Zbulohet gazeta e PD kundër Shqipërisë, u jepet ndërkombëtarëve

December 1, 2017 19:54

Zbulohet gazeta e PD kundër Shqipërisë, u jepet ndërkombëtarëve

Ka dy fytyra të sjelljes së politikanëve tanë, në marrëdhënien e tyre me shqiptarët.

Në daljet publike, flasin dhe bërtasin se janë bashkë për proçesin e integrimit, dhe nuk do e sulmojnë Shqipërinë tek ndërkombëtarët, nuk do çojnë raporte negative për vendin, por do të jenë bashkë, në krah të njëri-tjetrit për proçesin e integrimit.

Dikur Partia Socialiste, kur PD ishte në pushtet, nëpërmjet raporteve sulmonte vendin dhe qeverinë Berisha, pati dhe raste skandaloze si ai që bëri Griselda e famshme e Kavajës, që ndërkombëtarëve ju tha se ishte shqyer dhe përdhunuar, që në fakt ishte një gënjeshtër, por bëma ngeli.

Ndryshe nga socialistët, Lulzim Basha dhe PD kanë deklaruar se nuk do të kenë të njëjtën sjellje. Ata nuk do ta sulmojnë Shqipërinë dhe nuk do ta nxinë imazhin e saj për të mos u bërë pengesë në rrugën e proçesit të integrimit.

Por, populli thotë, “nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë”.

Ajo përgatitet nga Genc Pollo dhe ju çohet ndërkombëtarëve. Një fletushkë që mund të quhet hosteni qesharak i Lulzim Bashës.

Në fakt hosteni dikur, me sarkazëm dhe ironi nxirrte në pah problemet, kurse hosteni i Lulit është problemi vetë, nuk të bën as për të qeshur.

CityNews.al ka siguruar kopjet e kësaj gazete që përkthyesit e Lulzim Bashës, të drejtuar nga Genc Pollo, çojnë te ndërkombëtarët.

Pretendohet se përgatitet nga departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, që e drejton Kreshnik Çollaku, por në fakt janë përkthimet e Genc Pollos që përdoren për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

“Ky letërnjoftim është hartuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë në përgjigje të interest në rritje nga partneret ndërkombëtarë dhe organizatave për demokracinë dhe rregullimin e standarteve të ligjit në vend.”- shkruhet në këtë gazetë.

Në fakt e gjitha kjo tregon se Luli sot, mëgjithëse ka thënë që do jetë ndryshe, po sillet më keq se Rama dje. Fletushka e tij qesharake dhe shumë e dobët, thjeshtë për të nxjerrë diçka si problem, nxjerr kur dhe si ka udhëtuar me makinë deputetja Elona Gjebrea dhe nuk ka një fjalë për të vërtetat e mëdha të qeverisë, nuk ka një fjali kundër Ramës.

Pollo kujdeset që Shqipërinë ta nxijë, por Ramën ta ruajë sepse marrëveshja e 18 majit ende funksionon.

Rasti i vizitës së Tritan Shehut në Greqi, së bashku me gazetën janë dëshmia që Basha nuk po bën atë që premtoi, por me çdo kusht përpiqet të nxijë imazhin e rrugës së integrimit europian të vendit.

Fletushka e Lulit është një skandal më vete, jo vetëm si produkt, jo vetëm si cilësi, por edhe si veprim i neveritshëm politik, i dikujt si Lulzim Basha që tjetër thotë dhe tjetër bën.

Jemi në pritje të numrit të ardhshëm të fletushkës qesharake të Pollos dhe Bashës, që përdoret për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për të penguar rrugën e integrimit./ CityNews

 

December 1, 2017 19:54
Komento

2 Komente

  1. spartaku December 1, 22:38

    Gjeja me e poshter eshte te nxish imazhin e vendit tend.Eshte turp i madhe te shesesh te te tjeret vendin tend,siç bene Basha per inat te Edi Rames.Edhe bota po na tall,por Basha me Berishen jane armiq te shqiperise,qe nuk jua kane dashur ndonjehere te miren shqiperise.

    Reply to this comment
  2. Kaci December 2, 12:03

    U befshi mut per pula ju PD e Milloshevicit e Putinit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*