Zbulohet një zog i rrallë në Orikum

October 18, 2018 10:12

Zbulohet një zog i rrallë në Orikum

Studiuesit e huaj hungarezë nga MME (Magyar Madártani Egyesület) dhe shqiptarë nga AOS zbuluan praninë e Fishkëllyesit të murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr. me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.

Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak. Specia është e përhapur kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.

Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj. Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folëzimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj.

Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita). Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm na bën krenarë për kontributin tonë në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.

l.h/ dita

October 18, 2018 10:12
Komento

5 Komente

  1. Perkthyesi October 18, 10:28

    Ky zog me emrin Cafkelorja e Erret, e nderton cerdhen e tij kryesisht ne livadhe te lageshta, aty ku ka shkurre te ulta, dhe leshon 5 – 6 veze. Si gjithe zogjte e tjere, dhe cafkelorja ushqehet me insekte. .

    Kalon neper Europen Perendimore gjate muajit tetor, duke ardhur kryesisht nga vendet e Azise lindore dhe juglindore. (Jo nga Siberia, pasi nuk jeton dot ne ato temperatura te ulta). Dimeron ne Britanine e madhe.
    Zogjtë e rinj janë kane më shumë ngjyre ulliri. Pervec insekteve, ushqim i preferuar i kesaj specie jane dhe manaferrat.

    Reply to this comment
  2. MH October 18, 13:30

    Gazeta informon.Dhe turbullon.
    Skjarimin na e ban ma te bindshem Perkthyesi ne tegjitha vecorit e shpendit te ri.Species se re i vendos dhe emrin shqip Cafkelorja e Erret.Bukur.

    Reply to this comment
  3. demo October 18, 16:32

    Para nje muaji gazetat u hapen me nje zbulim sensacional:Nje Trap kishte zbuluar nje zog unik(jo te rralle,por te vetem!)ne Kosove.Ishte Martin Peshkatari qe mund ta gjesh ne cdo rrjedhe uji nga Butrinti deri ne Molle te Kuqe.Neper bote mund ta filmosh si nje harabel,vecse ka nje te kalter te mahnitshme qe e beri te mbushe mediat gazetarin kosovar.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana October 19, 00:31

    Pse eshte Kapur ky zog i rralle dhe mbahet nga kembet. Shpresojme te mos behet pre e koleksionisteve dhe tregtareve.

    Reply to this comment
  5. vlona October 19, 00:55

    Ha Ha Ha…Ore palo shkencetare..Cfare Risi sjell ky zbulim?Mos do beni Ferma per te siguruar Mish per Popullin?E pse talleni me Ne.Mirepresim ndonje Zbulim me Nafte,me Flori etj.Ketu jo vetem qe do tregojme interes,por edhe juve do t.iu vleresojme pa mase.Ok.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*