Zbulohet maska e sundimtarit të qytetërimit Maya

August 26, 2018 18:59

Zbulohet maska e sundimtarit të qytetërimit Maya

Arkeologët kanë zbuluar një maskë e cila besohet se i përket një prej figurave më të larta të qytetërimit Maja.

Duke punuar në rrënojat e lashta të Meksikës, ekipi i specialistëve të Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë ka zbuluar maskën e sundimtarit Pakali i Madh.

Arkeologët janë shprehur se detajet e maskës e prezantojnë atë në një moshë të vjetër.

Gjatë gërmimeve janë zbuluar po ashtu rituale, objekte në qeramikë të pikturuar, si dhe eshtra të gdhendura.

Pakali i Madh ka lindur në shekullin e VII dhe hipi në fron në moshën 12-vjeçare. Besohet se ai ka qëndruar në pushtet për 68 vite.

Gjatë mbretërimit të tij u zhvillua një qeverisje e begatë në qytetin e lashtë Palenque dhe mendohet se ai la pas ndërtesa dhe një arkitekturë mbresëlënëse.

s.a/dita

August 26, 2018 18:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*