Zbulohet gjurma e gishtit të Leonardo da Vinçit, vizatimi do ekspozohet në Cardiff

January 30, 2019 19:03

Zbulohet gjurma e gishtit të Leonardo da Vinçit, vizatimi do ekspozohet në Cardiff

Për 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh për të cilin janë organizuar 12 evente në Britaninë e Madhe – disa vepra të tij që janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës do të ekspozohen në qytetin e Uellsit, duke përfshirë një vizatim në të cilin janë të dukshme gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë të Da Vinçit.

Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma e Da Vinçit është “Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave”, një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s.

Nuk është hera e parë që vërehet një gjurmë e Leonardos në veprën që ai ka lënë pas, por kjo është hera e parë që bëhet një studim i hollësishëm mbi të.

Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, thonë studiuesit.

Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj.

v.l/ Dita

January 30, 2019 19:03
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 January 31, 10:04

    kush e vërteton se është e leonardos dhe jo e dikujt tjetër??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim