Zbulohen pamjet/ Çfarë bëri atentatori i Mançesterit para se të kryente sulmin

June 2, 2017 10:05

Zbulohen pamjet/ Çfarë bëri atentatori i Mançesterit para se të kryente sulmin

Policia ka zbuluar pamjet filmike të kamerave të sigurisë se si kamikazi i Mançesterit, lëvizte rrugëve të qytetit para sulmit.

Oficerët kërkuan ndihmën e bizneseve apo shtëpive që kanë kamera sigurie për të plotësuar pjesët se cilat kanë qenë lëvizjet e tij që në fillim, para sulmit në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona.

Dedektivi, Russ Jackson, tha se me hetimet ndaj Salman Abedit ishte bërë progres domethënës. Nga pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë, shihet që Salman ka lëvizur tërë kohës me një çantë në dorë.

Abedi, pjesën më të madhe të veprimeve dhe të lëvizjeve i ka kryer katër ditë para sulmit, bën të ditur njësia britanike anti-terror.

Megjithatë Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë nëse autori ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë. Tre persona që u arrestuan në lidhje me sulmin u liruan ditën e martë shkruan The Guardian.

Rreth 16 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në koncertin e Ariana Grandes në Mancester. Pesë prej tyre janë liruar pa akuza ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë nën arrest.

Nga ngjarja e rëndë në Machester të hënën e 22 majit humbën jetën 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur, duke përfshirë këtu edhe fëmijë.

June 2, 2017 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*