Zbulohet nekropoli egjiptian me 40 mumie dhe një mesazh nga “jeta e përtejme”

February 28, 2018 09:41

Zbulohet nekropoli egjiptian me 40 mumie dhe një mesazh nga “jeta e përtejme”

Një grup arkeologësh egjiptianë kanë zbuluar një nekropol në Minya, në jug të Kajros, me 40 mumie, të cilat mendohet se janë më shumë se 2300 vjeçare.

“Është një zbulim që mund ta vendosnim mes periudhës pas-faraonike dhe epokës së Ptolemeut”, tha ministri i antikiteteve Khaled al-Enany.

Autoritetet lokale kanë parashikuar se gërmimet do zgjasin minimumi pesë vjet, “kohë e mjaftueshme” për të zbuluar të gjitha varret e kësaj varreze që ndodhet 6 kilometra në veri të zonës arkeologjike të Tuna al Gabla, “Ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt do t’i shtojmë një tjetër atraksion arkeologjik vendit”, tha ministri, shkruan Dita.

Profesori i cili kryeson misionin, Mostafa Waziri, tha se shumë nga varret e gjetura i përkasin priftërinjve të Perandorit të lashtë egjiptian Thoth.

Në një prej varreve, u gjend një koleksion prej 1000 statujash  ushebti, të cilat janë në gjendje të mirë, dhe katër enë me kapak prej alabastri që tregojnë fytyrat e katër bijve të Perëndisë së Horus.

Por pati diçka që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ekipit të arkeologëve. Waziri e cilësoi si një “rastësi e mrekullueshme” faktin që zbuloi në prag të Vitit të Ri një varëse, në të cilën shkruhej “Gëzuar Vitin e Ri”  në hieroglif. “Është një mesazh i dërguar nga jeta e përtejme”, tha ai.

Enët janë të dekoruara me tekste hieroglifike që  tregojnë emrin dhe titujt e ndryshëm të personit që i përkisnin, kryepriftit “Djehuty-Irdy-e’, mumia e të cilit u gjet së bashku me një gjerdan prej bronzi që përfaqëson perëndeshën Nut që shtrin krahët për të mbrojtur të vdekurin, sipas besimeve të lashta egjiptiane.

o.j/dita

February 28, 2018 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*