Zbulohet arsyeja e largimit të Sheraton nga Shqipëria

December 31, 2017 10:29

Zbulohet arsyeja e largimit të Sheraton nga Shqipëria

 

Humbjet e mëdha duket se kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë detyruar grupin Mak Albania, që ka në pronësi Hotel Sheraton, që të merrte vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Sipas bilancit të konsoliduar të Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Toëers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro.

Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.

Aktiviteti në 2016-n

Vetëm për vitin 2016, humbjet e Mak Albania arritën në 1.06 miliardë lekë, apo gati 8 milionë euro.

Aktiviteti i kompanisë është përkeqësuar dukshëm në 2016-n, ku humbjet pothuajse u dhjetëfishuan (në 2015-n, ato ishin 1.1 mln euro).

Humbjet ishin dy herë më të larta se të ardhurat, që arritën në 3.3 milionë euro, me një rënie prej 43% me bazë vjetore.

Rezultati negativ në 2016-n ka ardhur si rrjedhojë e raportimit të 6.1 milionë euro humbje nga shitja e Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), i cili u shit për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc. Sipas ekstraktit të Alfa Butrint, Hotel Butrinti i është shitur në dhjetor 2016 sipërmarrësit shqiptar, Shyqyri Duraku.

Por edhe pa përfshirë rezultatin negativ nga shitja e Hotel Butrinti, Mak Albania për vitin 2016 raportoi humbje operative prej 1.6 milionë eurosh, në dyfishim në raport me një vit më parë.

Si u zhvlerësua Mak Albania

Mak Albania, e cila ka hapur aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1994, jo vetëm nuk e ka shtuar vlerën në 23 vjet aktivitet, por ka parë një zhvlerësim të kapitalit nga 87 milionë euro në 22 milionë euro, për shkak të humbjeve të larta, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016, të përpunuara nga Monitor.

Për vitin 2016, Mak Albania raporton vetëm të ardhura nga hotel Sheraton, prej 4 milionë eurosh, me një rënie prej 13.5% me bazë vjetore, ku me tkurrje rezultojnë si të ardhurat nga dhomat-të huajt, ashtu dhe nga grupet dhe shërbimi i ushqimeve. Rritja e konkurrencës në tregun e hotelerisë në vend, me shtimin e hotel Plazza, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Sheraton.

Ndërsa nga aktiviteti tregtar i qendrës, në godinën e hotelit, të ardhurat ishin 780 mijë euro.

Dy kompanitë e tjera Chateu Linza, një ndër lokalet e parë në kryeqytet, dhe Mak Construction rezultojnë të falimentuar.

Sipas bilancit, kompania ka shitur në vitin 2016 makineritë dhe pajisjet e punës të divizionit Chateu Linza dhe Mak Construction, me një humbje prej 1.5 milionë euro, si rrjedhojë e shitjes me vlerë më të ulët sesa vlera kontabël e tyre.

Në vitin 2014, grupi ka shitur edhe Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit, për 1.8 milionë euro. Edhe nga kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.

Hoteli ishte hapur që në vitin 2004 – raporton Monitor.

December 31, 2017 10:29
Komento

12 Komente

  1. intelektuali December 31, 11:17

    HOTELI I RILINDJES ENVERISTE “SHERATON” ALLA ALBANCE NJESOJ SI KOMBINATI METALURGJIK I ENVERIT “CELIKU I PARTISE” DHE NJESOJ SI “RRUGA E KOMBIT” E SALIUT

    Pas venies ne shfrytezim te Kombinatit Metalirgjik ne vitet 1976-1978 Mehmet Shehu i shkruan nje leter Enver Hoxhes:

    KOMBINATI METALURGJIK DUHET TE MBYLLET SEPSE GJENERON VETEM HUMBJE DHE PERSONELI ME MIRE TE RIJE NE SHTEPI SE TE PUNOJE

    Kjo sigurisht e alarmoi Enverin qe e kishte reklamuar “Celikun e Partise” si nje arritje te madhe te Partise se Punes dhe filloi te kerkoje me ngut ARMIQ te brendshem dhe te jashtem te Shqypnise, sepse Enveri kaqe e kishte kapacitetin e tocit te tij te mesuar vetem per djallezi, por kur ishte fjala per shifra dhe llogari ngrinte duart perpjete dhe i kthente syte nga Mehmeti qe kishte bere shkolle me teper edhe ne Itali tek Ducja edhe ne Moske tek bolsheviket e Salinit.

    mirpo:

    SHIFRAT ISHIN KOKEFORTE

    Dhe Kombinati Metalurgjik krenaria e Partise ne Elbasan filloi shpejt rokopujen kokeposhte, sidomos pas ekzekutimit nga Sulo Gradeci te Kryeministrit Mehmet Shehu qe Enveri e zevendesoi me dallkaukun me shkolle nate, por besnik dhe fanatik Adil Carcani qe filloi t’i raportonte Enverit si do te ringjallte Kombinatin Komunist ne Koma. Po Enveri mund te ishte i pamesuar, por nuk mund te thuhet se ishte debil dhe dallkauk si Adil Carcani dhe i zemeruar ja prise levdatat ketij miu servil me fjalet:

    PO NA DUHEN DOLLARO O ADIL MATUFI, DOLLARO A E DI SE C’JANE ATO?

    Enveri iku ne Boten tjeter si edhe Mehmeti, por Kombinati Metalurgjik mbeti ne Elbasan si nje Permendore e IDIOTESISE ne drejtimin e shtetit nga megalomania e Enverit dhe e klikes se tij dallkauke qe e ndertonte socializmin gjasme me “Forcat e Veta” sic ja thonte truni i alifmatrakut pa shkolle, pa studime paraprake per fisibilitet ekonomik dhe pa llogari te hollesishme per produktin perfundimtar. Sa here qe kaloja nga Krraba, nga Elbasani per Tirane duke pare germadhat e Kombinatit “Celiku i Partise” shpirti me ndrydhej e trishtohej qe isha edhe une pjese e ketij idiotizmi anadollak, te papergjegjshem te BOSAVE megallonane ne ekonomi.

    “KESHTU ESHTE KUR KOMBINATET I KE FALAS NGA VELLEZERIT KOMUNISTE”

    Me sqaronte nje gazetar i gazetes gjermane BILD qe udhetonte me mua ne Shqypni dhe i pergjigjej pyetjes sime te sinqerte:

    WARUM?

    Me kujtohet kur Kryeministri i BRSS, Kosigini erdhi per vizite ne Tirane, ne Kombinatin e Tekstileve drejtoresha Eleni Pashko i kishte fshehur skarcot me beze ku ishin shkruar parrulla: “Rofte miqesia shqyptaro-sovjetike!”, Kosigini si nje aparatcik baze i vjeter hoqi parrullen dhe i tregoi Elenit skarcot dhe i tha:

    PO PSE MUA KERKON TE MA HEDHESH ME KETO FINTE? PO VAZHDUAT KESHTU NUK DO TA KENI TE GJATE!

    Nje vit me vone Hrushcovi kerkoi zevendesimin e Enverit si te paafte dhe pa arsim me Liri Belishoven, qe coi ne prishjen e maredhenieve perfundimisht midis dy vendeve dhe shpalljen e bamiresit te Shqypnise, BRRS si “Social-Imperializem Sovjetik ashtu sic kishte bere me pare me Jugosllavine e Titos.

    Qe te dalim ne teme:

    PSE SHQYPTARET NUK JANE TE AFTE TE DREJTOJNE EKONOMINE E TYRE SI GJITHE TE TJERET?

    Kur Zoti dhe Natyra i ka darovitur me pasuri te mjaftueshme edhe me nafte edhe me krom sa te duash per fryme popullate nder te paret ne Bote, edhe me klime e det e plazhe te virgjera e uje te kristalte,

    PSE SHQYPTARET PRANE DETIT JANE TE PALARE DHE PRANE DIJES JANE TE PAPARE DHE ALIFMATRAKE?

    Sic shkruante edhe Fan Noli ne vjershat e tij?

    HE PRA PSE KESHTU?

    Reply to this comment
    • Margarita Tutulani December 31, 14:08

      Pse derdellis keshtu, sikur je mencuria e botes o, intelqtual! Perroi yt psiqik nga pavioni 7 eshte nje rrokupuje pa koke e strumbullar, qe mund te kaloje ne rrjedhe normale vec me ilace e gjume 24 oresh

      Reply to this comment
    • Kafsha Mark Ujk December 31, 21:31

      Komente shabllon të një idjoti fans politik , specie zvarranikësh , që nuk meritojnë as mëshirën e predikuesve zemërbutë !

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 31, 11:18

    HOTELI I RILINDJES ENVERISTE “SHERATON” ALLA ALBANCE NJESOJ SI KOMBINATI METALURGJIK I ENVERIT “CELIKU I PARTISE” DHE NJESOJ SI “RRUGA E KOMBIT” E SALIUT

    Pas venies ne shfrytezim te Kombinatit Metalirgjik ne vitet 1976-1978 Mehmet Shehu i shkruan nje leter Enver Hoxhes:

    KOMBINATI METALURGJIK DUHET TE MBYLLET SEPSE GJENERON VETEM HUMBJE DHE PERSONELI ME MIRE TE RIJE NE SHTEPI SE TE PUNOJE

    Kjo sigurisht e alarmoi Enverin qe e kishte reklamuar “Celikun e Partise” si nje arritje te madhe te Partise se Punes dhe filloi te kerkoje me ngut ARMIQ te brendshem dhe te jashtem te Shqypnise, sepse Enveri kaqe e kishte kapacitetin e tocit te tij te mesuar vetem per djallezi, por kur ishte fjala per shifra dhe llogari ngrinte duart perpjete dhe i kthente syte nga Mehmeti qe kishte bere shkolle me teper edhe ne Itali tek Ducja edhe ne Moske tek bolsheviket e Stalinit.

    mirpo:

    SHIFRAT ISHIN KOKEFORTE

    Dhe Kombinati Metalurgjik krenaria e Partise ne Elbasan filloi shpejt rokopujen kokeposhte, sidomos pas ekzekutimit nga Sulo Gradeci te Kryeministrit Mehmet Shehu qe Enveri e zevendesoi me dallkaukun me shkolle nate, por besnik dhe fanatik Adil Carcani qe filloi t’i raportonte Enverit si do te ringjallte Kombinatin Komunist ne Koma. Po Enveri mund te ishte i pamesuar, por nuk mund te thuhet se ishte debil dhe dallkauk si Adil Carcani dhe i zemeruar ja prise levdatat ketij miu servil me fjalet:

    PO NA DUHEN DOLLARO O ADIL MATUFI, DOLLARO A E DI SE C’JANE ATO?

    Enveri iku ne Boten tjeter si edhe Mehmeti, por Kombinati Metalurgjik mbeti ne Elbasan si nje Permendore e IDIOTESISE ne drejtimin e shtetit nga megalomania e Enverit dhe e klikes se tij dallkauke qe e ndertonte socializmin gjasme me “Forcat e Veta” sic ja thonte truni i alifmatrakut pa shkolle, pa studime paraprake per fisibilitet ekonomik dhe pa llogari te hollesishme per produktin perfundimtar. Sa here qe kaloja nga Krraba, nga Elbasani per Tirane duke pare germadhat e Kombinatit “Celiku i Partise” shpirti me ndrydhej e trishtohej qe isha edhe une pjese e ketij idiotizmi anadollak, te papergjegjshem te BOSAVE megallonane ne ekonomi.

    “KESHTU ESHTE KUR KOMBINATET I KE FALAS NGA VELLEZERIT KOMUNISTE”

    Me sqaronte nje gazetar i gazetes gjermane BILD qe udhetonte me mua ne Shqypni dhe i pergjigjej pyetjes sime te sinqerte:

    WARUM?

    Me kujtohet kur Kryeministri i BRSS, Kosigini erdhi per vizite ne Tirane, ne Kombinatin e Tekstileve drejtoresha Eleni Pashko i kishte fshehur skarcot me beze ku ishin shkruar parrulla: “Rofte miqesia shqyptaro-sovjetike!”, Kosigini si nje aparatcik baze i vjeter hoqi parrullen dhe i tregoi Elenit skarcot dhe i tha:

    PO PSE MUA KERKON TE MA HEDHESH ME KETO FINTE? PO VAZHDUAT KESHTU NUK DO TA KENI TE GJATE!

    Nje vit me vone Hrushcovi kerkoi zevendesimin e Enverit si te paafte dhe pa arsim me Liri Belishoven, qe coi ne prishjen e maredhenieve perfundimisht midis dy vendeve dhe shpalljen e bamiresit te Shqypnise, BRRS si “Social-Imperializem Sovjetik ashtu sic kishte bere me pare me Jugosllavine e Titos.

    Qe te dalim ne teme:

    PSE SHQYPTARET NUK JANE TE AFTE TE DREJTOJNE EKONOMINE E TYRE SI GJITHE TE TJERET?

    Kur Zoti dhe Natyra i ka darovitur me pasuri te mjaftueshme edhe me nafte edhe me krom sa te duash per fryme popullate nder te paret ne Bote, edhe me klime e det e plazhe te virgjera e uje te kristalte,

    PSE SHQYPTARET PRANE DETIT JANE TE PALARE DHE PRANE DIJES JANE TE PAPARE DHE ALIFMATRAKE?

    Sic shkruante edhe Fan Noli ne vjershat e tij?

    HE PRA PSE KESHTU?

    Reply to this comment
  3. info analitike December 31, 13:18

    Nje tjeter sukses i administrimit rilindjot te fushes se turizmit. Perpara per fitorje te reja shoke deri ne largimin e cdo pushtuesi te huaj nga vendi yne! Te cajme bllokaden e eger imperialisto-revizioniste me Besot, Zamot & co. Rrofte partia poshte Neti!

    Reply to this comment
  4. Adih December 31, 13:50

    I ndruar zoti INTELEKTUAL….Ke haruar bunkeret , plus mazllum kadaifi dha urdher ,pervec lopeve ,,dhive ,deleve e derrave ,fshataret ,i ndalohej te mbanin zogj e pula..Ku fshataret nga turpi i te tjereve, kolegeve , kur shkonin ne pune , mernin te njejten porcion ,perdite dhe benin sikur hanin .Por nuk e kuptojne ,ose bejne si te pa ditur komisaret e socem te partise se dhjere komuniste ….

    Ju uroj gjithe te mirat Z INTELEKTUAL ne 2018..

    Reply to this comment
    • intelektuali December 31, 15:14

      Gezuar 2018 per te gjithe shqyptaret e ndershem!

      DO ZOTI KETE VIT TE RI TE LINDE NGA POPULLI NJE FORCE E RE POLITIKE, E SINQERTE, INTELIGJENTE, ME SHKOLLE DHE PROPERENDIMORE QE T’I KUNDERVIHET MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN!

      Ky eshte urimi i intelektualit per te gjithe shqyptaret e ndershem,

      sepse:

      Ky ishte AMANETI i prinderve tane kur xhelatet i Enverit i vrane dhe i masakruan si perbindesha te vertete.

      Reply to this comment
  5. fteri December 31, 14:03

    Hane shan-hane bagdat ,ke ngatrruar adresë plako……..! Kthjellohu përkthyes ,të ka ngelur ora te Enver ,kjo do të thotë se ai ishte shumë lart e i fuqishëm.

    Reply to this comment
  6. rushi December 31, 14:38

    Na u prish gjiza neve se po iken Sheratoni. Iken Sheratoni, vjen Hiltoni. Edhe neve I themi Sheratonit, na e rrufsh trapin.

    Reply to this comment
  7. intelektuali December 31, 15:23

    Gezuar 2018 per te gjithe shqyptaret e ndershem!

    DO ZOTI KETE VIT TE RI TE LINDE NGA POPULLI NJE FORCE E RE POLITIKE, E SINQERTE, INTELIGJENTE, ME SHKOLLE DHE PROPERENDIMORE QE T’I KUNDERVIHET MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN!

    Ky eshte urimi i intelektualit per te gjithe shqyptaret e ndershem,

    sepse:

    Ky ishte AMANETI i prinderve tane kur xhelatet i Enverit i vrane dhe i masakruan si perbindesha te vertete.

    Reply to this comment
  8. Arben December 31, 16:12

    Tregues i “Shperthimit” ekonomic qe po perjetojme.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

    Rrofte sa malet shoku Edver

    Reply to this comment
  9. alphade December 31, 22:53

    Ne kapitalizem eshte i njohur akti i falimentimit,prandaj nuk eshte surprize per kerkend ,as edhe ndonje zbulim
    alla Colombi…..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*