Zbulohet mesazhi që Benito Mussolini do donte t’u jepte brezave të ardhshëm

September 1, 2016 20:21

Zbulohet mesazhi që Benito Mussolini do donte t’u jepte brezave të ardhshëm

Ashtu si një roman i bukur intrigash, pergamena e shkruar në latinisht gjendet e fshehur nën një obelisk të madh në Romë.

Problemi për ata që duan të dinë përmbajtjen e tij? Obelisku 300 tonësh nuk mund të lëvizet. Megjithatë, historianët Bettina Reitz-Joose dhe Han Lamers kanë arritur të deshifrojnë atë që shkruhet në dokument përmes tri burimeve pothuajse të panjohura që gjenden në bibliotekat dhe arkivat në Romë.

Sipas tyre, pergamena hedh dritë mbi regjimin e liderit fashist italian, Benito Musolini (1883-1945), dhe se si ai donte që të shihej nga brezat e ardhshëm.

Teksti është groposur së bashku me disa monedha ari në bazën e obeliskut të Musolonit, të ngritur në vitin 1932 në kompleksin sportiv Foro Italico në Romë, i njohur më parë si Forumi Musolini. Kjo është arsyeja pse pergamena njihet si Codex Fori Musolini.

_90980649_istock_96694875_medium-2

Obelisku i Musolinit

“Teksti nuk ishte menduar për bashkëkohësit”, thotë për BBC Reitz Joose, që punon në universitetin holandez të Groningen. “Obelisku u shndërrua në një spektakël, por ekzistenca e tekstit nuk është zbuluar. Ai i drejtohej audiencës së një të ardhmeje të largët”.

Në atë kohë, fashistët kishin bërë shumë zbulime arkeologjike të kohës romake, thotë studiuesja. “Me gërmimin e rrënojave, fashistët menduan të krijonin versionin e tyre të autorizuar të ngjarjeve për brezat e ardhshëm”.

 

Çfarë thotë teksti?

Panegjiriku 1200 fjalësh është shkruar nga studiuesi i kulturës klasike Giuseppe Amatucci dhe përmban tri pjesë.

Pjesa e parë është një histori e përgjithshme e “arritjeve” të fashizmit dhe ngritjen në pushtet të Musolinit. E përshkruan Italinë si një vend në prag të katastrofës pas Luftës së Parë Botërore që u shpëtua nga Musolini, “i cili rilindi vendin falë njohurive të tij dhe vendosmërisë mbinjerëzore”, thotë Dr. Lameres, që punon në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universiteti katolik të Leuven, në Belgjikë.

_90981453_fig.7.5

Ashtu si dhe në Egjipt, ndërtimi i obeliskëve me peshë qindra ton ishte një mënyrë për të treguar pushtetin dhe pasurinë e regjimit të Musolinit

“Teksti paraqet Mussolinin si një perandorin e ri romak dhe me një gjuhë biblike e prezanton atë si shpëtimtar të popullit italian”.

Seksioni dytë merret me Organizatën e Rinisë fashiste dhe programet e saj rinore.

Pjesa e tretë fokusohet në ndërtimin e Foro Italico dhe ngritjen e obeliskut.

Së bashku me tekstin gjendet dhe një medalje që tregon Musolinin me kokën e mbështjellë me lëkurë luani. /DITA

 

September 1, 2016 20:21