Zbulohen thasë me kanabis në Vlorë

March 16, 2018 14:21

Zbulohen thasë me kanabis në Vlorë

Një sasi e madhe droge, rreth 300-400 kg është zbuluar në bregun e Novoselës në Vlorë. Sipas raportimeve paraprake, droga është gjetur përgjatë bregut të detit në një gropë por nuk dihet si ka përfunduar aty.

Droga ishte në disa thasë, një pjesë e papërpunuar, vetëm e tharë, ndërsa një pjesë gati për t’u përgatitur në formën e çokollatës.

Nuk dihet ende pesha e saktë e saj, por dyshohet se bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg në 28 thasë. Lënda narkotike është pikasur fillimisht nga banorët që kanë lajmëruar policinë. Ka dyshime se droga mund të jetë sjellë nga lumi, pas përmbytjeve në Jug pasi kishte një largësi vetëm 100 metër.

o.j/dita

March 16, 2018 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*