per te cilat pretendohet se jane ilire, nuk mund te jene te Teutes dhe Bardhylit. Ato turperojne kulturen ilire, ndaj Edi Rama do t’i rafshoje dhe ne themelet e tyre do te ngreje saraje te verteta, ashtu sic i meritojne pasardhesit e ilireve. Jemi ne epoken e “rilindjes” alla – Rama.

    Reply to this comment
  2. alphade August 14, 22:50

    Na eshte grabitur historia dhunshem nga greko-sllavet !
    Ballkani i gjithe Ilir,bile dhe me gjere !
    Nje grusht finikas erdhen ne arcipelagun qe sot quhet
    ELADHA , qe dikur ishte toke pelkazgo-ilire dhe duke
    ardhur nga Egjypti i sotem me nje kulture milenare dhe
    te shkruar imponuan vendalive pellazgo-ilire shkrimin e
    traditat e tyre …..!!! Ata e vdhen dhe shtremberuan reali-
    tetin e popujve te Peloponezit e gadishullit ballkanik….!!!
    Historia e gjate milenare pellazgo-ilire eshte e dhimbesh-
    me dhe metamorfizuar …!
    Sot dhe neser do te dalin dokumenta te reja qe do te de-
    shmojne per autoktonitetin pelazgo-ilir qe nuk bejne as-
    pak degezimin indio-europian ,por kane gjithemone ne kete toke qe quhetbsot Europe ! Keshtu qe Hani, Mejeri,
    etj, jo nga deshakeqesia por nga shkalla e njohjes dhe
    mungesa e dokumentave e kane kataloguar gjuhen shqipe, gjuhen pellazgo-ilire si gjuhe indio-europiane ,
    kur ne fakt ajo eshte gjuhe autoktone europiane dhe
    per me teper le te kujtojme afirmacionin e NOSTRADAMU,
    i cili thote se kur te ”zbulohen vlerat e gjuhes shqipe do te
    habisin boten……”’!!!
    Shume linguiste,historiane, gjeografe si Tuqididi,Straboni ,
    etj.etj. kane dhene te dhena te rendesishme per iliret dhe
    pellazget dhe gjuhen shqipe ! Mungesa e studimeve ,hulumtimeve , kane bere qe gjuha shqipe te bjere pre e
    disa ”studjuesve ” qe kane bere c’eshte e mundur te va-
    rrosin vlerat e gjuhes shqiper ! Rol ne kete fushe ka luajtur
    sidomos feja ortodokse greke qe ka zhdukur cdo doku-
    ment qe ka patur lidhje me gjuhen shqipe ! Sa vlera te
    pallogariteshme do te kishte sot bibloteka e Ohrit qe me
    urdher te Patriarkanes greke u dogj ! Edhe Vatikani ,ne biblotekat e tij mesheh shume dokumenta mbi Europen
    e Balkkanin para shek. 7 -te ,qe ende edhe sot e kesaj dite
    nuk kane akses sepse para shek.7 ka shume enigma mbi
    Europen e dokumentuar dhe prandaj Vatikani ka bere pu-
    blike vetem dokumentat e shek. 7 kur Europa ka marre konfiguracionin ,kur remiisencat e barbareve: hunet ,gotet,
    ostrogotet ,vizigotet ,sllavet ,etj.jane vendosur pergjithe-
    mone ne Europen plake !!!
    Lexoni Kamarden, Aristidh Kolen , ”Enigmen” etj. dhe do
    te nxurrni konkluzionin se tokat shqiptare nuk jane keto
    sot : mbreteria e Bardhylit dhe Teutes eshte vetem nje
    shembull, por sa ka te tille ! Historia dhe arkeologjia nje
    dite do ta thote fjalen e vete ,bazuar vetem ne shkence ,
    ne fakte dhe jo ne trillime e mashtrime e shtremberime
    te kesaj lende qe ne fund te fundit eshte shkence si gjithe
    .shkencat e tjera….!!!

    Reply to this comment
  3. demo August 14, 23:48

    Nuk me duket qe nje arkeolog profesionist te kete kete njohje te percipte te historise,si ky arkeologu polak.Ne tadhe te pare,ne teritorin e Malit te zi kane banuar fisi ilir i Ardianeve qe e kishin qendren e shtetit te tyre ne qytetin e fortifikuar te Rizonit.Arkeologu polak ngaterron mbretin ilir te Enkelejve,Bardhyl me mbretin Agron te Ardianeve,Ka pasur edhe nje mbret Bardhul te fisit ilir te Taulanteve,qe kane banuar ne teritore nga Durresi deri ne Pelion te Mokres,por jo ne Mal te zi.Sa per mbretereshen Teute,ajo zevendesoi ne fronin e Ardianeve,mbretin Agron dhe jo Bardhulin.Ose polaku eshte ndonje diletant i sensacioneve,i pashkolluar per arkeologji,tip,AuronTare,ose gazetari qe ka percjelle lajmin,nuk e ka intervistuar arkeologun,por ja ka mbushur me ato qe di vete.

    Reply to this comment
  4. demo August 15, 11:58

    Po cfare inati keni me komentin tim,qe e keni bllokuar?

    Reply to this comment
  5. shqipe August 15, 13:58

    Ç lidhje Ka bardhyli ne token e ardianeve! ?
    Pastaj, paradhesi i teutes ishe agroni, njekohesisht dhe burri i saj. Keta te dy ishin te fundit para pushtimit romak. Bardhyli Ka jetuar shume vite perpara tyre!
    Gazetari e paske pasur historin kater/4

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim