KURIOZITET: Një lule “biseksuale” është prindi i 800 luleve të sotme?

August 19, 2018 13:02

KURIOZITET: Një lule “biseksuale” është prindi i 800 luleve të sotme?

Shkencëtarët ia kanë dalë të rindërtojnë atë që besohet se është lulja e parë në tokë “biseksuale”.

Ajo i ngjan një zambaku ose magnolia dhe fillimisht u prezantua në një studim të botuar në revistën shkencore “Nature” nga hulumtuesit e Universitetit të Paris-Sud dhe Universitetit të Vjenës.

Ajo u “rindërtua” pasi u analizuan të dhënat gjenetike nga rreth 792 lule.

Autori kryesor Herve Sauquet konkludoi se paraardhësi i përbashkët i të gjitha këtyre luleve ka shumë gjasë të ketë qenë një lule “biseksuale” e cila ka ekzistuar midis 140 deri në 250 milionë vjet më parë.

Sipas studimit, lulja ka patur dy karakteristika riprodhuese androecium dhe gynoecium, me 10 “thekë” meshkuj dhe pesë organe karpele femër.

Zbulimi është pritur me entuziazëm, por autorët pranojnë se studimi ka kufizimet e veta duke qenë se fosile të kësaj luleje nuk janë gjetur ndonjëherë.

k.a. / dita

August 19, 2018 13:02
Komento

1 Koment

  1. MH August 19, 14:45

    Shkepus:
    “Sipas studimit, lulja ka patur dy karakteristika riprodhuese androecium dhe gynoecium, me 10 “thekë” meshkuj dhe pesë organe karpele femër.”

    Simbas vetive qe kane elementet inorganike i bie qe meshkujt e kesaj luleje te jen monovalent,monoatomik ne grupin e alkalineve.Ndersa femnat bivalent biatomike,ne grupin e oksigjenit qe te japin firome,oksigjen.
    Nese i vrejme per nga arti.I bie qe ne kercim klasik apo popullorshe femna gezon dy kavalier ne vallezim.
    Ne dhuntine e sistemit qe kemi Pluralist demokratike sot ne lidhje me intimitetin i bie qe kopulimin lulja ta baje treshe.Sic e bajne njerezia e shfrenuar apo e dashuruar deri ne eksitim ekstrem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*