Rama, mesazh deputetëve të PS: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë

June 27, 2017 10:44

Rama, mesazh deputetëve të PS: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë

Kryeministri Edi Rama pas rezultatit të thelle ne keto zgjedhje dhe numrit te mandave te u besuan shqiptaret u eshte drejtuar me nje mesazh te gjithe deputeteve.

Ne mesazhin e tij drejtuar deputeteve, Rama thekson se ia dolen, “aty ku askush pervec nesh nuk e besonte”.

Me tej Rama u shkruan se “Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark”.

MESAZHI I RAMES
Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona.

Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam✌🇦🇱

Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark🤗 Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë🌹Rroftë Shqipëria🇦🇱🇪🇺”.

June 27, 2017 10:44
Komento

16 Komente

  1. 3milion 'kokepalare' June 27, 11:09

    Mesazhi i pare qe duhet te nxjeresh nga goja:Shqipetareve do u zgjidhet nje president i RI nje intelektual e shqipetar i moralshem jashte kesaj poliotike antishqipetare 27 vjet duke dhene mesazh popullit qe ne krye te shtetit nuk do te kene nje KRYEBANDIT

    Reply to this comment
    • 666 June 27, 13:38

      Hahahaha.lmao! Me kenaqen keta trapat qe besojne vertet akoma mashtrimet e edi tradhtarit!! Te heqi liken thojne. Edi jo liken qe se heq nga president, por as lulin e as salen ska per ti prek njeri. Ata te gjithe do vazhdojne jeten politike dhe te shijojne lekete qe lane vjedh, ku nje pjese jane bere me leje te vete edit. Tepsia e vertet eshte ajo qe nuk shihet por kuptohet nga levizjet e edit lulit sales dhe likes. Vazhdoni ju k…. votoni per te njejtit

      Reply to this comment
  2. Thanas L. Gjika (USA) June 27, 11:21

    Pas kesaj fitoreje Partia Socialiste duhet te zgjidhe dy detyra jetike per Shqiperise:
    1. Te zbatoje me ndershmeri Reformen ne Drejtesi.
    2. Te denoje krimet e diktatures komuniste.
    Nese kjo parti do t’i realizoje keto dy detyra, ajo do tregoje se ka evoluar ne parti eurosocialiste dhe do te garantoje dhe disa mandate te tjere, nese nuk i kryen ato, ajo do te deshtoje dhe populli do vijoje te kerkoje shpetim tek largimi nga atdheu, qe do te jete dem i pandreqshem…

    Reply to this comment
  3. perkthyesi June 27, 11:42

    Zoti Rama, Pershendetjet e mia me te mira per fitoren, e cila para se te jete e juaja, eshte e popullit qe u besoi!
    Do u rekomandoja, qe presidentin e zgjedhur ta largoni sa me shpejt qe te jete e mundur, por jo te vini Fatos Nanon, kete figure krejtesisht te degjeneruar dhe te korruptuar (do e quaja nje fatkeqesi kombetare ne se do ulej vertete ne kolltukun e presidentit). PS ka plot njerez vizionare dhe te pergjegjshem per kete post. Se dyti, te nisni sa me pare aksionin qeveritar per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave, e cila eshte bere gangrene prej kryekomunareve mendjemedhenj dhe injorantre. Cdo gabim i konstatuar qe ata kane patur gisht, te perkthehet menjehere ne burg, dhe tu konfiskohet pasuria e vene me para pa djerse! Ne se do arrihen keto, do e shihni se sa pike do fitoni nga zgjedhesit tuaj! Ju falenderoj, ne se me keni lexuar!

    Reply to this comment
    • Shahisti June 27, 12:49

      Mos u mpref kot o perkthys fallco, se sahanlepiresit nuk i proftasin dot as devilat, dhe jo me ti lexoje ai miku atje lart.

      Mire qe i ke shpetuar nastros, se do ta tregonte se sa te vlen lekura.

      Reply to this comment
      • perkthyesi June 27, 14:35

        Shahist prej letre, pershendetje jo nga zemra! Kur te arrish nivelin tim, duhet te kalojne nja 400 ose 500 vjet! Mekat qe ka vend ne gazete dhe per injorantet dhe analfabetet si puna jote! Se pari, meso te shkruash mire gjuhen qe te ka mesuar nena, pa per te tjerat, jam i sigurte qe nuk ke per ti mesuar kurre. Opinionet e mia nuk i shes, dhe askush nuk ka per detyre ti bleje! Koha dhe historia te paska lene pas, por, keshtu ka qene e shkruar! Nuk ka metode dhe terapi kurimi per ju! Do kenaqem te mos me kesh lexuar, se asgje nuk keni per te kuptuar!

        Reply to this comment
      • perkthyesi June 27, 16:21

        Zoterinj moderatore, kam respekt per ju, por me botoni repliken me shahistin!

        Reply to this comment
        • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 27, 21:35

          O perkthyes,kur thua populli e votoje Ramen,a nuke e dini ju,apo beni sikur nuke e dini se shumica e popullit e bojkotoje jo vetem Ramen,por te gjithe politiken e derisotme shqiptare, ku nga te pabreke i la dita dhe miljonere i ngrysi nata,o perkthyes.Te komentosh eshte sa dije aqe dhe profesjon,por te hymnizosh duke fllsifikuar nje deshmi me prova e fakte,kesaje i thone;i zoti e shet,por tellalli se jep.Amani more ‘njerez’futuni njehere te vetme ne jete ne rrugen e ndershmerise,se boolle bojaxhij te natave ka ne Shqiperi dhe jashte saj.Populli ne shumice i bojkotoje keto palozgjedhje,kurse ju na deklaroni se populli ja tha voten PS-se,pra Edvinit.Pse jeni ju,pa u grabit e u tjetersua vota e pasuria kombetare dhe ajo private nga fuqia e pushteteve.Dhe se fundi analfabeti nuke duket nga komenti,por nga permbajtja ne te,se aty nderthuret padija zoti mesues,por dhe ligesia nen ombrelle e te diturit.Shkolla te jep dituri,por kurre nuke te jep kulture e moral,beso o llustraxhi i natave te errta.Nje fshat qe duket,nuke ka nevoje per kallauzer;thote populli,o perkthyes,o moster me fytyre njeriu.

          Reply to this comment
          • perkthyesi June 27, 22:46

            Zoteri, apo zonje me pseudonim te gjate. Ju kam lex uar me vemendje! Pa qene nevoja te zgjas, por po them vetem se ke shkruar shume, por s’keni thene asgje! Nuk jam e nuk kam per te qene asnjehere perkrahes fanatik i asnje formacioni politik. Ne rastin konkret, kam perkrahur PS, jo se eshte me e mira, por nga te gjitha te tjerat, pa as me te voglin dyshim, eshte me e pranuara ne politike. Demokracia kerkon opozite, por, me thuaj, a di te beje opozite PD? Historikisht nuk ka ditur te beje as poziten. Faktet jane kaq te shumte, sa, ne se do jetonte Shekspiri i madh, do kish material me shume vlere, per te shkruar korpuse te tjera veprash madhore. O njeri, veri gishtin kokes, e mos gjyko qorrazi, se kjo logjike nuk te con gjekundi! Tani do shohim se si do qeverise kjo qe u zgjodh. Ne se ben gabimet e PD dhe Berishes, te jesh i sigurte qe do flaket tej me keq se kjo qe sapo doli nga loja! Ju pergezoj, ne se me keni lexuar!

          • perkthyesi June 28, 08:54

            Serish nuk ma keni botuar pergjigjen per kete pseudonimgjatin! Cfare ka ngjare me ju, zoterinj moderatore?

  4. nga Skrapari June 27, 11:45

    Besohet se ai do te kete aq mend e guxim sa te jape vete doreheqjen nga posti i perfaqesuesit te Popullit.

    Reply to this comment
  5. Tap Topi June 27, 12:39

    Kryemisrit i uroj nga zemra: GEZUAR HUMBJEN !

    “Nderin” me te madh qe atij i kane bere shqiptaret eshte, se me shume se trecereku e qytetareve me te drejte vote (75%) ja kane refuzuar kategorikisht perkrahjen per te qeverisur vendin.

    Ajo qe duhet theksuar eshte, se po te llogaritet dhe numri i qindra-mijera shqiptareve emigrante me nenshtetesi te huaj dhe pa te drejte vote, mbeshtetesit e cetes mavi i bie qe te jene diku ke 15% e shqiptareve.

    Nder ta pjesen me te madhe e bejne te rinjte e papune dhe sidomos pleqte e shkrete, te cilet me ato pensione qesharake, nje 3.000 leksh i ri i ofruar ne kembim te votes (kliko linkun poshte dhe lexo komentin e Gezimit) u duket tamam si leter higjenike.

    Link: http://www.gazetadita.al/shifrat-zyrtare-pjesemarrja-ne-votime-sipas-qarqeve

    Reply to this comment
    • Tap topi June 27, 14:19

      Nje korrigjim i vogel:

      “Nderin” me te madh qe atij i kane bere shqiptaret eshte, se me shume se trecereku e qytetareve ME DHE PA te drejte vote (75%) ja kane refuzuar kategorikisht perkrahjen per te qeverisur vendin.

      Reply to this comment
  6. Albi June 27, 12:42

    Se pari vendit i duhet nje President qe te percoje vlerat morale dhe imazhin enje njeriu te mecur , te kulturuar dhe te matrur .Se dyti zbar=timi me perpikmeri i reformes ne drejtesi , Se treti ndertimi i nje administratatwe funksionale dhe me profesioniste per ti thene stop korrupsionit .

    Reply to this comment
  7. Jevi June 27, 17:48

    Hall i madh me skrapallin
    mund te hash dhe ndonje dru
    Presidenti le te ri
    packa qe eshte dhe pa TRU.

    Reply to this comment
  8. MH June 27, 20:02

    Nuk ka qetesi pa zgjidhjen e qeshtjeve 21 janarit 2011,Gerdecit si dhe faljen e detit grekut.

    25 qershori nxorri fitues PS.Kjo asht gjysem fitoreje per popullin.Fitoren e plot populli do e kryej me referendum per anulimin e ligjit te amnistise 494 qe mbron hajdutet dhe kriminelet e qeverise Berisha dhe e shume te tjereve te cdo ngjyre kjofte.
    Ne qoftese parlamenti nuk e abrogon ligjin.I takon popullit nepermjet protestave ta hedhin posht.Protestat mbare popullore ndryshojne sisteme e jo nji ligj qe u miratue ngutshem ne interres mbrojtje te kriminelave dhe te korruptuarve te qeverise Berisha.
    Ju garantoj qe ne kete proteste nuk kan guxim as moral te marrin pjese partit dhe politikanet.Jo qe nuk i ftojne.Por nese behet gabim dhe i ftojne asnjeri nuk do pranoj.Sepse kjo asht proteste per ti hequr qafet hijenat politike dhe ish qeverisese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*