Zbulohet mosha e Universit

July 31, 2020 15:01

Zbulohet mosha e Universit

Universi është pak më i ri në moshë nga çmendohej deri më sot. Ose më saktë, një miliardë vjet më i ri dhe duke u bazuar në kalkulimet e fundit të lëvizjeve të dhjetëra galaktikave, rezulton të jetë 12.5 miliardë vjeçar.

Deri tani, metodat e përdorura për të përllogaritur moshën e universit janë bazuar mbi konstanten e Hubble, që mat indeksin e zgjerimit të universit, por edhe mbi vrojtimet e kryera mbi ekon e Big Bang, apo radiacionin kozmik.

Sipas Hubble, kozmosi ekziston prej 12-14.7 miliardë vitesh, ndërsa sipas radiacioneve të lëshuara nga Big Bang mosha është 13.7 miliardë vjet.

Ndërsa me metodën e re është arritur të kalkulohet pothuajse me precizion distanca mes galaktikave, me anë të teleskopit hapësinor Spitzer të NASA-s. Këto matje janë përdorur edhe për përllogaritjet e distancave të edhe 95 galaktikave të tjera.

Sipas drejtuesit të studimit James Schombert, universi qeveriset nga një sërë skemash matematike të shprehura në ekuacione. Kjo metodë shpjegon pikërisht në mënyrë më të detajuar lëvizjet e galaktikave dhe transformon këto të dhëna në ekuacione që më pas shërbejnë pikërisht për të përcaktuar moshën e universit tonë.

 

l.h/ dita

July 31, 2020 15:01
Komento

10 Komente

  1. Gzim Kulufi July 31, 19:35

    Po dihej ajo! Universi jo vetem qe eshte 12 miliarde vjet i vjeter, por kaq ka per te ndenjur perjetesisht! Thjesht sepse permbush shifrat biblike! Kjo eshte shkence e vertete! Ne delet budallaqe i besojme te gjitha c’na thone cobanet tane sundues …. drejtues, desha te them!

    Reply to this comment
    • ganiu August 2, 13:53

      Gëzim a mund të më thuash se ku ndodhet në Bibël mosha e Universit?
      Para 100 vjetësh kujtonin të gjithë, përfshi dhe astronomët e shknctarët, se i gjithë Universi ishte Rruga e Qumështit.
      Nuk dua të fus në diskutim atë që kanë thënë biblistët gjatë historisë së interpretimit të të dy Biblave.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi August 2, 20:11

        Ne bibel mosha e botes (kozmosit) eshte 6 mije vjet. Numri 12 eshte numri tjeter biblik, ndaj te cilit afrohen sot shume rezultate “shkencore”. Per tu mbushur mendjen bagetive popuj, se ja dhe shkenca verteton shifrat biblike!

        Reply to this comment
        • ganiu August 3, 11:34

          Koinçidenca e 12ës “kompromenton” shkencën?

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 3, 11:35

          ximo
          si e thotë dhe gano,deri para jo shumë kohësh,në krahasim me jetën e biblës,shkenctarët kujtonin se çdo gjë që ndriste në qiell ishte një yll!!pra pjesë e galaktikës sonë,sot,pra të universit deri në 1920!!
          por me habel,kemi një ndryshim të tmerrshëm!!pra shkohet nga univers=rrugë qumështi në rrugë qumështi=një grimcë e universit!për pasojë dhe jeta e universit nuk ishte më ajo e shkurtëra,por na u bë gati 14 mld!!
          pra numrat e tu biblik 6 mijë dhe 12,pavarsisht se nuk ndryshojnë më si në shkencë,janë të pa saktë!!
          pra shkenca ma merr mëndja se nuk lodhet për të mbushur mëndjen idiotëve fetarë,por për të vërtetuar hipotezat e saj!!nëse hipotezat e saj përkojnë me numra biblik,nuk është faji i shkencës,as i biblës!është thjeshtë një rastësi!!
          edhe 12.5 mld nuk është e thënë që të jetë “e vërteta” absolute!!
          ajo është “e vërteta” e momentit,e vërteta që bazohet në dijet që kemi sot!!
          me dijet e nesërme!?
          mund të bëhet dhe 6 mijë vjet o 24 mld!!
          “një zot e di”!!
          ajo që di unë është fati që kemi që shkenca nuk është absolute si besimi fetar!!
          ajo për fatin tonë ndryshon,sapo ka një të dhënë të re!!
          ajo është gjithnjë në kërkim!
          feja është gjithnjë në interpretim!!
          sot është feja ajo që i interpreton gjërat e saj në bazë të zbulimeve shkencore!
          shpresojmë që të mbetet kështu,e jo e kundërta!!

          Reply to this comment
  2. Albani August 1, 00:58

    Me ne fund u zgjidh dhe problemi me i madh i njjerezimit pa te cilin nuk jetonte dt asnje minute, u zgjidh problemi sa miliard vjc eshte Universi yne.hahahahahahahahahaaaaaaaaa
    Njerzimi nuk i ben dot balle nje virusi, i cili po e shuan nje pjese te njerzimit.
    E c’na duhen llogaritjet me miluiarda vite, gje qe nuk mund te verteteohet kurre, ne se eshte i drejte ose jo,kur ne toke po vdesin mijra e mijra njeres.

    Reply to this comment
  3. ganiu August 2, 13:59

    Ke të drejtë Alban.
    Nuk ja vlejnë studimet shkencore, në një kohë kur korona po bën namin.
    Bythët e Kardashjanit, këmbët e JLo, gomarllëqet e Mamaqi, po që janë të rëndësishme.
    Or ti kjo botë nuk ka nevojë vetëm për “bukë e xhizë”.
    Jo të gjithë kanë nivelin intelekual aq të lartë sa ti.

    Reply to this comment
  4. realisti August 3, 16:19

    Nuk duhet ngatrruar shkenca me fene ne asnje percaktim.Shkenca flet me studime e analizime ,feja vetem supozime e mashtrime pa fund.Kaq per sot

    Reply to this comment
  5. spata August 3, 17:45

    Sipas radakes sime Universi nuk ka as moshe se kur u krijua e se kur do te shuhet .Galaktikat po .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim