Zbulohet kush ishte biznesmeni që humbi jetën në aksident

November 9, 2017 18:18

Zbulohet kush ishte biznesmeni që humbi jetën në aksident

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.

Ata janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana. Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U.

Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25 mbrëmë tek “kthesa e Arbanës”.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Athanas Xhavara 45 vjeç është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25 tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.

Tvklan.al ka mësuar se 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private; riciklim; eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.

Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

 

November 9, 2017 18:18
Komento

1 Koment

  1. Zamir Shtylla November 10, 01:20

    CKA NUK BEJNE NJE MILIONE EURO TE THATA ME VALIXHE !?

    Kjo eshte vetem pjesa e prokurores se ceshtjes. Pjesen e Luanit e ka marre kryeprokurori Llalla +
    Keto jane zerat qe qarkullojne ne menyre teper konfidenciale neper korriodret e Prokurorise se Pergjithshme ne Tirane !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*