Zbulohet i plotë stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”

May 4, 2014 10:37

Zbulohet i plotë stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”

Zbulohet i plotë stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Më në fund pas shumë pritje dhe një projekti ende të pambyllur plotësisht është zbuluar fasada e plotë e stadiumit të Elbasanit që do të jetë nga shtatori e tutje shtëpia e re e kombëtares shqiptare.

Është “Atelie 4” që ka projektuar fasadën dhe exteriorin(pamjen e jashtme të stadiumit). Një punë e mirë që do të ndryshojë këtë stadium. Bëhet fjalë për një investim rreth 2 milion euro nga qeveria shqiptare për një stadium i cili do të ketë një kapacitet maksimal prej të paktën 12.400 vendësh.

Burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bënë të ditur dje se vlera totale e shpenzimeve për rindërtimin e stadiumit në Elbasan do të shkojë 2 milionë euro, nga 1.4 që ishte parashikuar në fillim. Investimi në stadiumin e Elbasanit është një financim tripalësh mes FSHF, Shtetit Shqiptar dhe Bashkisë së Elbasanit. Dy të parat do të impenjohen financiarisht për të rindërtuar stadiumin në brendësi, duke përfshirë edhe fushën, tabelën elektronike dhe ndriçimin, ndërsa Bashkia do të impenjohet për të rikonstruktuar rrugën përreth stadiumit dhe parkingun, që pritet të ketë rreth 400 vende për makinat.

Gjithashtu, rruga do të jetë me dy korsi dhe do të ketë një ndriçim të cilësisë së lartë. Në stadiumin e Elbasanit kanë të paktën dy muaj që kanë nisur punimet dhe mendohet që të përfundojnë në fund të muajit gusht apo në shtator. Dhe sikur të mos arrihet ky afat, Shqipëria mund të kërkojë të luajë jashtë dy ndeshjet e para zyrtare dhe të rikthehet në vend në tetor me dy sfida brenda 4 ditëve.

Punimet parashikojnë rindërtimin e tribunës kryesore, e cila do të ketë një fasadë e tëra në xham dhe gjithashtu tribunën VIP me 400 vende dhe 100 vende për gazetarët. Tribunat e tjera do të rregullohen nga e para, ndërkohë që do të jetë një fushë e re dhe parashikohet që stadiumi të ketë 12.400 vende.

May 4, 2014 10:37
Komento

14 Komente

  1. ALBANO May 4, 11:35

    eshte turp ::sot ne shekullin e 21 ama po ben nje stadium 12 mije vendesh ::: eshte turp per shqiperine ::shikoni kroacine serbine bosnjen maqendonine sllovenine te gjithe e kane je stadium por rama po ben njs pallat sporti se sot ne bote nuk ka stadiume 12 mijesh :::kosova 5 vjet qeveri e beri nje stad te 20 mije vendesh ::::po ben nje stad sa me e la gojen :::me mire le ta rregullojne stadiumin e shkodres :::ta shtojne :ta bejen 30 mije si ne europe ::::: keto ministrat tone jane kot ::e kane mendjen per te mbushur xhepat ::::perse nuk ben nje kasolle rama per vete por ben nje vile ::ne dajt :::i zgjuar:::

    Reply to this comment
    • Kpboa May 4, 15:36

      Stadiumi po ndertohet per qytetin e Elbasanit dhe numri i ulseve eshte me shume se i mjaftueshem duke pare interesimin e tifozeve .

      Reply to this comment
  2. shqiptari May 4, 11:57

    po teroristi duka sa ka vjedhure apo sa do vjedhe nga keto euro se pere ate pune e shte plera qe nxori kavajne e kulturuare dhe la lacjane te injotrantere se ka kaq vite ne kete poste dhe nuk bere nje stadium dhe si miu i pusetave qe eshte ka frik nga injorantete dhe masakron ballshine e besnikute te partise qe kishe dal nga kategoria turp pere kete federate qe mbane pere kryetare nje teroriste qe sulmone kulturene dhe mbrone injorancen qe na mbolli poshtersia berisho bashiço metiço kryemadhiçi

    Reply to this comment
  3. Aldo May 4, 13:30

    Atelie 4 ???? Kjo eshte studioja e burrit te Mimit, Sandrit. Kjo eshte studioja qe betonizoi Tiranen kur kryetar bashkie ishte Edveri!!!

    Reply to this comment
    • zeni May 4, 19:00

      Ti hedhim ne gjyq Aldo. E ke numrin e studios ligjore te Argites? Po munde shiko nese i shoqi i Argites mund te na ndihmoje me projektin se ka eksperience ne keto pune.

      Reply to this comment
  4. Pac May 4, 21:56

    SHUM MIRE QE BEHET STADIUM I RI NE ELBASAN POR SHUM ME MIRE ESHTE TE PERFUNDOHET STADIUMI I SHKODRES , QEVERIA RAMA DUHET MOS TA LERE NE GJYSEM KTE STADIUM POR TA PLOTESOJE SE DOTE NDIKOJE DIREKT PER RILINDJEN EDHE TE FUTBOLLIT SHQIPTAR .

    Reply to this comment
  5. redi sheheri May 5, 07:31

    Ajo qe ka rendesi per nje stadium eshte fusha.Me sa di une fusha e stadiumit te Elbasanit eshte riconstruktuar tre here,qe nga ndertimi ne vitin 1965-66.Te tre heret me deshtim te plote,Ajo fushe mban uje sikur nje vese shi te bjere.Para pak vitesh kur kryebashkiaku Sejdini ishte prefekt,kesaj fushe iu nderrua tapeti,u bene kanalizime te reja,kryq e terthor dhe perseri me deshtim te plote,kjo eshte nga fushat me pellgmbajtese ne Shqiperi.Eshte per te ardhur keq,sepse Elbasani ndryshe nga Durresi,Tirana,Kavaja etj,ka nje pjerresi natyrale dhe nuk ndodh qe ky qytet te permbytet ndonjehere.T e gjithe e pame ndeshjen Atletiko-Celsi,se si kerciste bresheri dhe shiu per 90 minuta ne fushe,por nuk u formua asnje pellg me uje.Perse nuk marrin specialiste te fushave te stadiumeve te botes,per tu treguar marifetin se si ndertohet nje fushe per te luajtur futboll?

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati May 5, 16:34

      Je shume i sakte –Po keta nuk marin specialsite te huaj per fushen , sepse nuke e kuptojne

      Jane kudo skopionsat e Edushkes qe ose jane spiune te grekut , ose jane milionere,
      porse qe ne te dyja rastet kane si emerues te perbashket faktin qe jane kokeqype

      Reply to this comment
  6. Plepi May 5, 10:26

    O shqiptari!
    Meso njehere te shkruash shqip, pastaj bej komente…

    Reply to this comment
  7. enea May 5, 16:00

    Shqiperia nuk meriton stadium te ri per vete faktin e thjeshte qe lojtaret e kombetares jane matrapaze dhe shesin ndeshjet.
    Pse duhet me shku ne stadium te shikohen si luajne hajdutet???

    Reply to this comment
  8. Pac Martini May 5, 22:15

    Qeveria Rama se pari duhet te pefundojne stadiumin e shkodres se eshte i lene pergjysem padrejtesisht nga poltika .Ky stadium plotson kushtet per fushen me kullim te ujit si dhe me kapacitetin per 26 mije tifoze, dhe eshte ne mesin e trojeve shqiptare . Jam dakort me komentusit qe te i kthehet emri stadiumi kombtar Vojo Kushi .

    Reply to this comment
  9. fat man May 5, 23:16

    Problem eshte kapaciteti shume i vogel i ketij sadiumi, per nje qytet gjithnje ne rritje te popullsise. Investimi duhet te parashikohet te pakten per nje periudhe te ardheshme 40 vjecare.

    Reply to this comment
  10. cunTirone May 7, 08:10

    Po shyqyr q po ndertojm t pakten nji stadium tashi i vogel i madh t pajten t jet i ri. Pse ca doni hu allianz arena??? Po ku ka futboll shqipria mer burr i dheut pse me kosovar me lushnjar me skraparlli e kuksjan do bojm futboll ne? Hhahahhahaha o thuj shyqyr qe po e bojn e ta gezojm majeni.men shqiptaret skan kultur do e prishin mrena vitit tu kap e thy stola….skemi shtet.skemi.kultur skemi gje ne terezi ne futbolli jon esht shum mbrapa. Sepse nuk.kan investu cdokushi ne shq. PER XHEPIN E VET KUSH T VJEDHI ME SHUM…..ishalla do zoti ndertohet edhe ai i qemal stafes se ai sic thone si projekt do dali bukur……..kaq duam ne 2 stadiume te mira i don tirona, 1 t mir vllaznia, 1 mesatare durrsi, 1 qe po e bon elbasani dhe kaq 5. Mir jemi……flasim per nivelin qe kemi,,se shpenzohet dhe investohet aty ku ka leverdi ku ja vlen se stw vijn kompanit e huaja gjermane italjane franceze aty ku nuk ja leverdis si psh ne kukes,,ca leverdie ka ai ne kukes?? Hahaha bohuni realist njerez kaq…..

    Reply to this comment
  11. ALBANO May 10, 17:40

    cfare realistash flet ti more tirons i viteve 90 :edhe ne afrike kane stadiume 30 mije tifozash :::pashe nje ndeshje pioniersh ka 2 dite ne France ::femijet luanin si ne stadiumin e elbasanit :::more vesh ::ose boje ose mshifu dhe mos u tall me shqiptaret :::kur luan kombetarja duhet nje stad 30 mije vetash keshtu si ne te gjithe ballkanin ::prandaj mos ja fut kot :::se ne vaqar ose ne momel behen keshtu stadiumesh :::::perse nuk ben nje kasolle rama :::meta basha berisha :::he per vete bejne vila dhe per shqiptaret :bejne gjera te shpifura ::::ky eshte realiteti ::

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*