EMRAT-VIDEO: Dokumente për migrim të paligjshëm, 16 të arrestuar

March 10, 2018 18:58

EMRAT-VIDEO: Dokumente për migrim të paligjshëm, 16 të arrestuar

Sot, 16 persona nga disa qytete të Shqipërisë janë arrestuar pasi falsifikonin dokumente.

Polica e Fierit në bashkëpunim me shumë institucione të tjera, ka finalizuar ditën e sotme operacionin “Pagesa e Fundit”, duke arrestuar shtetasit që punonin në fushën e migracionit të paligjshëm.

Nga 16 personat e arrestuar, gjendeshin dhe shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme si: Bashkimi Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme si furgona, taksi, autobuza për në Tiranë te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Në përfundim të operacionit “Pagesa e Fundit”, u bë i mundur ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata dhe arrestimi i shtetasve:

– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.

– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.

– Xhevahir Myrtaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier.

– Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.

– Kostaq  Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.

– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.

– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.

– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.

Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” shtetasit:

–A.H, 62 vjeç, banues në Fier.

–A.N, banues në Fier.

–I.S, 48 vjeç, banues në Tiranë.

–D.S, 32 vjeç banues në Durrës.

–P.B, banues në Fier

–I.G, banues në Fier

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.

– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.

Fier – Goditet grupi kriminal me 16 anëtare në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëmNë kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjetër grupi kriminal me 16 anëtarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal ne vitin 2017, për veprat penale "Falsifikimit te dokumentave", "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" në ngarkim të disa personave të dyshuar për keto vepra penale.Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar "PAGESA E FUNDIT".Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorine e rrethit u bë i mundur arrestimi i 8 shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:- Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues Fier.- Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në Fier.- Xhevahir Myrtaj, banues në Fier.- Artan Haxhiu, banues në Fier.- Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Sarandë.- Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Pogradec.- Artan Hasani, 48 vjeç, banues ne Tiranë.- Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimitNë kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit "Detyrim paraqitje" i 6 shtetasve:- A.H, 62 vjeç, banues në Fier- A.N, banues në Fier- I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.- D.S, 32 vjeç banues në Durrës.- P.B, banues në Fier- I.G, banues në FierGjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve:- S.P, 41 vjeç, banues në Fier.- V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollore, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.Porosite mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit "Arrest me burg" dhe "Detyrim paraqitje" pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale "Falsifikimi i dokumentave" , "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen me dije.Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Publié par Ministria e Brendshme sur samedi 10 mars 2018

s.a/dita

 

 

March 10, 2018 18:58
Komento

2 Komente

  1. Arben March 10, 21:36

    Per te qeshur, por puna e ketyre, krahasohet me

    shoqatat humanitare qe nxjerrin njetezit nga zonat

    e luftes ne Siri

    Reply to this comment
  2. kush eshte fajtori ? March 11, 01:45

    Kjo ikje e llahtarisur e shqiptareve nga vendi i tyre eshte ne rradhe te pare se shteti dhe njerzit e zgjedhur pra deputetet dhe ministrat jo vetem qe nuk e kane bere detyren por e kane bere ate vend te pabanueshem..deputetet e kane kthyer parlamentin ne bordello politike kurse qeveritaret e kane shitur ate vend dhe shqiptaret jane emigrante ne vendin e tyre por te papune
    .
    Eshte pikerisht keq-qeverisja 27 vjecare dhe qendrimi hipokrit i miqve tane perendimore qe eshte rritur kerkesa e njerezve per ti kur nga syte kembet..me perjashtim te fallsifikimit qe besoj se eshte e sajuar te tjerat fallsifikime jane te justifikueshme se po ndihmojne njerzit te ikin nga kolera demonkratike berishaine qe do dhe 30 vjet te rregulohet..
    .
    Boll me keto aksione per shplarje truri…edhe ne kohen qe na pushtoi turku nuk iken me shume se gjysma e popullit qe nuk ka ndodhur ne asnje vend per te gjithe kohrat…..Kush e vrau ate vend….kush i cmendi shqiptaret ??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*