Eksperimenti, ushqimet me origjinë shtazore nxisin tumoret

January 31, 2018 22:10

Eksperimenti, ushqimet me origjinë shtazore nxisin tumoret

Produktet me origjinë shtazore dhe me përmbajtje të lartë kolesteroli rrisin rrezikun e zhvillimit të tumoreve malinj agresiv, pohon një grup shkencëtarësh amerikanë pas një studimi të ri të botuar në revistën Cell Stem Cell.

Studiuesit paralajmërojnë se këto ushqime e rrisin normën e rritjes së tumoreve deri në njëqind herë, shkruan Dita.

Në eksperiment, shkencëtarët përdorën minj, të cilëve iu modifikua gjeni përgjegjës për kodimin e enzimës Lpcat3, duke rritur kështu nivelin e kolesterolit në trupin e tyre.

Në përfundim të eksperimentit, shkencëtarët zbuluan se një rritje në përqendrimin e kolesterolit nxit rritjen dhe ndarjen e qelizave nënë në indet e zorrëve. Qelizat nënë të dëmtuara që shumohen në mënyrë të pakontrolluar janë shkaku kryesor i kancerit.

Ushqime e pasura me  yndyra të ngopura, yndyra trans dhe disa karbohidrate mund të rrisin nivelet e kolesterolit në trup.

Për të parandaluar sëmundje të ndryshme, ekspertët rekomandojnë zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit.

o.j. /dita

January 31, 2018 22:10
Komento

2 Komente

  1. lalai February 1, 13:17

    uauuuuu fare lajmi….
    Ju gazetaret e shqiperise dhe gazetat on line qe i keni hapur kot sa i keni hapur.
    Lajme shabllon merr ketej co andej sill matane….
    lajme pa koke pa kuptim pa ndonje analize.
    juve me mire mos tju lexosh fare se jeni …..vl

    Reply to this comment
  2. As mish as peshk February 1, 17:34

    Po ha o lalai,te befte mire edhe mishi edhe bulmetrat.Mos thuj pastaj qe ste thame

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*