Zbulohet koreografia e tifozëve kuqezi, dy flamuj gjigantë do të shpalosen në stadium

October 8, 2015 16:33

Zbulohet koreografia e tifozëve kuqezi, dy flamuj gjigantë do të shpalosen në stadium

Nuk do të ketë simbole që s’përfaqësojnë Shqipërinë zyrtare në ndeshjen ndaj Serbisë. Ky është ultimatumi i UEFA­s dhe policia është e detyruar ta vërë në zbatim këtë urdhër, duke “zhveshur” çdo tifoz që mund të ketë me vete banera, parrulla apo elementë koreografikë me sfond nacionalizmi.

Megjithatë, tifoi­grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka menduar ta kompensojnë gjithçka me dy flamuj gjigantë kuq e zi, të kombit shqiptar, të cilët do të shpalosen sonte në stadium. Kjo kërkesë e mbështetësve të kombëtares sonë është pranuar nga UEFA. Mësohet se flamujt e mëdhenj do të shpalosen në tribunat C1, C2 dhe C3 të “Elbasan Arena”.

Edhe në “Telia Parken”, në fakt, tifozët kuqezinj në Skandinavi kishin përgatitur një flamur me përmasa të konsiderueshme, të cilin e hapën gjatë ndeshjes.

Merret vesh se flamuri gjigant, që do të jetë pjesa kryesore e koreografisë në shkallët e stadiumit, do të jetë i ngjashëm me atë që u shpalos në ndeshjen Shqipëri­Ukrainë në “Qemal Stafa” (shih videon).

Më herët është bërë e ditur se sponsori gjeneral i kombëtares, “Digitalb”, do të shpërndajë për çdo tifoz që do të hyjë në stadium nga një flamur të vogël kuqezi, si dhe nga një plis, dy simbole që na nënvizojnë me një emërues të përbashkët si komb, shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Diasporës./Telesport

 

October 8, 2015 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*