Zbulohet misteri: Ja pse kulla e Pizës nuk rrëzohet kurrë

May 16, 2018 11:11

Zbulohet misteri: Ja pse kulla e Pizës nuk rrëzohet kurrë

 

Kulla e Pizës ka qenë e anuar për më shumë se 800 vite por kurrë nuk ka rënë.

Për më shumë se 20 vjet, studiuesit janë përpjekur të kuptojnë se çfarë e bën animin e kësaj kulle një pikë unike referimi.

Vetë shkencëtarët e tokës dhe inxhinierët kanë arritur në konkluzionin se arsyeja pse kjo kullë anohet është e njëjta arsye pse ajo nuk ka rënë kurrë.

Në vitin 1173, ndërtimi filloi në kullën e re të zileve të katedrales së Pizës.

Deri në vitin e dytë të ndërtimit, ajo tashmë po fillonte të lëvizte.

U deshën gati 200 vjet për t’u përfunduar, me inxhinierë dhe arkitektë vazhdimisht duke u përpjekur – dhe duke dështuar – për të ndaluar animin.

Pas përfundimit në vitin 1370, kulla anonte rreth dy gradë. Në shekullin e 20-të u vlerësua se kulla zhvendosej 0.05 inç në vit.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2001, u  bënë punime me qëllim që kulla të ngritur uljen e saj me 0.5 gradë.

Por pavarësisht nga të gjitha këto prirje dhe korrigjime të pasigurta, kulla nuk ka rënë kurrë, pavarësisht ndikimit që kanë patur katër tërmete shumë të forta.

Një studim i ri, i udhëhequr nga një profesor nga Universiteti “Roma Tre”, e ka cilësuar këtë si diçka që quhet ndryshe ndërveprim dinamik i dheut.

Në thelb, shkaku pse kulla është kaq e ngurtë dhe e lartë, 191 metra, dhe toka poshtë saj është aq e butë, çdo herë që godet një tërmet, karakteristikat vibruese të strukturës kanë ndryshuar në mënyrë që lëvizjet e tërmetit të mos përhapen në lëvizjen tokësore.

Kulla e pjerrët e Pizës është vetëm një nga mësimet pse duhet t’i pranojmë të metat, pasi ajo mund të tundet, por kurrë nuk mund të rrëzohet, shkruan Scan.

a.s/dita

May 16, 2018 11:11
Komento

7 Komente

  1. MH May 16, 12:02

    Nga sot ne perfitim te kesaj eksperience te mos merren shume per studimin e trojeve te qendrushme.Por ti kryej ndertimet edhe ne dhera te buta qe termeti nuk i ban gja.Sepse(toka duke qene e bute) toka poshtë saj është aq e butë, çdo herë që godet një tërmet, karakteristikat vibruese të strukturës kanë ndryshuar në mënyrë që lëvizjet e tërmetit të mos përhapen në lëvizjen tokësore.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku May 16, 14:31

    Titulli duhet te ishte:

    “Zbulohet misteri: Ja pse kulla e Pizës nuk eshte rrezuar deri tashti”

    “Kurre” eshte pak si shume e forte, se kushedi kulla mund te rrezohet neser, a vitin qe vjen, a….

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 16, 17:39

      qënje desha dh unë të shkruaja për këtë ” por kurrë nuk mund të rrëzohet”,por e ke thënë ti!!
      e vetmia gjë që ua të saktësoj është,se dhe po ra nesër??
      këta nuk e kanë problem të mos e kujtojnë këtë “kurrë-n”e sotme!!
      medje VK,e shkruar nga njerëz që me mëndjen nuk kanë lidhje fare!!

      Reply to this comment
  3. Fabrika e cimentos May 18, 06:27

    191m????mos ja fut kot plako !!!!56m po jemi ok

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*