Zbulohet identiteti, kush është i riu që u gjet i vrarë në Shkodër

September 1, 2018 15:04

Zbulohet identiteti, kush është i riu që u gjet i vrarë në Shkodër

Personi i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit është Arjan Ferracaku 31 vjeç.

Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00. Të dhënat e para janë kontradiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen.

Arjan Ferracaku është djali i pronarit të firmës së plastikës dhe duraluminit “Ferracaku” në Shkodër, Kujtim Ferracakut.

Ai është babai i dy fëmijëve të mitur.

Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia“ në Velipojë, një pikë referimi zonale dhe një restoranti në Zus, sapo kalon urën e re të Bunës.

Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur për disa ngjarje kriminale.

Rreth 40 forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Shkodra po kthehet në një qytet me rritje kriminale të dukshme.

Më 15 korrik në Shkodër u gjetën të ekzekutuar në makinën e tyre, ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci.

Më 10 gusht, në Shkodër u gjet i vrarë Fatbardh Lici.

Pak ditë më pare, po në Shkodër, janë denoncuar si të zhdukur, daja dhe nipi, Agron Mullaj dhe Gëzim Hysa.

o.j/dita

September 1, 2018 15:04
Komento

5 Komente

  1. koment September 1, 18:48

    gjithnje veriu i shqiperise ka qene baza e krimit me te mprehte sa here drejtesia permiresohej per njerezit e vegjel.
    Si qelbi mbledhur kur kurohet mahisja e plages, krimi mblidhet ne Shkoder kur kurohet padrejtesia ne vend.
    Ka fytyre qeveria maskareshe e Rames ankohet per ndeshkimet e bajraktar krimineleve te thekur ne kohen e enver hoxhes.

    Reply to this comment
  2. Sali qelbesira September 1, 20:22

    Ti Koment qeke kopil nuk ha mut kot,i di gjerat ti.Ti ka mediar qelbesira i Vicidolit.

    Reply to this comment
  3. Arben September 1, 20:45

    Shkodra uropiane.

    Reply to this comment
  4. luka September 2, 00:03

    Ky ‘Komenti…’ te le pa fryme fare me komentet e tij. Rames ti marresh te keqen se nuk ka asnje krahasim me askend. Njeri mizor e diktator e jtjetri vrases ne mase, hajdut dhe tradhtar i vendit.

    Reply to this comment
  5. ETHEM September 2, 11:29

    ESHTE KOHA QE KRIMINELET E SALIUT PO KERKOJNE PARA SE PD KA MBETUR PA LEKE,DUKE SHKURTUAR MBI 10 VETA NGA SELIA E SHQUP-IT.
    DERI SA TE VRITEN KRIMINELET ME NJERI-TJETRIN SIPAS UDHEZIMEVE TE MAFJES SE PD,LSI…SITUATA DO JETE ME KEQ.POR EDHE SI PASOJ E DEKLARATAVE TE SALIUT PER ARMATOSJE TE POPULLIT DHE REVOLUCIONEVE PER MARRJEN E PUSHTETIT ME DHUNE.
    MOTOJA E SB ESHTE DHUNA,DESTABILIZOMI,LUFTA PER PUSHTET…NGA FRIKA E VETINGUT.
    KA ARDHUR KOHA TE LAHEN HESAPET ME HAJDUTET E KRIMINELET NE 28 VITE TE SUNDIMIT TE M A F I E S-SALIMOLLOSHEVIÇIANE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*