Zbulohet e vërteta e plakut në ndeshjen Francë-Shqipëri (Foto)
Nga Arkiva
Në ndeshjen Francë-Shqipëri që u zhvillua të mërkurën në stadiumin Velodrom të Marsejës, spikati posteri i një plaku që u bëri përshtypje të gjithëve. Fillimisht nëpër mediat gjermane u përfol se ishte një gazetar, themelues i “Cap Anamur”.
Rezulton se kjo teori nuk është aspak e vërtetë. SYRI.net ka mundur të zbulojë të vërtetën misterioze, e që në fakt është një histori emocionuese dhe përsëri në qendër të vëmendjes janë shqiptarët.
Posteri që ishte ngritur në shkallët e stadiumit Velodrome, po mbahej në fakt nga dy djemtë e të moshuarit. Ai është Ali Kolonja nga Kuçova, i cili ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare prillin e vitit të kaluar.
Ali Kolonja jetonte prej vitesh në Athinë së bashku me familjen e tij. 57-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe prej disa muajsh qëndronte i shtruar në spital. Edhe pse i sëmurë, ëndrra e tij ishte të ndiqte Kombëtaren Shqiptare të Futbollit e cila luan për herë të parë në një Kampionat Europian.
Të afërm të tij thonë për SYRI.net se Ali Kolonja u kishte premtuar dy djemve se shëndeti i tij do të përmirësohej dhe të tre do të shkonin bashkë në Francë për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare. 57-vjeçari ka qenë gjithmonë tifoz i zjarrtë i Shqipërisë dhe ndiqte me pasion ndeshjet e kuqezinjve. Por, fatkeqësisht dëshira e tij për të parë djemtë e Kombëtares që luanin për herë të parë në EURO 2016, u këput në mes. Ëndrra u kthye kështu në amanet. Dhe ky amanet nuk mund të mos realizohej nga dy djemtë e tij.
Në foton tjetër më poshtë, duket më nga afër posteri i Ali Kolonjës, dhe dy personat në mes janë djemtë e tij, që realizuan dëshirën e babait dhe që të tre ndoqën nga afër Shqipërinë në stadiumin Velodrome, edhe pse babai i tyre shikonte nga lart.
E mrekullueshme xhesti i dy djemve te te ndjerit, qe kishte deshiren te shohe kombetaren ne europian, deshire qe djemte e tij e realizuan.
Bravo djema, jam i sigurte qe babai juaj, ka qene aty prane jush.
Histori dashurie qe vetem hollivudi, mund ti jape permasat e shpirtit njerezor.
Ju lumte dy djemve,qe Ben realitet amanetin e babait.shume respekt per ta.une jam nje ish pilot qe kam fluturuar ne aerodromin e kucoves para 1990.dhe ruaj kujtime nga me Te bukurat per qytetaret e kucoves.
Jane djemte e mrekullueshem te nje babai te mrekullueshem!
U prehte ne paqe dhe shendet e lumturi ketyre trimave qe shohin KOMBETAREN bashke me BABANE!
Lajm qe jep emocione te forta. Keshtu ndodhi jo vetem me mua.
Kucova dhe djemte e saj gjithmon te befasojne.
Po të mungonin këso rastesh tek ne shqiptarët çfarë kuptimi do të kishte sllogani : O sa mir’ me qenë Shqiptar. Zoti iu bekoftë djema!