SHËNIM: “Grupet armiqësore” dhe nafta

Alqi Koçiko April 9, 2015 13:35

SHËNIM: “Grupet armiqësore” dhe nafta

Është shndërruar në barcaletë të pas viteve ‘90-të, por për kohën që bën fjalë, ka qenë padyshim makabre. Fjala është për thënien cinike atribuuar diktatorit Hoxha gjatë kërkimeve të inxhinierëve në terren. Sipas Enverit, “hmmm, po s’pati naftë, me siguri që ka armiq”.

Është e tepërt të pranojmë se nëse asokohe regjimi i shpikte armiqtë, këto 25 vjet “armiqtë e naftës” i kemi patur mes nesh, dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përkundrazi, janë pasuruar e fuqizuar aq shumë, saqë fjala e kryeministrit Edi Rama, nuk mund t’i ngjasonte më shumë se kaq, një shpalljeje lufte.

Një operacion në shkallë të gjerë, paralajmëroi Rama, i ngjashëm me atë në fushën e energjisë elektrike për të rikthyer ligjshmërinë, do të pasojë edhe për sektorin e naftës. Duhej me sa duket, të ndodhte prag-katastrofa e paralajmëruar e Marinzës me shpimet e kompanisë Bankers, dhe sidomos presioni i opinionit publik që erdhi më i fuqishëm se kurrë, që qeveria të ndërmerrte diçka në këtë sektor. Të kemi parasysh se flasim për operatorë të një fushe që xhirojnë miliarda dhe që çdo qeveri ka flirtuar me ta (për të mos thënë se ka qenë brenda tyre). Pavarësisht dëmit lehtësisht të verifikueshëm për xhepat dhe mjetet motorike të konsumatorëve, pavarësisht lojës me tatimet dhe detyrimet e tjera ndaj arkës së shtetit.

Po si do të jetë kjo betejë, nëse vërtet ndodh? Kryeministri pranoi diçka të trishtë, kur tha se e di mirë ç’kontrata skandaloze ka trashëguar qeveria e tij nga paraardhësit. Kemi shkruar për konsulencën e studios së zonjës Bler për këtë qeveri, lidhur me mundësinë e zgjidhjes së kontratës me koncesionin e Bankers Petroleum. Nuk e dimë ende pse ajo nuk e ka sugjeruar Arbitrazhin Ndërkombëtar. Por mesa duket, kjo nuk e pengon qeverinë që më në fund, të kërkojë njëfarë llogarie; paçka se kontrata e 2004-ës dhe riaktivizuar në 2006-ën, me anekset e veta sekrete dhe “konfidenciale”, e lë Bankersin të shijë në kurriz në ekonomisë sonë, pasurive të nëntokës, banorëve lokalë dhe mjedisit, si t’ja dojë kokrra e qejfit. A do të japë kush llogari për këtë?

Megjithatë, përtej një kompanie dhe disa kontratave të frikshme, “lufta e naftës” që shpalli Rama është ku e ku më e gjerë. Ai foli për cilësinë e naftës në treg dhe në këtë pikë, nuk ke ku ta zësh më parë vjedhjen dhe mashtrimin: Tek importuesit, tek pikat e shumicës, tek manipulimi i cilësisë në pikat e karburantit, apo tek vjedhja për litër që bëhet tek pompa individuale. Çka rezulton në miliarda lekë humbje për popullatën, si në grabitje ashtu dhe në makina të prishura dhe ndotje të ajrit. Këto dukuri kanë qenë mes nesh, janë denoncuar në media, madje kanë dalë edhe lista kompanish e pikash karburanti, aty ku ato pak kontrolle kanë zbuluar shkelje. Por ama deri vonë, vetë Autoriteti i Konkurrencës nuk publikonte me emër të përveçëm shkelësit dhe mashtruesit sepse shkelte konfidencialitetin e bizneseve?!

Pse pra, kryeministrit iu desh të priste kaq shumë për këtë aksion? Mendja ta do që aksidenti i Bankersit ishte pika që derdhi gotën. Lehtësia e padurueshme e shumave marramendëse që qarkullojnë, pa derdhur atë që duhet në arkën e shtetit, është pika tjetër; aq më shumë që situata ekonomike këto kohë nuk shkëlqen, përkundrazi. Por nga ana tjetër, një tjetër arsye është se nafta ngjan shumë, por nuk është si energjia. Përse?

Sepse vjedhësit e energjisë, si familjet, ca kafene e ndonjë hotel e biznes, janë më të kollajta si për t’u pikasur, edhe ndëshkuar, nëse ekziston vullneti. I vetmi mundim është se do shkosh shtëpi më shtëpi dhe, tek e fundit, energjinë e ke në dorë ta presësh. Ndërsa sektori i naftës e ka më të përqendruar “tufën” e abuzuesve, por edhe më të zorshme për ta sulmuar. Arsyeja nuk është sekret: Për shkak të fuqisë së madhe financiare. Çka sjell natyrshëm nga pas edhe ndikimin politik. Për opinionin publik nuk përbën ndonjë mister të madh, fjala vjen, përse opozita e sotme nuk thotë gjysmë fjale për Bankersin.

Por i njëjti opinion është i zemëruar që nafta e benzina vijojnë të jenë cilësi e keqe, që prishin makinat, që vidhet tek pompa e karburantit; që çmimi rritet e rritet sapo “vjen lajmi nga bursa e Londrës”, por nuk ulet kurrë as kur “Londra e ka zbritur” prej një muaji; e që në fund, helmojnë një zonë të tërë dhe thonë se është gaz që shitet në supermarket! Dhe ky opinion nuk ka sesi të jetë entuziast kur shikon se asnjë distributori karburanti nuk i është “mbyllur dyqani”, afërmendsh pastaj se ç’mund t’u ndodhë kompanive të mëdha të regjistruara në ishuj ekzotikë.

Gjithsesi, është fakt që në masë dërrmuese, në sektorin e energjisë elektrike është rikthyer ligjshmëria. Nëse kryeministri kujdeset të përmendë këtë si precedent, dhe nëse nënvizon se ekzekutivi do të ruajë të njëjtin mostolerim si në atë rast, atëherë nuk ka arsye të mos shpresojmë se së shpejti, edhe armiqtë do të kthehen në “miq të naftës”. Por deri atëherë, si për të përgënjeshtruar diktatorin, duket se do të kemi nga të gjitha, edhe armiq, edhe naftë. Kjo e dyta, me cilësi të diskutueshme.1

 

****

Zbulohet kontrata sekrete e qeverisë me Bankers, e cila favorizon kompaninë e krijuar në ishujt Caiman

Ka dalë në dritë marrëveshja sekrete që qeveria shqiptare dhe “Bankers Petroleum” firmosën në vitin 2004.

Si kompania, ashtu dhe ekzekutivi i asaj kohe, u kujdesën që të mbanin të fshehtë këtë kontrate, e cila i jepte “Bankers”, të drejta ekskluzive në nxjerrjen dhe shitjen e naftës që del nga nëntoka jonë, madje duke e sanksionuar kofidencialitetin edhe me një nen të posaçëm.

Kontrata favorizon kompaninë jo vetëm në taksa, por edhe në dëmet që i shkakton banorëve dhe mjedisit. Nenet e kontratës nuk krijojnë asnjë mundësi që institucionet shtetërore të vendosin minimalisht një gjobë të vetme ndaj kësaj kompanie.

“Në rast fontatimi, aksidenti ose emergjence tjetër, kontraktori do të marrë të gjitha hapat e menjëhershme për ta sjellë situatën emergjente nën kontroll dhe të mbrojë kundrejt humbjes së jetës ose dëmtimit të pasurisë”, thuhet në kontratën pjesë të së cilës janë botuar më herët në DITA, zbuluar sot e plotë nga Vizion Plus.

Por nuk mbaron me kaq.

Në momentin që “Bankers” nuk arrin të marrë masat për zhdëmtimin e banorëve dhe mjedisit, edhe pasi ia ka kërkuar marrjen e këtyre nismave kompania “Albpetrol”, atëherë është vetë “Albpetrol”­i që detyrohet të paguajë dëmet: “Në rast se kontraktori dështon të marrë masat rregulluese të kërkuara nga Albpetroli brenda periudhës së kohës së përcaktuar për këtë, atëherë Albpetroli mund të marrë masa të tilla rregulluese për llogari të kontraktonit”.

Në kontratë sanksionohet qartë që “Albpetrol” nuk ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim dhe as mbyllje të kontratës për këto arsye.

Një tjetër favorizim që është bërë ndaj “Bankres” janë edhe taksat. Kompania ka të drejtë që të blerë çdo pajisje apo produkt i cili i nevojitet për të kryer operacionet e kërkimit dhe shitjes së naftës jashtë, pa paguar taksa doganore dhe tatimore.

Po ashtu, qeveria ose parlamenti nuk mund të marrë dot asnjë hap në ndryshimet e barrës që duhet të tatohet ky koncesionar pa dhënë ai më parë dakordësinë.

“Albpetroli” dhe Kontraktori do të jetë përgjegjës sipas licencë marrëveshjes duke përfshirë pa kufizim: – detyrimet që kanë të bëjnë me abandonimin, – pagimin e kostove dhe shpenzimeve te operacioneve, – çdëmtimet, – llogaritjen e pagesës së taksës së naftës mbi fitim”.

Pra, në rastin kur qeveria merr çdo masë e cila dëmton financiarisht kompaninë kontratktore, do të jetë “Albpetrol” ai i cili duhet të kompensojë faturën financiare.

Në vitin 2004 me anë të këtij vendimi gjykate, kompania “Saxon” u regjistrua në Shqipëri, në një kohë që dega qendrore e saj ndodhej në ishujt Caiman. Më pas në vitin 2006, emri i saj u ndryshua në “Bankers Petroleum”.

Alqi Koçiko April 9, 2015 13:35
Komento

54 Komente

  1. lapi April 8, 15:28

    nje pyetje kisha: cili nga shteti jone e ka aprovuar dhe firmosur kete kontrate pervec fatos nanos, te behet ndjekjr penale per te gjithe me shkak shitje te pasurise kombetare..ju ifshin nenat e ju dalte ndonje kancer o f nano e s berisha edhe ty o edi qe na krijove iluzionin se mund te beje ndonje gje per te ndryshuar realitetin. Placi e mos ju gjette varri te gjitheve o kelysher ushtrash…

    Reply to this comment
    • poku April 8, 20:41

      o lapsi jo fotos nano por rregullimi qe i beri sal berisha ne 2006 kontrates kete mund ta shikosh te site i Bankerisit kur ne 2007 -2008 filloj nentoka shqiptare te buroj lumenj nafte . Por per nje gje habitem pse keta socialistat e sotem mundohen tja ngecin nanos jo atij qe e ka be bere me te vertete nuk e di sec me vjen nje era MJAFT qe solli salen ne pushtetne 2005.

      Reply to this comment
    • Mosbindja Civile April 8, 20:51

      Kjo pune rregullohet keshtu:
      1. Burg atyre qe nenshkruan kontraten
      2. Mosbindje civile ndaj kompanise. Pa dhune e me qetesi populli vete duhet te beje qe te:
      – Ndalen te gjithe puset nen zotrim te kompanise
      – Mos lejim i punetoreve te shkojne ne pune
      – Bllokimi i zyrave dhe automjeteve te kompanise
      – Bllokimi i naftes se prodhuar qe te mos dale jashte Shqiperise.

      Pastaj besoj se kompania iken vete.

      Reply to this comment
    • roberto April 9, 21:28

      Zoti Alqi! Ne se nuk te duhet per servilizem politik,mesoje nga une nje te vertete,qe nuk e ke ditur:Ne asnje dokment nuk gjendet ajo qe shkruan ti se Enver Hoxha paska thene qe,NE SE NUK KA NAFTE DO KETE ARMIQ!Shikoni sot sa ARMIQ ka Shqiperia qe t’i jepni te drejte ENVER HOXHES per 50 vjet!

      Reply to this comment
    • feniks April 9, 23:22

      Ne kohen e Enverit ishte bere si ligj i pashkruar qe te gjitha shkrimet ne gazeta,mbledhje etj te fillonin me fjaline “magjike”:”Shoku Enver Hoxha ka thene….”!!
      Edhe artikullshkruesi i mesiperm ,Kociko,si shume te tjere per t’u treguar bashkekohor dhe i besueshem e fillon shkrimin e tij me nje fjali te SAJUAR gjoja sikur e paska thene Enver Hoxha per naften!!
      E pranojme se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni,por nuk jemi majmune tamam!
      Thone se Enver Hoxha vrau dhe burgosi plot shoke te tij,ministra etj,por pa i lidhur keto akuza me faktet konkrete,por vetem si shprehje te URREJTJES per armikun politik dhe ideologjik te sistemit te sotem kapitalist!
      Mire Enveri paska qene diktator,por keto 25 vjet KAPITALIZEM kane dale aq shume ARMIQ re Shqiperise sa e kane degdisur popullin ne MJERIM te tejskajshem dhe Shqiperine ne nje KAVIE EKSPERIMENTALE!!!Mire ne SOCIALIZEM qe ishte vetem nje parti dhe kush dilte kunder e gjente vendin,por keto 25 vjet,cfare DREQIN kane qe jane shtuar aq shume ARMIQTE,KRIMINELET,DROGAXHINJTE,HAJDUTET,TRADHETARET sa ata te Enverit duken milingona para ketyre???
      Vetem fjalimet e politikaneve ne foltoren e Kuvendit apo ne fushatat elektorale sikur te marresh,mund te rregjistrosh me qindra e qindra KRIMINELE,qe meritojne burgun pa medyshje!
      Cfare do bente Enver Hoxha pas shperthimit ne Gerdec?
      Me siguri,qe me dhjetra do ishin PUSHKATUAR!!
      Cfare do bente Enveri sikur nje minister te nenshkruante mareveshjen e shirjes(faljes) se 360 km/2 te detit shqiptar Greqise?
      Me siguri te gjithe grupin negociator do ta conte ne LITAR me gjithe ministrin perkates!
      Cfare do bente Enver Hoxha sikur nje minister te vidhte jo 250 milion euro,por 25 mije leke te vjetra ne mareveshjet tregetare me te huajt,sic beri Lulzim Basha me rrugen Durres-Kukes?
      Ne LITAR domosdo!
      Ndersa keto 25 vjetet e kapitalizmit mesjetar ,ata qe Enver Hoxha i VARTE NE LITAR,tani behen ministra,deputete,presidente,kryetar partie etj!
      Atehere si mund te behet krahasim per dy anet e nje medaljeje kur njera i sherben popullit,ndersa tjetra ia FUT POPULLIT???
      Tani HAJDUTI THERRET “KAPENI HAJDUTIN”!!!

      Reply to this comment
  2. Xhemil Xhafa April 8, 15:33

    kETU KEMI TE BEJME ME CA TRADHETARE TE INTERESAVE STRATEGJIKE KOMBETARE TE shQIPERISE DH
    E SHQIPTAREVE,NGA KLIKA E DEGJENERUARE FATOS NANOS DHE VAXHDIMI NGA SALI BERISHA

    Reply to this comment
  3. miroo April 8, 16:05

    E SHITEN SHQIPERINE PER SKRAP……….BARBARE

    Reply to this comment
  4. ilirjan April 8, 16:31

    E megjithate nuk ka PSE te respektohet nje kontrate e tille, antikombetare. Sipas arsyetimit te nenshtrimit ndaj saj, atehere Shqiperia duhej te ishte dje e ne vazhdim, e pushtuar, nga Turqia, apo akoma nen rregjimin zogollian, apo akoma e pushtuar nen Italian fashiste ose nen Gjermanine e tj, sepse Brenda ketyre rregjimeve, me marreveshje te rregullt u firmosen pushtimet, rregjimet qe erdhen me pas.
    Eshte teper e qarte qe tradhetaret qe po na qeverisin keto 25 vjete, kane pare dhe po shikojne vetem interesat e tyre, aspak te Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj asnje iluzion ndaj tyre.
    Nuk ka rruge tjeret, qendrimet e antareve te klanit te Edi Rames, jane domethenese, Ato jane njesoj sikur te klanit Berisha, si te tille duhen shporur njesoj . Rruge te mesme nuk ka, ndryshe do te pranojme te na grabisin barbarisht dhe te presim Katastrofen e madhe qe ka shkaktuar Grabitja e nentokes , e theksuar keto 11vitet e fund it.

    Reply to this comment
  5. roberto April 8, 16:34

    Fatos Nano si kryeminister i asaj kohe dhe te tjeret ministra e specialiste te grupit te punes qe kane marre pjese ne formulimin dhe nenshkrimin e kesaj KONTRATE KRIMINALE te DALIN PARA GJYQIT!
    T’U KONFISKOHEN TE GJITHA PASURITE dhe te demshperblehen fshataret!!!
    Po keshtu te KONTROLLOHET KONTRASTA KONCESIONARE qe Fatos Nano ka nenshkruar me Koncesionarin gjerman per aeroportin e Rinasit si te VETMIN aeroport nderkombetar ne Shqiperi per 20 vjet dhe te COHETNE GJYQ ku te kalbet ne BURG TE PERJETSHEM ky MASDKARA KRIMINEL!
    Te bverifikohen te gjitha kontratat e bera nga te gjitha qeveriite me FIRMAT E HUAJA dhe te cmohen DEMET KUNDER SHTETIT SHQIPTAR!!!
    POSAHTE KRIMINELET FASHISTE FATOS NANO ,SALI BERISHA etj,etj!
    NE BURG QENTE!!!

    Reply to this comment
    • TIRONAS 4 ever April 8, 18:47

      ne vjeshte ne vjeshte,,,,,,,do na dalin leshte

      Reply to this comment
      • roberto April 8, 20:14

        Opo lerini denglat tuaja se populli ka halle te tjera:Opo kur do t’i hiqen DEKORATAT Enver Hoxhes?Kete me thoni ju.Po me Tomen cfare do behet se ka ngelur pularia pa ushqim.Po ai Nishani eshte gjalle se kalamajte e mij nuk i ze gjumi pa degjuar perrallat e tij?

        Reply to this comment
        • Lleshi April 8, 20:25

          Edhe mua me kane thene se ka ze te embel ! Shiko po e prenotove dot Nishanin , me thuaj edhe mua , se e dua te vere ne gjume kalamajt e mi ! Sa kushton me thuaj !

          Reply to this comment
  6. Bocari April 8, 16:35

    Po kete qeveri qe e mban gjalle akoma kete kontrate nuk po e fusni ne sharjet tuaja?

    Reply to this comment
  7. rerewwq April 8, 16:45

    Nenshkruesit i nje kontrate te tille kane kryer nje akt te paster tradhetie kombetare! Duhet te kalben ne burg. Fatos Nano vazhdon i qete turneun neper kazino ndersa Shqiperia shkaterrohet e nuk paska as te drejte per t’u vetembrojtur!

    Reply to this comment
    • Lleshi April 8, 19:16

      E morret vesh pse iu ngrit Monument Ahmet Zogollit ? Eshte Mesuesi i Madh !
      Por nuk e kane fajin as Nano dhe as Berisha ! Fajin e kane ata qe i kane votuar !
      Nuk e hante kush shqiptarin , po te mos kishte tradhetare dhe injorante ! Prandaj ia penguan arsimimin per shekuj te tere !
      Tani hani kumbullat aguridhe dhe te tharta !
      Po keta qe jane tani , Eduçkat me shoke , pse nuk ia bejne sic ia bene CEZ-it ? Ta marre shteti dhe t’i caktojne nje administrator shteteror ? Cfare presin ?

      Reply to this comment
  8. Lleshi April 8, 17:00

    BRAVO ! E meriton plotesisht ky popull ! Me falni , jo e meriton , por mezi e kerkon !

    O popull e keni te sigurte parajsen pas vdekjes , gjersa kerkuat dhe kerkoni ferrin ne jete ! Kush do , do te kete edhe virgjeresha !

    Reply to this comment
  9. orli April 8, 17:01

    Booo çfare skandali!!!!

    Reply to this comment
  10. V.DUKA April 8, 17:38

    Respektet me te medhh per Vizion Plusin.
    Une e kuptoj se tanime eshte detyra e prokurorise qe te vazhdoj hetimet me urgjence per kete ceshtje KOMBETARE, por nuk kam besim se prokuroria jone do te mbaroj pune pa kaluar shume vjete , prandaj ju pergjerohem gazetarve te VIZION PLUSIT ta bejne ata ivestigimin dhe t’ua japin ne “pjate” hetimin se mbase do behet ndonje gje te pakte sa per te genjyer popullin si zakonisht.
    Me respekt per gazetaret e vertet V.Duka.

    Reply to this comment
  11. lol April 8, 17:54

    Kur kemi députéte qe paguhen kot per nje Pune qe nuk e bejne -ligjin qe do ndaloje nje njeri apo nje minister te vetem me vendos keso kontrata sklavertuese per ne-kur kemi ministra qe paguhen kot per nje gje qe nuk e bejne -zbatimin e ligjit edhe kontrolin e ketij zbatimi per mos me damtuar Shtetin tone e shtet paret tone,keshtu ndodh!
    Po prape se prape perkunder pretendimet e bankers ,ka nje ligj te kushtetueses qe autorizon edhe mbuljen e bankers ne Shqiperi:ai ligj qe detyron Shtetin me mbrojtur shqiptaret kudo!
    Pra bankersi kot mundohet se mbi ligjin shqiptar eshte ligji nderkombtar i cili ne keso rast na mbron aty ku kurvat politike shqiptare na shesin ne e pas urine kombtare per 5 pare!

    Reply to this comment
  12. Zorro April 8, 18:01

    Me keto kontrata mafjoze do plasi ne Zharze e Marinze si qemoti ne Kucove.
    Ata qe kane hedhur firmat ne kontrate, per zhelesh e ne burge.

    Reply to this comment
  13. M A R K O April 8, 18:08

    Kur e ka bo (firmos kontraten) Fatos Nano i kishte fut nja dy dopje XHIN.

    Reply to this comment
  14. veri April 8, 18:21

    Ksenofobet u kthyen ne ksenomane.Keta qe kane firmosur keto kontrata jane teknicienet qe shoqeruan Foto Camin ne bisedimet me Shtrausin.Keta i hodhen poshte ofertat e gjermaneve per ndihma pa kushte,keta nuk e pranuan nje fabrike benci falas ne Shkoder,keta nuk pranuan kredi nga gjermanet pa afat ,se nuk ja pranonte kushtetute e dhjere e dhise se zgjebosur me bishtin perpjete,keta muter kerkuan reparacione lufte.Kur ju rane breket i zbathen te gjitha,firmosin kontrata poshteruese me firma fantazme ne ishujt Caiman,qe edhe tani nuk e dine ku bie.Keta shiten pasurine e popullit tek mafiozet e huaj,me kontrata klandestine,me pasoja katastrofike per vendin dhe banoret,qe jetojne aty.Ja,sa e pasken dashur atdheun keta intransigjentet e vijes se ashper.

    Reply to this comment
    • roberto April 8, 19:25

      O “verri”!
      Po ju TRAPAT e vijes se bute ku keni qene deri me sot?
      Apo vazhdoni te duartrokisni mitingjet e Birishes e Topalles???
      Ngrihuni ne kembe per te shporrur “BANKERS-in”,por nuk e beni dot se ai i ka futur te gjithe politikanet ne xhep duke mbushur llogarite bankare qe nga Nano,Berisha etj!
      Tani ai te hedh ne gjyq nderkombetar dhe jo vetem qe nuk e pezullon dot,por te merr edhe gjithe Shqiperine PENG!
      Keshtu edhe me Aeroportin e Rinasit,po Nano firmosi kontraten ANTI KOMBETARE,qe RINASI te ishte per 20 vjet aeroporti i vetem nderkombetar ne Shqiperi,packa se aeroporti i Kukesit ishte gati i ndrtuar falas nga ARABET!!!
      KETO JANE TRADHETI KOMBETARE dhe Nano e Berisha kane bere shume te tilla aq sa te VAREN PER GJUHE NE MES TE TIRANES!!!
      Por ne nuk kemi as SHTET e as DREJTESI!
      Popull nuk kemi,vecse TURME bagetish!
      A kemi gje intelektuale qe te ngrejne popullin ne kembe???
      Vetem ca specialiste SEKSI kane mbetur te tjeret HANE MUT kot!!!

      Reply to this comment
  15. mirel April 8, 19:31

    A ka per te ngrene sot?
    Dhe nje dore muhabet ne kafe,.. aq e ka shqiptari.
    Varja teneqen kesaj historie se ska nder mend njeri te ngrihet.

    Reply to this comment
  16. Dashnor Kozaj April 8, 20:34

    .

    Gjendja
    Foto / Video
    Ngjarje e jetës

    ..

    Njoftime Lajmesh

    · .
    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

    ..

    Reply to this comment
  17. Popull April 8, 21:39

    KETA KATRANET E SHITEN SHQIPRINE ME GJITHE SHQIPATERE. KETA FIRMOSEN E VULOSEN SKLLAVERIMIN TONE DHE TE FEMIJENE, NIPERVE E STERNIPERVE TANE DUKE I LENE NE QIELL TE HAPUR……

    PO NE A MUND TE JEMI DAKORDE ME SKLLAVERIMIN TONE? PSE HESHTIM?
    PSE U BESOJME KRIMINELEVE? PSE ENDE NA PELQEN TE GENJEHEMI EDHE PSE KEMI 25 VJETE QE NA SKLLAVEROJNE? A DUHET TE NGRIHEMI E TE KEPUSIM ZINXHIRET E SKLLAVERISE NEN ETIKETIMEMIN ABSTRAKT “DEMOKRACI”?

    O POPULL MOS FLI PO LUFTO PER LIRI!

    Reply to this comment
  18. Socialisti bythpambuk April 9, 02:30

    Duhet shporrur Edi Rama nje ore e me pare se na mori lumi .

    Reply to this comment
    • Elpiniqi April 10, 16:29

      Po mire o “socialisti bythpambuk”,para Edi Rames e ka radhen KRYE KRIMINELI Sali Berisha,pastaj Lul Basha,Fatmir Mediu etj!!
      Ka radhe edhe KRIMI,o socialist prej Tropoje!!
      Te mbarojme pune me keta te UDB-se pastaj me Edi Ramen!
      Se ti hiqesh si socialist,por ne fakt je KELYSH KURVE berishist!

      Reply to this comment
  19. Arben April 9, 05:42

    KUSH THA QE ISHTE SEKRETE???!!!!!

    SALI BISHA E FUTI SHTETIN SHQIPETAR NE NJE MARREDHENIE VASALITETI TOTAL NDAJ BANKERS-IT.

    PER SALI BISHEN KA VETEM NJE VEND

    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG BURG

    Reply to this comment
  20. I.Troplini April 9, 07:49

    Mendja e njeriut te shendoshe, refuzon te quaje KONTRATE, nje deklarate te tille roberie dhe shitjeje te dinjitetit, te duarlidhjes se vetvetes dhe venien ne pozita shkaterruese te nje kombi.
    Kjo nuk eshte kontrate. Kjo eshte TRADHTI.
    Jane simptomat e nje politike antishqiptare qe gjen shprehje ne shembuj te tille si ajo marreveshja e cmendur me Greqine (per detin dhe dhurimin tyre te territorit shqiptar) apo me skandale te tilla si kjo e BANKERS.
    Juristet e seminareve te plepave, jane te vetmit ne kete vend, qe mund ti keshillojne nje Kryeministri, te firmose nje leter bakalli te tille. Per krime te tilla, duhet jo vetem nenshkruesi por edhe ata keshilltaret juridike qe shoqerojne procese te tilla qeveritare, te merren te pandehur.
    Ata qe thone se qeverise se sotme, i jane lidhur duart me kontraten e vjeter, ndaj nuk mund te ndermarre asnje hap ne drejtim te kesaj kompanie anonime, gabojne.
    Edhe ne nje situate te tille, kaq te pafavorshme per qeverine, ka rruge dhe mjete te tjera qe mund te ndermerren, per ti kujtuar kumarxhinjte e ishujve Caiman dhe ate plakun qe qelb Shqiperine, ne zyrat e SHQUP,,,,se kur topi eshte i imi,,,,penalltine e gjuaj une.!!!

    Reply to this comment
    • roberto April 10, 16:33

      E dime te gjithe qe Sali Berisha ka kryer KRIME MONSTRUOZE,por me habit fakti,qe qeveria e PS-LSI nuk ka bere asnje PADI PENALE per kete KRIMINEL!!!
      A eshte kjo njelloj si UJDIA e Fatos Nanos pas 97-tes,qe mbasi Berisha e shkaterroi Shqiperine ai NUK E COI NE GJYKATE,por i krijoi kushte per te ardhur ne SUNDIM edhe 8 vjet te tjera???
      EDI RAMA dhe ILIR META!
      Ne se nuk po e coni Berishen ne Gjykate atehere edhe ju jeni BASHKEFAJTORE E TRADHETARE si ai!!!

      Reply to this comment
  21. naftetari April 9, 08:52

    O popull, bankers nuk eshte hetuar dhe nuk do te hetohet,, aty ka politikan te djathte dhe te majte, shume firma qe punojne per bankers , Jane te politikanve me emra te qytetareve te ndryshem,,, pyesni naftetaret dhe punetoret qe punojne aty,,,

    Reply to this comment
  22. Zorro April 9, 13:58

    Keta hajdut legena si te majte dhe te djathe nuk do ta kene te larget diten qe populli do ti permbledhi e do ju tregoj vendin jo burg po keta litarin e kane pak, xhepat e tyre i mbushen duke vjedhur pasurine kombetare e duke e shitur dinjitetin kombetar ne te gjitha drejtimet e aspektet e fushave te jetes se vendit.
    Personaliteti i shqiptarit po shkon drejt “0”, ne te gjithe europen, te mos them boten, po e shtyjne me bythe shqiptarin si “jevgjitet” dikur
    Hungarezi na ka mbajtur ne aeroportin e Budapestit per verifikim pasaporte 12 ore, kur ne ishim tranzit dhe te shoqeruar nga personalitete te nje shteti mik e diheshim se cfare detyrash kishim.
    Po shikojme se cpo ju bejne shqiptareve te Kosoves ne Hungari, Belgjike, France, Gjermani etj.
    Te gjitha keto fenomene ndodhin se nuk kemi shtet dhe se ky shtet eshte pa personalitet.

    Reply to this comment
  23. Bocari April 9, 14:03

    Perpara ne zgjedhjet e 23 Qershorit ! Politikanet presin votat tuaja per te bere biznese te reja!

    Reply to this comment
  24. Guri April 9, 17:21

    Shqipërinë e kanë shitur tradhëtaret. Te gjitha pasurite kombetare jane grabitur dhe po grabiten nga politikanet tane ne bashkepunim me te huajte. Zgjidhja: Prishje urgjente e marreveshjeve konçensionare skllavëruese në naftë, miniera etj. Ata, qe i kanë firmosur këto marrëveshje antishqiptare, dihet se kush janë. Prandaj, te arrestohen dhe te dalin para drejtësisë, tu sekuestrohen te gjitha pasurite… Për naftën zgjidhja është shumë e thjeshtë: Të bllokohet gryka e naftësjellësit në Vlorë! Asnje gjykate nuk ndërkombëtare nuk gjobit shtetin shqiptar, sepse Bankers etj. e kanë shkelur kontraten dhe ligjin shumëfish. Nafta dhe minierat
    të shpallen pasuri shtetrore dhe të mos privatizohen dhe as të jepen me konçensione.

    Reply to this comment
  25. afrim aliu April 9, 17:25

    po nuk eshte vetem nafta ,po kromi,hekurnikeli,bakri po ketu duhet te qeveriset si ne kohen e mocme po su ngopen hajdut nga te gjithe anet

    Reply to this comment
  26. "Horri i Bulevardit" April 9, 18:28

    Sot ne vitin 2015, gati mbi 95% e komentuesve, ku fus edhe vehten time, jemi dakort, qe personat pergjegjes, te kesaj katastrofe ekologjike dhe financiare, te denohen maksimalisht, biles po te ekzistonte denimi me vdekje, perseri do ishim dakort, qe disa nga keta, te shkonin ne plumb.
    Mos edhe Enver Hoxha e ka nuhatur, qe ne sektorin e naftes, po behen veprime te atilla. Qe mund te sillnin kete situate qe kemi sot?
    Themi qe Enveri ka vrare, i themi se ishte diktator vrases, por si ti denosh keta plehra qe shkaterrojne cdo vend, ku jetohet dhe vrasin mesemundjet qe keta i shkaktojne, familje te tera, vrasin dal nga dale, nje qytet.
    Si ka mundesi qe mbas nderhyrjeve cnjerezore ne kete sektor, nga bisha, qe snjohin asgje pervec ngjyres se dollarit, te kemi qindra femije, ndoshta mijra, qe kurohen me semundjet e gjakut dhe ne nje emision qe kam pare ne tv, shumica ishin nga zonat e Ballshit, Fierit.
    Emri i semundjes nuk me vjen ndermend tani, por eshte nje lloj semundje, qe femijet duhet te marrin gjak, te pakten dy here ne muaj.
    Dhe e quajme Enver Hoxhen vrases, po ishte “vrases” por ai vriste vrasesit e vertete dhe tani qe ne kujtojme se jemi humane, shikoni keta vrases, qe po vrasin qytete dhe fshatra te tera.
    E mbeshtes tani Edi Ramen, por ne qofte se .Edi Rama do te behej nje Enver Hoxhe, do ta mbeshtesja me te gjitha forcat e mija, se kete vend, vetem nje Enver Hoxhe e ben zap.

    Reply to this comment
    • 21 janari April 9, 19:06

      I NDERUAR HORR (je me I miri horrave)

      Nuk eshte turp te thuhet se periudha e EHH ishte nje kohe teper e veshtire dhe mund te gjejme me mijra gabime per gjysem shekulli.

      Ishte nje situate qe nga 1943 e deri ne 1985 cdo levizje e EHH ishte e detyruar dhe percaktuar sipas skakieres te politikes superfuqive..nje gabim I vogel ne rrafshin kombetar mund te perfundonim ne fushe beteje si ne Kore,Vietnam,ndarja e gjermanive apo lufta civile greke.

      Por ajo qe I ngre me shume lavdine atij jane keto faktore:

      -TRADHETIA E PARISE TIRANES (PD KRIMINALE-PS IMPOTENTE)
      -HIPOKRIZIA E NDERKOMBETAREVE
      -IDIOTIZMI I TE PERNDJEKURVE POLITIKE
      -TOLERIMI I KRY-KRIMINELI BERISHA NGA USA

      Edhe une deri ne mars 1997 kam qene nje kundershtar modest qe kam dhene nje kontribut jo te vogel per ndryshim te atij sistemi ne vitet 90 por jo per hakmarrje dhe gjueti shtrigesh ku ish komunistet u bene me antikomuniste se dhe te burgosurit te Spacit.

      Nga 1997 e deri ne dite e sotme kur shteti shqiptar ka shkuar ne ….cdo sulm dhe denigrim ndaj tij eshte nje nder qe i behet Enver Hoxhes.
      Viktime e kesaj propogande eshte brezi i ri qe po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente.
      Por vepra e Enverit nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.
      JO VETEM PER ELEKTRIFIKIM AI MERTON MEDALJE SI BURRE SHTETI POR DO TI SHTOJA DHE DISA TE TJERA :
      1-DEKORATE ATDHETARIE
      Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
      SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
      2-DEKORATE TRIMERIE
      Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i …..Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
      3-DEKORATE GUXIMI
      Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
      4-DEKORATE LARGPAMESIE
      Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
      4-DEKORATE INTELIGJENCE
      Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
      5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
      Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
      Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
      Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
      Nuk dua te mbroj Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.

      Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresive….Vetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lufjtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak

      ME C’PO NDEGJOJME PAS TRADHETISE BIBLIKE TE PAS 2013 SHQIPTARET DUHET TE NISIN KREMTIMET PER SHENTERIMIN E PROFETIT ENVER HALIL HOXHA.

      .NUK ESHTE TURP POR DETYRIM KOMBETAR..THJESHT DUKE NDARE ANEN IDEOLOGJIKE TE GABUAR TE TIJ NGA ATO ATDHETARE QE VETEM NE KOHEN E GJERGJ KASTRIOTIT JANE PARE NE ATE VEND SHQIPONJASH

      Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" April 9, 19:49

      Emri i semundjes quhet TALESEMI dhe te semuret quhen talesemik.

      Reply to this comment
      • roberto April 9, 21:15

        Talasemia eshte semundje qe vjen nga pickimi i mushkonjave e jo nga nafta.

        Reply to this comment
        • "Horri i Bulevardit" April 9, 21:29

          Mund te kesh te drejte, por ndoshta ketu ndermjet komentuesve, mund te jete ndonje specialist i fushes dhe mund te tregoje me shume.
          E them kete se kam disa vjet, ndoshta jo me shume se 10 vjet, qe kete lloj semundje, po e degjoj me shumice ne ato zona.
          Nuk e di, ndoshta jeni edhe ju specialist dhe po te jete e vertete, se kam tagrin te kundershtoj.

          Reply to this comment
        • GAMORI April 10, 02:25

          NGA NAFTA VJEN LEUCEMIA(KANCERI NE GJAK) DHE KANCERI I ORGANEVE DHE LINDJEN E FEMIJEVE MONSTRA !

          Reply to this comment
  27. Arben April 9, 22:34

    O MILET, MOS I BESONI SHUME PROPOGANDES PER FUSHATE.

    KENI PER TA PARE SA E MBAROJE FUSHATA DO TI FUTEN PUNES PRAPE ME BANKERS,

    SI NE FILLIM.

    HA HA HA HA HA HA HA HA HA

    Reply to this comment
  28. fllad April 9, 23:11

    Mbeshtesim komentin e Dashnor Kozaj.
    GJITHE POPULLI FIERIT DUHET TE COHET NE KEMBE DHE TE MOS LEJOJE QE KJO KOMPANI TE VAZHDOJE PUNE.

    Te mos harojme se Rilindja ben kot sikur justifikohet per keto arsye:
    Nuk e ka penguar njeri dhe e ka detyrim ligjor te vendose mates ne puset e naftes.
    Ne cfare vendi ne bote???!!! rrufjanet do lejoheshin te nxirrnin naften dhe mos e maste njeri se sa!!!!!
    Se dyti ka mese dy vjet qe kur Rilindja erdhi ne pushtet qe banoret terorizohen nga termetet.
    Ku jane specialistet , ku jane dhe kush studio i ka dhene leje mjedisi dhe shfrytezimi kesaj kompanie.

    Mos ja lini nanos dhe saliut se prandaj votuan Rilindjen qe ti dale zot vendit dhe shqiptareve.

    Per mendimin tim keta(rilindasit) jane edhe me te rrezikshem sepse mashtruan shume rende.

    Reply to this comment
  29. padrino April 9, 23:39

    Lavdi Enver Hoxhës, dhe, Diktaturës së Proletariatit.25vjet që qeverisemi nga hajdut me çizme peshkatari , si nga barbarët e PDsè, po ashtu dhe “specialistët “e PS .

    Reply to this comment
  30. demo April 10, 05:57

    Nuk kam kend ne Fier,por situata ne fushat e naftes dhe zonat perreth duket katastrofike.Me mire se i zoti shtepise nuk e zgjidh kush kete situate,prandaj populli i atyre zonave qe po vuan nga helmet e naftes dhe termetet,te mos besoje me Edi Ramen,por te shpalle vetqeverimin e zones naftembajtese,ashtu si thote Dashnor Kozaj.Kane 80 vjet qe jetojne me naften,e dine vete c`duhet bere.!

    Reply to this comment
    • Sholla April 10, 11:09

      Po ta them une qe jam denbabaden fierak o Demo. Gjendja e vendburimit ne Fier eshte balte, ashtu sic jane edhe banoret e pa gjak te ketij rrethi. Po te kishte ndodhur kjo gjeme diku gjetke, do kishte rene rene qeverria, vec te tjerave, kurse ketu s’hyri nje gjemb te pakten tek ministri aktual, pa le te ndiqeshin penalisht ata qe neneshkruan kete marrveshje te turpshme. Me gjithe shpirt e them qe qenie kaq te felliqura sa myzeqaret qe u mjafton nje kothere buke misri, per ta mbyllur gojen, veshtire se mund te gjesh ne faqe te dheut. Mire ua bejne dhe shpirtin nga bytha le tua nxjerrin, se e kane hak.

      Reply to this comment
  31. Hëm... April 10, 10:59

    iku koha e drejtesise… ate e ben ai qe nuk perlyhet vet. Jane te pakte ata qe kane shpetuar nga trendi ‘demokratik’ i abuzimit ku ti rrije e shihje te tjeret qe abuzonin, dhe ty te benin per budalla. Te pakten, ta qepin per monizmin dhe Enverin ta lene rehat dhe nderkohe ta leme kohen te beje te veten se si thote nje fjale ‘le te hane njeri-tjetrin si qente ne kasaphane’.

    Reply to this comment
  32. Patosi April 10, 13:28

    Ndersa hedh drite dhe komenton mbi Pasurine Strategjike : Nafte, te vjen keq kur autori Alqi, qe ne fillim hedh balte dhe peshtyn mbi personin qe beri gjithcka pati mundesi, duke cfrytezuar edhe shume fuqi te Shtetit Shqiptar qe duke qene ne krye te Partise ideoi dhe beri realitet fuqizimin dhe shtrirjen e vendburimeve te Naftes. U krijua plotesisht me forcat tona Gjigandi energjitik i Naftes Shqiptare.
    Shqetesimet e shprehura ne analizen e autorit Alqi kane te bejne me Politiken qe kane ndjekur qeveritaret tane te pas 90-s, duke pasur si objektiv kryeministrin e sotem, duke shpresuar se atij i ra detyra per te permbysur kete politike te mbrapshte, i ra detyra te bej ndryshimet e priteshme. Por jane disa fakte qe permbysin shpresen per “Permbysje”, pra vendosjen ne binare te Politikes ekonomike per Naften. Me kryesori eshte vendimi i mare per te privatizuar 100 per qind asetet e Albpetrolit brenda v.2016, por qe u shpejtua per ta bere brenda v.2015(!).
    Skandali i rradhes, qe i parapriu “Gerdecit” Marinez, ishte falja e borxheve qe shoqerite koncesionare te naftes, (megjithese ne baze te kontratave e grabisin sa te duan Albpetrolin, Shtetin), i kishin(sepse nuk i kane me) Albpetrolit, pra Shtetit. Kjo me firme te Drejtorit te Albpetrolit, kuptohet me porosi apo leje nga ministri Damian Gjiknuri (!).
    Ndaj z.Alqi, abuzimet ne Nafte, menyra e qeverisjes se Saj, jane njesoj. Te ngjashme per te gjitha qeverite e pas 90-s. Duhet nje reagim me i forte qe, pervec mediave, te gjeje forcen per te vene ne levizje Prokurine Shqiptare, Drejtesine Shqiptare.
    Si naftetar dhe bir naftetari po ju jap disa fakte:
    . Ne Sektorin e Naftes ne v.1990 punonin 24000 naftetare,(inxhinjere, teknike, mjeshtra dhe punonjes te thjeshte te specializuar),
    . Ishin dy Institute qe perbenin Trurin e Sektorit te Naftes, me inxhinjere dhe specialiste te mesem te talentuar,
    . Ne qytetin e Patosit kishte Biblioteke tekniko-shkencore qe ishte unikale me libra dhe revista tekniko shkencore te cilat cfrytezoheshin nga personeli inxhinjero-teknik .
    .Jeta ne Qytetin e Ri te Patosit lakmohej per nga gjalleria dhe kultura qe rezatonte. Kjo edhe per arsye se perberja e familjeve , megjithese nga krahina kryesisht te Jugut te Shqiperise, ishte me shumice intelektuale nje pjese e te cileve mbaruar jashte shtetit, te cilet ushtronin indirekt kulture dhe pjekuri mbi shumicen, duke e rrembyer dhe e penguar ne ngjarrjet e demshme per qytetaret.
    e tj, e tj fakte qe u shkaterruan, te cilat sot as qe mund te ndodhin.
    Z.Alqi, uroj qe zeri i juaj, kjo gazete te vleresohet nga lexuesit dhe te arrij te zgjoje te pergjumurit , njekohesisht edhe te trembe dhe tulati grabitesit, personat pergjegjes te shkaterrimit te Naftes Shqiptare.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" April 10, 17:43

      Me pelqeu shume komenti juaj Patosi, realist dhe ku shpreh keqardhjen, se si u katandis, nje gjigand i ekonomise sone, ne nje tragjedi, te atyre qe punuan nder vite dhe e lartesuan, emrin e naftetareve dhe inxhinjereve mendjearte, qe ne vend te kepuceve lustrafin, vishnin xhizmet e naftetarit dhe gezoheshin si femije, kur puna e tyre, jepte frytet e deshiruara.
      Respekt per ju.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*