Një intervistë e pazakontë tri ditë para se “Shqipëria të bëhej”

January 2, 2019 23:32

Një intervistë e pazakontë tri ditë para se “Shqipëria të bëhej”

Në foton që shihni, djathtas është Syrja bej Vlora (1860-1940), në Vjenë, me një diplomat tjetër.

Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane.

Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë.

Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.

Ajo është ribotuar nga gazetari Ilir Ikonomi.

 

******

Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:

SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.

GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?

SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë evropiane.

GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…

SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.

GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?

SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria garantojnë se i gjithë bregdeti Adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.

GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?

SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë evropiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por, fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia evropiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.

Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.

n.s. /dita

January 2, 2019 23:32
Komento

12 Komente

  1. Moisi Golemi April 15, 07:58

    Paska pasur edhe malesore shqiptare, qe u bashkuan me malazezet kunder Shkodres. Edhe ortodokse shqiptare, qe donin te bashkoheshin me Greqine. Edhe muslimane shqiptare qe donin Kalifatin. Ca do ngelte? Republika e Mirdites? Hajdutet e bagetive?

    Reply to this comment
    • Sadiu April 15, 11:26

      Ne Shkoder luftonte nje garnizon turk me flamurin turk, po te luftonin me flamurin shqiptar, dhe pavaresia ishte shpallur nderkohe, do ta kuptoja disi zhgenjimin e ca turqve sshkodranne.

      Reply to this comment
    • Arben January 3, 08:16

      5,000 malesore katolik ju bashkuan malazezeve ne masakrat ne shkoder kunder popullsise civile muslimane.

      Reply to this comment
      • Mollosi January 4, 20:58

        Se pari, nuk eshte e vertete qe 5000 malesore moren pjese ne anen e malazezve. Ai numer ishte shume me i vogel, gati i paperfillshem.
        Se dyti duhet bere analize se perse ata malesore te pakte moren pjese ne anen e malazezeve. Malaziasit gjate kryengritjeve shqiptare u dolen ne ndihme malesoreve. Strehuan mijera shqiptare si refugjate (perfshire ketu edhe Isa Boletinin) ne Mal te Zi per ta kaluar dimrin.Por ne fund Mali i Zi tradhetoi dhe i la shqiptaret ne balte. Shqiptaret nuk e kuptuan kete dhe menduan qe ata jane aleat te tyre qe luftojne kunder armikut te perbashket, perandorise osmane. Shkas per kete ishte edhe flamuri osman qe valvitej ne Rozafat. Pas shume bisedash me ne fund malesoret pranuan qe tu bashkohen mbrojtesve me kusht qe mbrojtja te mos behet nen flamurin osman por me ate shqiptar. Dhe Hasan Riza Pasha pranoi dhe caktoi daten 31. 01. 1913 qe flamuri osman te nderrohej me ate shqiptar dhe qe po ate dite te fillonte sulmi i perbashket i forcave te garnizonit te Shkodres dhe i malesoreve shqiptar kunder trupave malazeze dhe serbe.Flamurin qe do te ngrihej ne kalane e Rozafatit e qendise vajza shkodrane Bernardina Marubi. Por planin e prishi Esadi i cili nje dite para se te fillonte sulmi, me 30 janar e vrau pabesisht Hasan Riza Pashen.

        Reply to this comment
  2. Gent April 15, 08:03

    Te tille njerez i jane dashur Shqiperise dhe jo sahan lepires.

    Reply to this comment
  3. takuinas April 15, 08:45

    Krahasojeni me Aldo Bumcin e do te kuptojme se ku kemi katandisur!

    Reply to this comment
  4. Vladimir April 15, 09:11

    Kalane e Shkodres e kishin turqit, ndersa malesoret e krishtere, te genjyer nga mbreti malazes, luftonin kunder pushtuesve turq. Jo me kot Syrja Vlora, thote se po te qe shpallur pavarsia e Shqiperise dhe kalaja e Shkodres te qe ne administrimin e qeverise shqiptare, malesoret do te qene kthyer ne shtepite e tyre.
    Mendje e ndritur dhe largpamese, gjerat jane po ashtu edhe sot.
    PS
    Dini ndonje rruge a shesh te mbaje emrin e ketij mendjendrituri. Ketej nga anet tona nuk lane babe e gjysh e te aferm te pushtetareve pa vendosur si emra rrugesh per turp.

    Reply to this comment
    • Romak January 3, 14:38

      Shkodra ka rene me 25 prill 1912 dmth malesoret kane luftuar ne krah te malazezve edhe 5 muaj mbas shpalljes se pavaresis.

      Reply to this comment
    • Romak January 3, 14:40

      Lapsus pak me pare, Shkodra ra me 25 prill 1913 dmth malesoret katolike kane luftuar ne krah te malazezve edhe 5 muaj mbas shpalljes se pavaresis, po qeveria e Vlores s kishte si ta merrte Shkodren ne administrim se qe ne teteto 1912 ishte e rethuar nga serbet e malazezet.

      Reply to this comment
  5. demo April 15, 12:18

    Shqiptaret e fituan luften me turqit,qe ne qershor 1912,kur kosova dhe malesoret zbriten ne Shkup,por nuk vendosen vulen ne ate qe fituan me gjak-Pamvaresine.Nje pamvaresi 4 muaj,para se armiqte ballkanike te merreshin vesh per ndarjen e tokave shqiptare,do ta kishim atdheun me kater vilajete.Edhe kaq i detyrohemi Austrise ne radhe te pare dhe presidentit Wilson te Sh B.A-se.

    Reply to this comment
  6. d.vlora January 3, 03:35

    po mor po, punen e bente I.Qemali ky mbante intervistat…lere mos e nga , po te mos qe Syrjai s’do ishte bere Shqiperia. Mos u hutoni o lumemedhenj se Syrjai , nje bythe perdredhhur vetem menderen e tij ka pare tere jeten…

    Reply to this comment
    • Sazani January 3, 20:35

      Bravo d.vlora !
      Syrjai është kushuri i parë i I. Qemalit, por , ka qenë krejt e kundërta e tij – njeri i dhënë pas pasurisë dhe qejfeve , jetonte jashtë shtetit dhe s’kishte simpatinë e popullit siç e kishte I.Qemali . Ai bëri çmos të zgjidhej deputet në parlamentin turk, por , zona e Vlorës e refuzoi dhe nxori I.Qemalin . Ai ishte xheloz e ambicioz i madh që kushuriri i tij shpalli pamvarësinë . Kjo del edhe në memuaret e djalit të tij Eqeremit , të shkruara në gjermanisht e te botuara në shqip , pas 90- tës .
      Lavdi Ismail Qemalit !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*