Zbulohet misioni i vërtetë i katër senatorëve amerikanë në Tiranë

August 13, 2017 14:11

Zbulohet misioni i vërtetë i katër senatorëve amerikanë në Tiranë

 

Dje vizituan Tiranën katër senatorë amerikanë.

U raportua se senatorët ishin në Shqipëri për një mision faktmbledhës.

Ata zhvilluan një takim me presidentin Ilir Meta dhe një tjetër me disa zyrtarë të opozitës.

E ndërsa takimet me zyrtarët shqiptarë ishin thjesht një rutinë, senatorët amerikanë kanë pasur një mision tjetër.

Huffington Post shkruan se ata janë takuar me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI).

Takimi i senatorëve Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis vjen në kulmin e gushtit, kur politika është përgjithësisht pasive.

Liderja e opozitës iraniane i ka falenderuar senatorët për ndihmën që ka dhënë SHBA për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.

KKRI është një koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran dhe shihet si një kërcënim i mullahëve të Teheranit.

Kjo është një tjetër vizitë e profilit të lartë, ndërsa në prill ishte senatori John McCain që vizitoi opozitën iraniane në Shqipëri.

Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.

August 13, 2017 14:11
Komento

3 Komente

  1. 3 MILION KOKE PALARE August 13, 17:04

    HAN PA PORTA KU KULLOSIN MUXHAHEDINE KAMIKAZE SALIJA E LIKE FLORIJA …..

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati August 14, 02:06

    Po keta qeveritaret tane te kerkojne te pakten ndpnje favor nga Amerika per nderin qe po ju bejme

    Ose ti kerkojne Amerikes qe te heqi vizat per shqiptaret qe shkojn ne AMerike,pse ti kerkoj e te na japi arme falas per ushtrine tone

    Keta nuk kerkojne azgje, se per vete jane ne regull vjedhin dhe bejne qejf , por per popullin nuk mendojne fare

    Reply to this comment
  3. Pellazgos August 14, 06:50

    Kjo zonja mos do ta beje Iranin si Irakun,Sirine,Libyne we do 500 vjet te behet shtet dhe te shohim.
    Lufta civile ne keto shtete ka bere qe te mbije urrejtja ndermjet grupeve dhe vetem shkaterrime,bombardime,vdekje ne mase.
    Kete duan ata qe shkaterruan njerezimin ne emer te “Dhimokratise” dhe te “drejtave te njeriut”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*