HISTORI / Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pashë Tepelena

Auron Tare / Bejtullah Destani May 4, 2016 15:29

HISTORI / Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pashë Tepelena

Për disa javë me rradhë kemi diskutuar për gjetjen e një dokumenti të shkurtër por shumë i rëndësishëm në epilogun e jetës së Ali Pashës. Ky dokument FO195/34 i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Jashtme Britanike hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri më sot mbi njerëzit që komplotuan në vrasjen e Ali Pashës. Letra e Ambasadorit Britanik në Stamboll është e një rëndësie të jashtëzakonshme pasi hedh dritë mbi çastet e fundit të jetës së Vezirit shqiptar.

 

Ali Pashë Tepelena, një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë shqiptare ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e studiuesve mbi veçoritë e spikatura të periudhës së sundimit të tij.

Përplasjet e tij me Portën e Lartë kanë qenë subjekt i një sërë veprash të historianëve europiane, greke apo otomane. E ndërsa veprat e konsullit francez Pouqueville (Pukëvil) dhe ai britanik Leak (Lik), bashkëkohës të Aliut, janë të njohura gjerësisht, një numër veprash me burime orientale ende presin për t’u njohur nga studiuesit tanë.

Hrushid Pasha, komandanti i forcave otomane kundër Ali Pashës

Hrushid Pasha, komandanti i forcave otomane kundër Ali Pashës

Ndërkohë historiografia turke për një kohë të gjatë ka theksuar si një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj Ali Pashës, bashkëpunimin e tij me rebelët grekë të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821. Në një sërë veprash, autorët turq kanë përshkruar shkaqet e rënies së Aliut jo vetëm sjellja e pavarur e Pashait shqiptar, por edhe ambicjen e tij, intrigat apo refuzimin e bindjes ndaj Sulltanit. Në një prej këtyre veprave me ndikim të madh përpiqet të provohet se rënia e Aliut ishte provokuar nga ky i fundit si “pasojë e rritjes së influencës së elementit të krishterë në Janinë”.

Por një prej hipotezave më interesante është ai i një komploti të Ali Pashës, për të përdorur Sektin e Bektashinjve si një platformë për pushtetin e tij. E jo vetëm në krijimin e një shteti të pavarur, por nëpërmjet Bektashinjve të vinte në kontroll Jeniçerët të cilët deri më atëherë kishin pasur një bashkëjetesë të vështirë me Sulltan Mahmudin II. Kjo hipotezë është me shumë interes për t’u eksploruar, nëse marrim parasysh disa fakte si influencën e Aliut ndaj Bektashinjve, mbështetjen e tij për këtë sekt sufi apo faktin se pjesa më e madhe e lidershipit të jeniçerëve ishin me prejardhje shqiptare.

Po të kemi parasysh se ishin jeniçerët ata që kishin rrëzuar Sulltan Selimin III dhe kërcënonin vazhdimisht Mahmudin II, atëherë kjo hipotezë duket me mjaft interes për t’u eksploruar më tej. Fakti që Mahmudi II pas rrëzimit të Aliut e shkatërroi përfundimisht armën e jeniçerëve me masakrën e famshme të 1826, dhe rënia e influencës së Bektashinjve në Stamboll, janë argumente më shumë në mbështetje të kësaj hipoteze, e cila, duhet thënë nuk është marrë shumë në konsideratë.

Megjithatë në narrativën e ngjarjeve që u luajtën në dimrin e 1821-22 në muret e Kalasë së Janinës mungojnë ende një sërë detajesh të cilat mund të ndryshojnë tërësisht këndvështrimin e ngjarjeve dhe mënyrën e vrasjes së Aliut. Deri më sot, vrasja e Aliut njihet gjerësisht falë përshkrimit të konsullit francez Pukëvil, i cili përshkruan një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës. Falë këtij përshkrimi, ku nuk mungojnë edhe dialogje midis palës sulmuese dhe asaj mbrojtëse, të bien në sy “fjalët e fundit të Aliut”, i cili kërkonte që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë, gruan e Pashait, “që ajo të mos binte në duart e turkut”.

Përshkrimi në detaje i çasteve finale të Aliut, përshkruar nga Pukëvili, janë marrë më vonë nga shumë orientalistë të cilët e kanë ribotuar atë skenë në një sërë veprash duke e sjellë deri në ditët tona. Por Pukëvili në veprën e tij nuk ka cituar asnjë burim nga i mori këto informata, duke lënë në mjegull besueshmërinë e tyre. Në mungesë të dëshmitarëve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo vepër dhe në ditët e sotme, ku në shtëpinë e ishullit të Janinës turistëve kuriozë u tregohen vrimat e plumbave të cilat vranë Vezirin e famshëm.

Muhamed Pasha Dramaliu, personi që nguli thikën në trupin e Aliut, detajet mbi të cilin mund të lexohen nesër në DITA

Muhamed Pasha Dramaliu, personi që nguli thikën në trupin e Aliut, detajet mbi të cilin mund të lexohen nesër në DITA

Dokumentat e botuara sot në DITA sjellin përmes dëshmive autentike, një tablo të ndryshme mbi fundin e Aliut, duke i dhënë fund ngjarjes së treguar nga Pukëvili. Dëshmia e Ministrit të Jashtëm otoman për një fuqi të huaj si Anglia, duhet marrë si një dëshmi shumë pranë të vërtetës.

Dihet se Sulltan Mahmudi II në përpjekjet e tij për një reformë të përgjithshme në Shtetin Osman dhe mbrojtje nga ekspansioni rus, kërkonte aleancë në veçanti me britanikët dhe francezët. Përpjekjet për marrëdhënie të mira me këto dy fuqi u shtuan gjatë revoltës së Ali Pashës dhe në veçanti nga kryengritja greke. Në këtë kontekst duhet marrë dëshmia që Reis Efendiu, Ministri i Jashtëm i Perandorisë Otomane i jep Ambasadorit të Britanisë, Lordit Strangford, për Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.

Këto dëshmi janë të vetmet fakte që vijnë nga burimet osmane në kohë reale mbi përfundimin e rebelimit të Pashait shqiptar. Prandaj mendojmë se besueshmëria e tyre është shumë afër ngjarjes së vërtetë.

Për vërtetësinë e këtyre dokumentave mund të mbështetemi tek një tjetër burim i kohës: Robert Walsh, Kapelani i Ambasadës Britanike i cili ishte pjesë e ambasadës së Lordit Strangford. Prifti Walsh jo vetëm ka pasur dijeni mbi disa të dhëna që përshkruhen në dokumentin e Ambasadorit, por i ka përshkruar ato në volumin e tij “Një përshkrim i udhëtimit nga Konstandinopoja në Angli”, botuar në 1830.

Robert Walsh i cili duket se ka pasur mundësi të njihet me dëshminë e Ministrit të Jashtëm Otoman, përshkruan me imtësi një pjesë të këtij dokumenti por pa e cituar atë. Gjithsesi nga rrëfimi i tij duket qartë se burimi është i njëjtë me atë të dokumentit të Ambasadorit.

Një tjetër fakt shumë interesant që vjen nga dokumenti britanik, është dëshmia se në fundin e Aliut ka ndikuar tradhtia e gruas së famshme të Vezirit, Vasiliqisë. Figura e Vasiliqisë e njohur nga një sërë veprash të orientalizmit europian është konsideruar si simboli i besnikërisë ndaj Pashait plak. E trajtuar gjithmonë me nota idealizmi dhe keqardhje për fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqisë në vdekjen e Aliut sipas burimit osman, duket se ka qenë vendimtar.

Aq i rëndësishëm ka qenë ky rol, sa të jetë temë kryesore në raportimin e Ambasadorit për Sekretarin e Shtetit, duke hedhur dyshime nëse gjenerali Hurshid Pasha ka raportuar rolin e saj në vrasjen e Aliut, apo ka dashur të marrë të gjitha meritat për vete. Një tjetër fakt shumë i rëndësishëm mbi figurën e Vasiliqisë, është cilësimi i saj qartësisht si “vajza e një prifti grek”. Kjo dëshmi mbi prejardhjen e saj hedh poshtë ndonjë përpjekje sporadike të studiuesve për shndërrimin e saj në “shqiptare ortodokse nga Çamëria”.

Portet i zonjës Vasiliqi nga shtëpia e ankandeve Sotheby

Portet i zonjës Vasiliqi nga shtëpia e ankandeve Sotheby

Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit, nuk ka qenë asnjëherë i ndriçuar nga burimet e kohës. Mesa duket, veprimet e saj në dobi të Portës së Lartë, kanë qenë aq sekrete sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhtinë e saj, edhe pse dihej se pas rënies së Aliut ajo kishte në zotërimet e veta disa prona. Prona të cilat citohen në dokumentin britanik.

 

Dy letrat e shkurtit 1822 të Strangford drejtuar eprorit të tij në Londër

 

FO195/34

Nr.22 – Konstandinopojë – Shkurt 11.1822

Imzot,

Përpara disa ditësh mora nga Dragomani i Portës letrën që po ja u përcjell më poshtë e cila përmban të dhëna të besueshme që kjo Qeveri ka marrë nga Shqipëria, se Lufta me Ali Pashën është shumë pranë fundit.

Mesa duket Kalaja është marrë me sulm në 25 Janar dhe rreth 100 nga ushtarët e Aliut kanë hedhur armët. Aliu vetë me disa nga besnikët e tij është tërhequr në Depon e Barutit, prej nga ku ai ka dërguar një propozim për dorëzim vetëm nëse Porta e Lartë do t’i kursejë jetën, në të kundërt do t’i vërë flakën Depos. Hurshid Pasha menjëherë i kërkoi Qeverisë udhëzime të cilat u dërguan. Unë nuk e di qëllimin e këtyre udhëzimeve, por ne shpresojmë se shumë shpejt do të marrim të dhëna nëse Aliu është kapur i gjallë apo i vdekur. Përfundimi fatlum i Luftës Shqiptare do ta bëjë këtë Qeveri që t’i përqëndrojë përpjekjet e saja më konkretisht në More, operacioni më i rëndësishëm për momentin, në të cilin mund të përfshihen.

Firmosur (Strangford)

 

Pjesë nga letra e Strandford për Londrën ku përshkruhen detajet që i janë dhënë atij nga Dragomani i Portës për vrasjen e Aliut

Pjesë nga letra e Strandford për Londrën ku përshkruhen detajet që i janë dhënë atij nga Dragomani i Portës për vrasjen e Aliut

Konstandinopojë – Shkurt 25. 1822

Imzot,

Koka e Ali Pashës u soll në Konstandinopojë të shtunën e shkuar nga Selihtari i Hurshid Pashës dhe dje u ekspozua publikisht në Kamaren e Sarajit ku do të qëndrojë për tri ditë. Kjo shfaqje ka ngjallur shumë kuriozitet. Një tregtar anglez i cili mendon se një ekspozim i ngjashëm do të ngjallë të njëjtin kuriozitet edhe në Angli dhe duke spekuluar në përfitimet që ai mund të nxjerrë nga ky ekspozim në Londër, po negocion me kryexhelatin për blerjen e Kokës. Nga shuma e lartë që po ofron, ka shumë mundësi që t’ja arrijë qëllimit. Rrethanat e vdekjes së Ali Pashës në çdo vend tjetër mund të konsiderohen si vrasje.

Reis Efendiu i përshkroi ato për z.Chabert dhe e lejoi atë që të mbante shënime për informacionin tim.

Një përkthim i këtij rrëfimi serioz është i mbyllur në zarf.

Unë nuk kam zbuluar nëse Hurshid Pasha ka pranuar në Raportin Zyrtar për Portën se ai, duke përdorur gruan e Aliut, kishte mundur ta nxirrte atë nga Kalaja. Megjithatë nuk ka aspak dyshim për faktin se ishte tradhtia e kësaj gruaje (e quajtur Vasilica, bija e një prifti grek) që e dorëzoi Aliun në duart e armiqve të tij. Ajo është shpërblyer për këtë me tre çifliqe apo ferma në periferi të Janinës.

Disa nga xhevahiret dhe thesaret e Ali Pashës kanë mbërritur në Pallat. Plaçka e kapur thuhet të ketë qenë e jashtëzakonshme, megjithëse ndoshta një pjesë e vogël do të mund të futet në Arkën e Sulltanit.

Firmosur, (Strangford)

 

Pjesë nga gravura që shoqëron shënimet e Robert Walsh. Gravura e plotë është fotoja e madhe në krye të artikullit

Pjesë nga gravura që shoqëron shënimet e Robert Walsh. Gravura e plotë është fotoja e madhe në krye të artikullit

Shënimet e Robert Walsh-it

“Koka e Aliut erdhi në 23 Shkurt futur në një kuti. Në 24 të shkurtit u ekspozua në Kamaren e Portës për të gjithë ata që donin ta shikonin. Unë mora një jeniçer dhe shkova për të parë një traditë orientale e cila kishte mbetur e pandryshuar që nga kohët e hershme.

Aliu kishte qenë Pasha dhe koka e tij trajtohej me respekt. Nuk ishte ekspozuar në mënyrë të rëndomtë tek Porta por përkundrazi ishte vendosur në një tepsi, në një shtyllë mermeri të ulët midis portës së parë dhe të dytë të Pallatit, ku ngjasonte me kokën e Gjon Pagëzorit. Pak më tutje ishte varur një Fatva, një letër ku ishte shkruar akuza ndaj tij ashtu siç vendosej akuza kundër atyre që ishin kryqëzuar në kryq. Pranë kokës qëndronte një bostanxhi me një shkop në dorë. Tepsia ishte e qarkuar nga pak njerëz dhe kur unë u afrova, ata u tërhoqën për të më liruar vendin. Bostanxhiu me shkopin në dorë e ktheu tepsinë nga unë, që ta shikoja më mirë, teksa njerëzia shikonte pa shprehur asnjë emocion, njësoj sikur të shikonin shtyllen prej guri ku qëndronte. Koka ishte më shumë skalpi ku kraniumi dhe trutë ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me material tjetër.

Operacioni i cili në përgjithësi nuk bëhej mirë nga turqit, në këtë rast ishte kryer me kaq shumë mjeshtëri e  kujdes, saqë pjesa e jashtme i ruante format në mënyrë perfekte dhe shprehjet ishin të gjalla aq sa dukej sikur ajo nuk ishte ndarë nga trupi. Fytyra ishte e zbehtë, por e plotë dhe plot karakter. Ishte e gjerë, e bukur, dukej që i përkiste një personi që impononte respekt. Kishte pamjen e një personi të hapur dhe me humor, por që nën këtë pamje siç e dija, fshihej një zemër e pamëshirshme dhe e egër. Çaçka e kokës ishte pa flokë, por duke dhënë konturin e plotë të një balli të gjerë. Nga pas i vareshin një tufë flokësh në ngjyrë gri, sipas modelit të shqiptarëve të sotëm apo të grekëve të lashtë të të njëjtit vend. Një mjekër e mrekullueshme në ngjyrë gri të argjendtë gati 6 inç e gjatë, i varej. Shumë vetë po lexonin Fatvanë e vendosur në mur mbi kokën e tij.

Unë i shpreha jeniçerit dëshirën time të madhe që ta kisha kur ajo të mos hynte më në punë dhe meqë turqit bëjnë çdo gjë për para, u premtova një shpërblim të mirë. Ai foli me bostanxhiun dhe pas disa ditësh ma sollën në dorë.

Duke qenë se Aliu kishte qenë shumë i njohur në Europë dhe kishte tërhequr vëmendjen e njerëzve në Angli në veçanti, një tregtar nga Konstandinopoja mendoi se do të ishte me leverdi ta blente kokën dhe tepsinë, dhe ta dërgonte në Londër për ta ekspozuar. Ai më informoi mua se kishte ofruar një shumë të madhe parash për këtë qëllim. Por koka mesa duket, ishte rezervuar për një tjetër. Ndër të njohurit e vjetër të Aliut ishte një Dervish Sulejmani, i cili kishte qenë agjenti i tij në disa negociata të rëndësishme. Kishin pasur opinione të ndryshme për disa çështje dhe ishin ndarë; dhe Sulejmani pasi kishte dalë nga shërbimi i tij, ishte futur në një teqe ku dhe veshi robën e Dervishit. Kur dëgjoi për vdekjen e mikut të vjetër ai ishte shumë i shqetësuar dhe kur koka u vendos në publik, ai e bleu me një çmim shumë më të lartë se sa kishte ofruar tregtari”.

 

*******

Botuar sot në DITA  / Numrin e ardhshëm do të lexoni: -Vrasja me dredhi dhe pa luftë e Pashait të Janinës -Kush ishte shqiptari që i dha goditjen e fundit Aliut -Fati i çuditshëm i gjithë pjesëmarrësve në tragjedinë e Janinës

 

Auron Tare / Bejtullah Destani May 4, 2016 15:29
Komento

44 Komente

  1. mario May 3, 21:47

    Edhe njehere dalin ne pah disa vecori te races tone shqiptare
    1 – Behemi me armikun por jo me njeri tjetrin. Sikur Ali Tepelena dhe Bushatllinjte e Shkodres te beheshin bashke, Shqiperia do ishte sot me e madhe dhe me e forte.
    Aliu e ftoi Bushatlliun te bashkepunonin po Bushatllinjte zgjodhen turqit e Aliu zgjodhi greket.
    Dhe ja ku jemi

    Reply to this comment
    • beso May 3, 22:56

      sakte!

      Reply to this comment
    • Lleshi May 4, 05:43

      Prifti i shqiptareve ortodokse edhe tani quhet prift grek.
      Kjo leter e ministrit osman -POLITIKAN- te verteten e ka me pikepyetje te madhe. Edhe vrasja e Ali Pashes eshte sajuar si perralla e Milosh Kopilit se gjoja hyri tek çadra e Sulltan Muratit I per te pire çaj me te.

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 4, 17:09

        llesho ka dhe një variant tjetër!!
        aliun nuk e kanë vrarë fare!vranë një sozie të tij dhe aliun e çuan në jemen në një çiflig të jash¨tezakonshëm ku ai vdiq nga pleqërija dhe i rethuar me vajza më të reja se vasili qija!!tërë kjo lojë e aliut me sulltanin ishte se aliut i kishte ardhur në majë të hundës vasili qija!!
        ka de variante të tjera që unë nuk i di por po deshe i sajoj nesër!!
        është e mundur të jetë dhe kështu si thua ti!!nuk kemi asnjë dësmitar ta pyesim dhe të shikojmë reagimin e tij!!pastaj hetuesit e sotëm të hanë munë,pes lek në dorë dhe pranojnë gjithçka!!sa për mediat,ose mediumet si thot enver torrobelli,ata të zbathin brekët!!ta marrin në gojë dhe i mjeri ti po se mbushe bidonin!!si pona e mjelsit automatik të lopëve!!

        Reply to this comment
      • raimond vlonjati May 5, 05:59

        Ky artikull , kur thote se gjasme Sulltani e mori vendimin per ta goditur Aliun, spese ky i fundit perkrahte elementin kristian, tregon se nuk esht i besueshem –
        Per arsye se ne ate kohe Sulltani kishte maredhenie shume te mira me Greqine ,se nuk kishte filluar akoma lufta per Pavarsine e Greqise qe coi ne prishjen e maredhenieve te shkelqyera grekeo-turke 400 vjecare, , sic thote edhe Historiani greko amerikan , Stavrianos ne librin e tij Ballkani
        Aq me teper pastaj qe ne Mbledhjet e Divanit te Sulltanit, Kreu i Patrikanes greke te Stambollit ulej ne krah te majte te Sulltanit dhe ishte perkrahesi kryesor i Sulltanit

        Ja te sjell nje shembull te asaj kohe ku Sulltani ishte perkrahes i perhapjes se krishterimit dhe vecanerisht pro Greqise

        Kur Shen Thomai erdhi ne Shqiperi qe te predikonte Krishterimin e tij dhe te hapte shkolla greke , kishte plotesisht aprovimin e Sulltanit , dhe ai u tregonte sundimtareve shqiptare fermanin e Sulltanit qe te punonte per perhapjen e kultures greke ne Jug te Shqiperise
        Dhe Shen Thomane edhe Ali Pashai e perkrahu me force , dhe biles kur populli e vrau Shen Thomain, sepse Shen Thomai mallkonte gjuhen shqipe ..atehere Aliu i ngriti nje Kishe ketij prifti grek duke e shenjteruar ate mut

        Pra ne lidhje me perkrahjen e elemnit grek kristian ne Jugun tone ishte dakort edhe Sulltani, edhe Aliu –Ndaj nuk esht justifikim ai qe Sulltani e goditi Aliun per shkak se ky perkrahte elementin kristian

        Reply to this comment
  2. orient May 3, 22:55

    Teza pse Aliu u konfliktua me Sulltanin ha debat.
    Aliu ndihmoi greket kunder turqve?
    Apo Aliu donte te shtinte ne dore jeniceret?
    Megjithese njera nuk perjashton tjeten, te dyja versionet flasin per nje njeri te etur per pushtet.
    Interesant si nje kacak u ngjit aq lart

    Reply to this comment
    • tom May 4, 12:37

      Ke te drejte!Ne fund te fundit eshte nje version.Ne bote ka shume versione per nje gje,por hajde gjeje kush eshte me e besueshmja!Si edhe sot,turqit atehere mundoheshin ti minimizonin dhe “shperfillnin” ngjarjet kunder perandorise.Perfundimi ,per mua,eshte …nje version dhe aq.

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati May 5, 23:02

      Tha dhe ha shume lol

      Reply to this comment
  3. faro May 3, 23:12

    Me duket se ky Muhameti i Morese eshte veziri i famshem Shqiptar i Egjiptit. Pra, Muhamet Ali.
    Apo jo?!
    Ka ndonje qe mund te me sqaroje?

    Reply to this comment
    • dhori May 3, 23:51

      Nuk mund te jete themeluesi i Egjiptit, sepse ne kohen kur eshte vrar Ali pashe Tepelena Egjipti e kishte fituar pavaresine dhe ai ishte sundimtar i atij shteti.

      Reply to this comment
      • gani USA May 4, 00:33

        Muhamed Pasha eshte vellai i Mehmet Aliut, shqiptarit qe themeloi Egjiptin modern.
        Shkrimi eshte shume interesant dhe versioni britanik qe paraqesin ketu z.Tare dhe z.Destani jane shume me te besueshem se francezet qe jane jo vetem nga natyra piktoresk por edhe manipulator per shkak te interesave te tyre
        Te mos harrojme se jemi ne 1822

        Reply to this comment
    • ODISEJA May 4, 01:51

      yes po i EGJYPTIT me origjine nga Berati dhe kjo familje sundoi deri ne 1951 me mbretin e fundit FARUK

      Reply to this comment
    • I ri May 4, 16:12

      Jo fare jo mbreti Egjiptit quhej Mehmet Aliu,jo Muhamet !,!

      Reply to this comment
    • l ri May 4, 16:20

      Muhamedi i Egjiptit është nga Korça asnjë lidhje me atë të Moresë,,,!As në kohë,,!

      Reply to this comment
    • Gjergj May 4, 17:10

      E kane vene gabim, ky e kishte Mahmud Dramali Pasha, jo Muhamed. Ishte nga Drama e Trakise (afer Kavales), po i njejti qytet nga ishte Mehmet Aliu i Egjiptit. Mesa duket ka pasur nje komunitet te madh shqiptar ne ate zone.

      Reply to this comment
  4. tepelena May 4, 00:16

    Nese ekziston nje faksimile e ketij dokumenti, Dita ta botoje
    Eshte mbreselenese si histori
    Vrasja ne pabesi nuk ia ul as i ngre vlerat Aliut, sic nuk ia prek veset e shumta.
    Keshtu qe rrokopuja e ca komentuesve ketu eshte disi pune injorantesh

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 4, 08:32

      o tepelenë
      po ta lexosh shkrimin do të kuptosh se është si një parathënje për atë që do të botojnë nesër!!po ta thonë se do ta botojnë nesër dokumentin origjinal!!hudhi dhe një sy lali!!
      historia është histori dhe nuk është roman!!në histori kryqëzohen faktet e gjetura dhe bëhet një interpretim!në roman kapet një fakt dhe shtjellohet sipas qefit dhe imagjinatës!!njeriu nuk mund marrë për bazë dhe si të vërteta të dhënat në një roman!!ato janë të bukura dhe të rrjedhëshme por nuk janë fakte!!kjo e dyta vlen për odisenë që bazohet tek dyma!!
      pak a shumë sipas llogjikës dhe eksperiencës mund të themi se mund të jetë e vërtetë!!
      në shumicën e rasteve ka qënë tradhëtia nga brënda ajo që ka ngrënë shqiptarët!!kanë qënë bashkpuntorët më të ngushtë deri tek gratë ata që kanë tradhëtuar!!kjo nuk është specifike tek shqiptarët,gërkët,sërbët a ballkanasit!!kjo është një nga anët e errëta të njeriut,i cili në kushtet për të mbijetuar bën shumë ndyrësira!!njeriu ka brënda tij të dy ekstremet!!varet nga momenti kush nga këta ekstreme mbizotëron!!
      kushtet e mbijetesës kanë bërë që aliu të tradhëtohet nga njerëzit e tij!nuk është as i pari dhe as i fundit!ka pasur dhe do të ketë!!
      mos e merrni si një shkatërrim të botës!!
      vlerat e ali pash tepelenës nuk ndryshojnë nëse e kanë tradhëtuar a nuk e ka në tradhëtuar!!ai bëri atë që bëri gjat egzistencës së tij!të mirat dhe të këqijat!!
      të mësojmë nga të mirat për të mundur të përparojmë dhe të largojmë të këqijat për të përparuar dhe më shumë!!
      deri më sot kemi bërë të kundërtën!!
      nuk kemi mësuar asnjë mut!!

      Reply to this comment
      • Tartufi May 4, 18:18

        .Qe te maresh detyren,per te komentuar ne jeten e nje shoqerije ku ti ron,do te thote ti futesh nje misioni shum te
        veshtire. Me e veshtire eshte kur ti jeton ne nje shoqeri te
        deshtuar ne te gjitha kuptimet dhe duhet qe ti te thuash fjalet e tua ,per te mirat dhe te keqiat e kesaj shoqerije.
        Vlera eshte ti qepesh te keqes,si mund ta largojme nga
        kjo shoqerija tone dhe gabimi eshte kur ne e mburim kur
        ajo nuk ka vlera. Njerezimi meson nga gabimet,nuk meson nga mburjet e levdatat.Nje popull kur ben te kunderten e mesimit nga te gabuarat,ai popull do te vuaj
        nga problemet e pa mbaruara.

        Reply to this comment
  5. enea May 4, 00:38

    Versioni ka logjike historike dhe mendoj eshte shume me afer te vertetes se versioni francez.
    Ali Pasha beri gabimin e madh qe besoi se mund te fitonte autonomi per pashallekun e vet nese ndihmonte greket kunder turqve.
    Kjo i ahengri koken.
    Po edhe sikur tia kishte dale mbane, greket prape do ta vrisnin ne pabesi.
    Sa per Vasiliqine, fakti qe katrasheguar prona te medha jo te Aliut pas vdekjes se tij, dhe qe vdiq e patrazuar deri ne plakje, deshmon se nuk ka qene engjelli qe sic thote Kadareja “i rrinte te koka” aliut si mjegull

    Reply to this comment
    • Vali Duka May 4, 06:46

      Interesante. Si Vasiliqia me duket se eshte edhe Liria, nje serbe qe u vu ne sherbim te Enverit dhe na solli me nder Saliun, qe shkaterroi Shqiperine, e beri si katundin e tij atje mes malesh, ku dhite flene me ujqit.

      Reply to this comment
  6. kris 1 May 4, 02:02

    Pse duhet te besojme anglezet qe e kane me te thene nga turqit dhe jo francezet qe kane qene prane aliut?Qe te behet i besueshem duhet te vertetohet nga disa burime.

    Reply to this comment
  7. gjini May 4, 03:42

    Ali Pasha ,nji kriminel i lindun dhe i rritun si i tille ,po si kriminel do te vdiste .Nji tradhetar si Ali Tepelena ,po nga tradhtia do te vdiste.Nuk i kuptoj bashkeqytetaret e mi si ka mundesi qi kriminelin e quen trim dhe tradhetarin e therret patriot.

    Reply to this comment
  8. Kola May 4, 06:25

    Fakti qe Vasiliqia ka bashskepunuar me vrasesit e Aliut eshte i njohur e i publikuar. Gjendet ne materialet spjeguese te muzeut te Janines. Po keshtu edhe fakti qe Aliu ka urdheruar vrasjen e Vasiliqise, per te mos mbetur ne dore te turqve. Ndersa jane mire te njohura e dokumentuara emrat e vrasesve, ky versjoni i ri i Bejtullaherve qe po na hapin barkun me historira, eshte vetem versjon gojor pa asnje mbeshtetje faktike.

    Reply to this comment
    • artan May 4, 12:33

      ne fakt dokumenti i botuar sot ne Dita e rrezon versionin e Poquevillit dhe jep te plote versionin e vrasjes.

      Reply to this comment
  9. demo May 4, 10:46

    Ore po kete nuk e ka zbuluar Tarja.Dramalli pasha dhe Pasho beu i tunden nga varka Aliut nje ferman te rreme,gjoja e kish falur sulltani dhe Aliu e hengri,.I hyne ne banese dhe i prene koken pa rezistence.Kete e thote edhe ky studiuesi ketu qe ne 2013.Ndiqni,Ali pashe Tepelena you tube nga Taulant Ceka.

    Reply to this comment
    • One15 May 4, 11:59

      Tarja ka zbuluar dokumentin qe e provon vlla.
      Se llafe si ato te Pukevilit gjen plot. O Dita po nxirrni faksimilen te sqarohen kta qe mbrojne Aliun kot me kot a thua eshte hero kombetar

      Reply to this comment
  10. nuk ka tym pa zjarr May 4, 15:55

    Spekullime te botes anglosanksone. Tradite e tyre. Kur mposhtin njevkundershtar mundohen edhe ta persendujne. Kjo tradite vazhdon dhe sot.
    Kujtonivsadamin, kadafin

    Reply to this comment
    • fariu May 4, 16:06

      o mik
      po nuk qenka material britanik qe ti quash “spekullime anglosaksone”
      po ta lexosh me vemendje shkrimin e kupton qe materiali qe ky lordi i nis shefit ne Londer bazohet ne ato qe i ka thene ministri i Perandorise Osmane.
      Pra burimi jane turqit jo britaniket

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 6, 11:18

        faro
        e di si është Puna??është një ngjarje e ndodhur gati 200 vjet më parë!!ka disa shkrime që thonë këtë dhe atë!njeriu bën interpretimin e tij!!
        por gjithnjë tymët pa zjarr egzistojnë!!thjeshtë vënë në dyshim ose nuk pranojnë asnjë gjë!!
        në 21 janar 11 pamë të filmuar vrasjen e ziverit!!
        shihej qart e qartë,thjeshtë e thjeshtë çfar ndodhte dhe njerëz të tillë asqë e kishin për problem të thoshin të kundërtën!!atë që ishte më absurdia!!besonin në absurditet,sepse nuk mund të pranojnë të vërtetën e thjeshtë!!nuk i eksiton!!vetëm e pamundura,absurdia jua mbush mëndjen e tyre bosh!!ju nxit fantazinë dhe ju ngroh mëndjet e sëmura!!në këto raste mund të përdorësh formulën e thjeshtë!ajo që e zgjidh problemin në mënyrën më të saktë dhe të pakundërshtueshme!!
        VK dhe problemi i zgjidhur!!

        Reply to this comment
  11. dashamires May 4, 17:11

    Auron Tare gjithmone sjell artikuj interesante e te bukur. Sa dallim kane keto shkrime e dokumente te prura prej tij nga ato rrenat e peshtira te av. Idajet Bythqirit, me falni, Beqirit.

    Reply to this comment
  12. D. Merja May 4, 17:14

    Lidhur me tradhetine e gruas se Ali Pashes,Vasiliqise ne kapjen e Aliut nga osmanllinj,kjo nuk mund te konsiderohet si nje variant i zbuluar tani nga letra e Ambasadorit Britanik. Gjithe krahina e Laberise e brezit te lindur para viteve 1900,si puna e babait tim (1886-1990) rrefenin me fakte e bindje te plote se Ali Pashe Tepelena u kap nga osmanllinjt me ndihmen tradhetare te Vasiliqise qe ishte me kombesi greke.
    Une personalisht,bazuar ne sa siper,nga rrefimet bindese te babait dhe te gjyshit tim nuk kam patur asnje dyshim ne tradhetine e Vasiliqise ne vrasjen e Ali Pashe Tepelenes.

    Reply to this comment
  13. [email protected] May 4, 18:35

    Aliu ishte thjesht nji Skender-bej tjeter,qe shqiptaret nuk e respektonin te gjithe !

    Me shqiptarin eshte e veshtire te bashkepunosh,i thua – mirmengjez……te thote —-naten e mire !!!!!!

    dhe ,sa per ate qe Aliu ndihmoj…..greket ne revolte kunder turqeve……..e beson vetem ai qe nuk ka mesuar historite tona shqiptaro-……greke !

    sepse greke ,jau kam thene se nuk kane ekzistuar qe prej nja 2000-3000 , vjetesh.

    greket kane qene te zgjuar,por nuk martoheshin,sepse ishin homo….
    dhe si rezultat u zhduken !

    kurse per pyetjen se ; ka grek ne Greqi…..po ja u kthen nji historiane ne Athine,Maria Efthimiu !

    [lexoni dhe shikoni me poshte] !
    https://www.youtube.com/watch?v=c0mMTwLn3mA

    Reply to this comment
  14. faro May 4, 23:00

    Flm gjithe atyre qe me sqaruan per Muhamed Pashen.
    Eshte kenaqesi kur ndjen se sh ndjekes te Dites, jane me te vertete intelektual, qe dijne te bashkbisedojne pa pasione.
    Flm DITA!

    Reply to this comment
  15. Akilis May 5, 02:59

    Aliu ishte shtetas turk, emer turk, ndergjegjen turke por edhe I pabese ndajTurqise qe I dha titulin Pasha.
    Sa per Greqine dhe ata te ashtuquajture Arvanitas qe luftuan me vellezerit Greke kunder Turqise dhe pjeses me te madhe te ashtuquajture popull shqipetare.
    Per comentin e Detarit, nuk ja vlen te dialogosh, por hajde.
    Ke degjuar ty per nje Greqi te Lashte?
    Ke degjuar ty per Evropin, Zeusin, Alfa Betan, Lojerat Olimpike dhe jo lojerat e Baba Rexhepit ne malin e Tomorit?
    Ke degjuar ty qe Saranda eshte numur Greke?
    Ke degjuar ty qe state skipetare I Repoblica Popolare I Albanistanit este criate ne vita 1912te?
    Ke degjuar ty qe pidhit I thone pusy anglisht, ujit I thone uoter, spiunit I thone spy, tradhetarit I thone traitor, mendjes I thone mind, priftit priest, flamurit fllug, shtetit state, vdekjes deth, varros baruy, malit mount, dites day, nates note, familjes family, plages pligi, mushkonjes moskito, pjeshkes peach,limanit limni apo lake, cikas e Malesise I thone vajze spanjisht,spermes I thone sperme, lopes I thone kau, syrit I thone see you, budallait I thone dull, rruges road, pidhit pusy, doktorit doctor, semundjes sicknes,shkences sience, popullit people, e shume muco te tjera ecetera.
    Po ku ke identity ty more fukara, ty je si Skopianot qe thone Aleksandri I Madh eshte nje fjak me Sllavet, kur ka jo me mijera por miliona libra, filma, histori qe as edhe nje fakt apo dokument nuk eshte shkruar ne ndonje gjuhe tjeter pervec Grekes, Memes se gjitha gjuheve glosave.

    Reply to this comment
    • [email protected] May 5, 18:48

      Akil !!!!!!!!!!

      miku im mba mendjen ,sepse eshte gje e madhe !
      une nuk ndjej superioritet se jam me arsim te larte,por edhe me 8 vjecare te isha,prape besoj se do te kisha mundesi qe ty Akil ,te vleresoja ne …..ate batakun fukara te shoqerise ,me kete botkuptim qe ke per…..greket !
      [LEXO KOMENTIN ME LART DHE HAPE LINKUN ] !

      ME KUNDERSHTO ME FAKTE PO PATE,sepse ajo Maria Efthimiu nuk ka gjetur deri tani fakte si historiane qe eshte !
      Dhe Aleksandri i Madh…..eshte thjeshte nji ilir nga nena dhe babaj ~!
      lexoje linkun per iliro-pellazget te shkruar nga shkencetare boterore ,te detyruar te pranojne se shqiptaret kane jetura dhe jetojne …..ne 3 Kontinente ]

      per me shume lexo ne link dhe behu djal i mire,mos te tallet bota me ty……dhe me mua nji sere si sorollopi yt….nuk arrini dot te komunikonim sepse ju ve ne majen e hajdarit !
      lexim te kendshem,,,,,,
      https://funkyfish.wordpress.com/2009/10/06/thoti-fliste-shqip/

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 9, 12:43

      o aqillo o idiot i lindur!!
      po si mundesh të sjellësh si sëmbull anglishten për të thënë se fjalët shqip janë të marra nga anglishtja!!
      mor idiot anglishtja është një nga gjuhët më të reja në europë!!
      eh me kë replikoj dhe unë!?
      me një idiot të pjerdhur në vesh!!

      Reply to this comment
  16. Vurkari May 5, 08:01

    Përshtypje të bën përshkrimi

    Nga pas i vareshin një tufë flokësh në ngjyrë gri, sipas modelit të shqiptarëve të sotëm apo të grekëve të lashtë të të njëjtit vend.

    Merrni vesh shqiptarët e sotëm janë grekët e lashtë jo plehrat e ardhura nga pondi a Ana dolli

    Reply to this comment
  17. Vurkari May 5, 08:16

    Respektoni burimin e kohës

    (e quajtur Vasilica, bija e një prifti grek)

    Jo Vasiliqi !

    Priftërinjtë ortodoks shqiptar quheshin grekë se kisha ortodokse shqiptare nuk qe e pavarur por quhej e ritit grek jo Vizantin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*