Zbulohet kasapi shqiptar në Itali, arrestohet për trafik droge

April 3, 2018 10:47

Zbulohet kasapi shqiptar në Itali, arrestohet për trafik droge

Një shtetas shqiptar, 33-vjeç, u arrestua nga karabinierët e Albenga-s, në bashkëpunim me policinë kufitare sapo ai zbriti në aeroportin e Genovas.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim për trafik droge, pasi thertorja në pronësi të tij  u zbulua se përdorej si mbulim për aktivitetin e paligjshëm.

Ai  bashkëpunonte me dy shqiptarë të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar.

Pas hetimeve rezultoi se shqiptari kishte investuar para të mbledhura nga droga për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri, shkruan ‘Liguria notizie’.

Operacioni “Tender meat” u përmbyll me arrestimin e 14 personave, dhe gjatë kontrollit të ushtruar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë, 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Edhe kodet që përdorte banda për porositë e marijuanës e kokainës u zbuluan. Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto”, ishin këto kodet që përdoreshin për peshën e barnave të ndryshme.

Trafiku i drogës, sipas policisë, i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

s.a/dita

 

April 3, 2018 10:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*