Zbulohet paketa “McAllister Plus”: Këto janë 20 pikat e propozimit amerikan

May 17, 2017 12:52

Zbulohet paketa “McAllister Plus”: Këto janë 20 pikat e propozimit amerikan

Zbardhen 20 pikat e plota të propozimit të zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

PAKETA E PLOTË:

1- Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;

2- Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

3- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;

4- Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;

5- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;

6- Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)

7- Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.

8- Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.

9- Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.

10- Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

11- Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor

12- Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

13- Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.

14- Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik.

15- Droga:

Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.

Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.

16- Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje  ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)

Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.

17- Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.

18- Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

19- Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.

20- Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.

May 17, 2017 12:52
Komento

19 Komente

  1. Epo kjo pune! May 17, 13:00

    ju pjerdhsha mu ne perendim qe ju po ju ben lolo nje sali dhe bashe holandez. tani meqe e late mutin me shurre, bejeni kete ligj qe sa here te behen zgjedhjet te funksionoje kjo formule pavaressiht se kush eshte ne opozite sepse salaja sa here ne opozite merrte nga KQZ nga KLSH etjetj medemek se ishte ne opozte dhe kur vinte ne pushtet nuk ja jepte me opozites ndaj dhe 27 vjet vetem zarat e sales mbeten neper zyra. Nga ana tjeter, vettingu duhet te ishte pika e pare dhe jo e fundit, se aty e kane hallin ata, salaja me cubat e tjeree te PD, keni harruar dhe faturen e cmontimit te cadres, qerase se bulevardit dhe faturen e disinferktimit te truallit te cadres.

    Reply to this comment
    • adri May 17, 18:24

      Te mOs pranohet asgje . Keto Amerikanet keshtu veprojne ne vendin e tyre ? Kurre.
      Edi Rama te mos pranoje asgje por te shkoje perpara dhe te udheheqe popullin ne zgjedhje me 18 qershor. Kush shkel ligjin duke filluar nga Lezim Basha e sali plehu te shkojne ne burg. Populli shqipetar ti ne bashkepunim me policine prokurorine ti arrestoje cdo kend qe kerkon qe te demtotoje e cenoje rendin publik. qe duan te shkaterojne shqiperine.

      Reply to this comment
    • Grigor May 17, 19:22

      Te gjithe qe shkruani ketu jeni vetem ca pordhacet we nuk keni shokë. Ca pirdhni majtas e ca djathtas, por podhacë gjithsesi.
      Nuk ja I mban bytha per asgjë por vetem Dino te shani neper komente dhe te beheni specialista politike, a thua se keni drejtuar vete parti Europiane.
      Shani Saliun, lot bythe as keni patur as nuk keni të ngriheni kunder tij.
      Shani Ramen, por votat I hidhni sipas interesit. Ne 2011 e late vetem t’ja vidhte votat Berisha ne Tiranë. Ne 2013 u detyrua te beje pant me djallin Meta, per te hedhur poshte Saliun.
      Ka dy vjet qe kerkon te beje reformen ne drejtesi por aenët e Saliut bllokuan procesin, ndersa pordhacet e PS rrine ne Facebook dhe shesin …. pordhe.
      Hajde pra, tregojeni veten. Votoni dhe mbrojeni voten. Mbetet duke thene Rama Rama, por kur vjen puna te lini ne balte.
      Ai, Rama eshte atje ne shesh të betejës, dhe po lufton ashtu si di ai. Mire a keq, kaq do so.
      Po ju çfare dini? Çfare mund të bëni? Demek ju do merrnit shpaten dhe do dilni si Skenderbeu? Te rruani bythen, ju dhe ata qe shesin pordhe.
      Ju harroni qe shumica e shqipetareve nuk e dine as per se votojne. As nuk e dine çfare duan. Harroni qe 600 000 vota me 2013 shkuan per Saliun. Moret vesh? 600 000.
      Po per PS? Po aq. Differencen e bene ata qe shesin voten tek LSI, dhe ato partite e vogla.
      Pra trusni bithen, drink urte, ose po keni bithe, dilni e mbrojeni voten si burrat.
      Ketu ne komente, jane te gjithe trima dhe te gjithe kryeministra.

      Reply to this comment
      • korçari May 18, 09:32

        O GRIGOr trimi po ti çfare trimerie ke bere apo vetem per te dhene mend ?Dhe duhet t’a dish se e vetmja”arme” e popullit jane votimet dhe jo shkaterimet apo dhuna pra arritja ekesaj marreveshje eshte nje zgjidhje shume e mire per gjithe shqiptaret dhe sidomos ekonomine dhe besoj se populli di per ke do te votoje dhe te humburit do te shkojne ngadale para drejtesise (te reformuar).

        Reply to this comment
  2. Dule Gabeli May 17, 14:30

    O Rama po i pranove keto je si pordha neper breke e Klanit Serb.Po 1milione vota per te te ulur breket kinezi me sali qenin ti dhame.Harram te qofte edhe ty.

    Reply to this comment
  3. Arber I May 17, 14:33

    Fitore e Ali Baba Saliute Co. ne tavolinen nderkombetare te padroneve te Shqiperise Shkerdhatokratike

    Reply to this comment
  4. Adih May 17, 14:34

    Duhet te ishte pika e pare vettingu ..Duhet pa tjeter te zbatohet kushtetuta ,qe deri me sot, per te keqen e popullit e te zhvillimit eshte shkelur me te dykembet ,ku i ka dhene driten jeshile hajduterise ,politikaneve te te gjitha ngjyrave ne politike. Kemi nevoje per transparence te ligjit ,diktat te ligjit ,qe te ritet mireqenja dhe te filloje stabilizimi i shtetit , fatkeqesisht , te pjerdhur deri me sot dhe stop hajduterise politikaneve e zyrtareve , qe kane vulen ne dore..Shqiperia i ka te gjitha , por deri tani ka munguar zbatimi i kushtetutes ,dhe transparenca e diktati i ligjit.per te gjithe njelloj,e te barabarte para tij.
    PS::::Pensioniste te lene ne mjerim , mos u merzisni ,pensionet do ju rriten ,pamvaresisht deri me sot jane tallse per ju ,reforma ne drejtesi ,do beje transparencen dhe do ju kalojne juve te gjitha abuzimet ,investimet ,hotelet qe jane bere kopile me te vjedhur, ne te gjithe teritorin shqiptar . Dite te mira na presin , ne te mjereve popull . Zoti me ne fund , do na ndihmoje . I jemi mirenjohes AMERIKES dhe BE…

    Reply to this comment
    • 2plus2 May 17, 15:27

      keni folur qartesisht shume mire
      QYTETARET DUHET TE KERKOJNE ZBATIM TE KUDHTETUTES

      JO PAZARE ME KUSHTETUTEN DIPAS OREKSIT TE POLITIKES
      JO PAZAREVE TE NDERKOMBETAREVE!

      NE SI QYTETARE DUHET TE NGREJME ZERIN
      NE RREZIK ESHTE KUSHTETUTA JONE

      “Duhet pa tjeter te zbatohet kushtetuta ,qe deri me sot, per te keqen e popullit e te zhvillimit eshte shkelur me te dykembet ,ku i ka dhene driten jeshile hajduterise ,politikaneve te te gjitha ngjyrave ne politike. Kemi nevoje per transparence te ligjit ,diktat te ligjit ,qe te ritet mireqenja dhe te filloje stabilizimi i shtetit , fatkeqesisht , te pjerdhur deri me sot dhe stop hajduterise politikaneve e zyrtareve , qe kane vulen ne dore..Shqiperia i ka te gjitha , por deri tani ka munguar zbatimi i kushtetutes ,dhe transparenca e diktati i ligjit.per te gjithe njelloj,e te barabarte para tij.
      PS:::”

      !!!!

      Reply to this comment
  5. KORÇARI May 17, 14:51

    Me sa pashë do të bëhet ajo që do LULI,pra qeveri teknike ,jo plotësisht por gjysmë teknike.

    Reply to this comment
  6. TLN May 17, 15:13

    Jepjani komplet pushtetin ne tavoline Sales. Kryeprokurorin,shefin e Shish, presidentin,gjykatat i ka. Tani po i jepni zv.Kryeminister,ministra,kryetarin e KQZ. Kater te pafajshem dhane jeten me 21 janar dhe Rama po kthen vrasesin e tyre ne pushtet. Nuk ka me asnje kuptim te votosh PS.

    Reply to this comment
  7. Peza May 17, 15:16

    KRIMINELEVE DHE HAJDUTEVE JU DHANE TE GJITHA MUNDESITE SI NE ASNJE VEND TE BOTES!
    Ne cilin vend te botes eshte zbatuar kojo maskarade?
    Tani e tutje cdo opozitre ka te drejte te shpike sajime te kota mbi bazen e dyshimeve dhe te shkaterrohet shteti per 6 muaj para zgjedhjeve!
    -BERISHA I MUNDI NDERKOMBETARET, se ai per ata ka punuar keto 27 vjet e jo per Shqiperine!
    Pse kjo quhet demokraci,qe te ngrihet handuti e krimineli e te hedhe poshte shtetin?
    Po dikur me PS-ne opozitare,pse nuk keni bere asgje,por edhe kur Berisha vodhi zgjedhjet ju heshtet,kur pushkatoi 4 protestues ne 21 janar e bete burre shteti etj!
    Dhe thone pastaj pse njerezit kane nostalgji per ENVER HOXHEN!
    Kjo eshte shkerdhatokracia e sotme qe na reklamohet per demokraci!

    Reply to this comment
  8. Labi May 17, 15:28

    Nuk duhet Te behet pazar me vullnetin e popullit ,o njerez qofshi ju edhe nderkombetar se I do Bytha saliut e lulit.boll keni lozur me shqiptaret.kush do Te Hyje ne zgjedhje le Te Hyje ,kush nuk do le Te fleje gjume.ok

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA May 17, 15:56

    SINE QUA NON .

    Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
    100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
    95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
    Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
    Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
    Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
    Vox Populous Vox Deux !
    Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
    Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
    Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
    Eshte kusht: SINE QUA NON .
    PIKE .

    Reply to this comment
  10. Fat man May 17, 16:32

    ….edhe kur shkoji Rama tek Restorant “Krokodili” keto propzime i beri Sali Krimineli, Daul Down-i Kryetari i PPE, por Rama nuk i pranoi se i ishin dhene shume dhe nuk i meritonte.
    Rama kerkoji vetem nje gjeTe hapen dhe te rinumerohen nje numer i caktuar kutish votimi dhe kaq asgje me shume, per te pare se si ishte numeruar dhe vjedhur vota.
    Saliu u cmend dhe me te ardhur ne Tirane urdheroi pijanecin Ritani Kryetarin e KQZ per asgjesimin e kutive te cilat u dogjen ne Lumin e Erzenit dhe zhduku cdo prove te krimit sic kishte zhdukur ato te vrasjes se Remzi Hoxhes, Kosta trebickesh dhe shum e shume te tjere.
    Kjo eshte Shkerdhatademokracia qe kane bere ne Shqiperi, BE dhe Amerika pushteti merret apo falet ne tavoline dhe jo me vote, per te tjerat eshte kot te zgjatemi.

    Reply to this comment
  11. shpatar May 17, 17:32

    Kjo Pakete u ngjane skenarve qe jane zbatuar ne vendet e Afrikes kur fiset majmu ndesheshin me njeri tjetrit ne sy te SH.B.A. dhe Evropes .Po e konsideroni Shqiperine si vend Afrikan.Do te ishte mire qe per keto rekomandime te pyetet popoulli dhe jo politikanet .
    Ne respekte te zoterinjve amerikan qe negocjojne pa mbarim po ju propozoje nje varjant me demokratike .
    Demokracia nuk eshte monopol i politikanve por i popullit shqiptare .Pse kini anashkaluar per gjithe kete krize artificijale vullnetin e popullit .Qe te mos merrni ju persiper negocimin ,qe per shume ceshtje ska dakortesi midis krerve politike me ju , drejtohun popullit ti zgjidhi ai me Referendum per pikat me te nxehta .Kjo nuk do te kete asnje lloje komenti mbi pretendimet e hedhura nga opozita. Ska as Amerikan e Evropjane te blere nga rama apo te keq per Pd . Referendume te tilla i parashikon dhe Kushtetuta. Kujtojani Saliut qe i ka dashur dhe i ka bere gjate viteve qe ai ka komanduar .
    Mendimi im eshte se kjo Pakete, e pare me syrin e vendeve Afrikane, ku fiset kane marr aremet dhe luftojne per pushtet, i barazon te gjitha palet te lare e te palare ne nje pozicjon .Ckuptim ka gara elektorale kur njera pale kur nuk ndihet mire, te fitoje pa e merituar avantazhe sikur eshte ne pushtet . Keto pika japin pershtypjen e nje qeverie tjeter me perfaqsues te Pd paralel me ate qe ka vendosur populli .
    Fushatat parazgjedhore jane percaktuar me ligje dhe te mbeshtetura nga organizatat nderkombetare qe i monitorojne .Besushmeria dhe barazia jane te percaktuara e te kontrolluara nga komisjonet e perbashketa qe jane ngritur .Keto 20 pika te paketes qe propozohet dhe jane ne tavoline te meren ne konsiderate ,kur ushtria e Saliut ,sic ka kercenuar ,te zbresi ne teren .Pra te zbatohen praktikishte paqetat si me vendet Afrikane .Nje pakete te tille Aleatet e zbatuan ne 97 dhe e dine shume mire rezultatin e tyre., Pra kemi nje skenar te ngjashem me 97 ku Saliu eshte ne difence dhe Rama ne kerkese te zbatimit te rregullave te lojes demokratike .Turp qe ska bere vaki as ne situatat me te veshtira qe ka kaluar populli shqiptare historikishte .Ju kini te drejte qe mendoni keshtu por populli yne nuk do te lejoje qe te ndiqen skenar Afrikan me te .
    Zoterinje Amerikan e Evropjan .Nuk me duket aspakte serjoze nje sjellje e tille per te mbojtur politikane qe kurr nuk kane punuar per popullin e tyre .Si Pdes dhe Pses populli i ka dhene ate qe meritojne. I shpini ne zgjedhje sic kane shkuar sipas regullave qe kane vendosur me pare dhe i lini te hane kokat me njeri tjetrin sic kane bere ne keto 27 vite demokraci .Mos u friksoni se u iken Shqiperia nga dashuria qe ka per ju. Shqiptaret ua kane varur juve fatet dhe nga ju presin ti clironi nga politikane te mbrapshte .Nuk mund te vazhdohet me me keto leshime qe skane ne thelbe seriozitetin e duhur te demokracise .Ne demokraci nuk ka humbes e fitues .Ai qe fiton eshte populli qe percakton se kush do te qeverisi .Qeverise Rama se nuk do Berisha nuk mund te fajsohet populli . Lereni te gremiset se nuk jane keta te paret per ju .Ju kini vete brenda Evropes parti qe nga miti i fuqis kane zbritur ne minorance per shume vite .Mos kini frike per Opozite. Shqiptari nga karakteri dhe natyra eshte kotradiktor qe prodhon Opozite sa here qe fle me mullixhiun .Mullixhiu Sali do qe mulliri te punoje me duatre e tija per tu ndier me i qete nga poshtersite qe i ka shkatuar ketij populli edhe kur nuk eshte ne pushtet . Nuk rri ai edhe jashte pa krijuar opozite. Hisorikishte Veriu keshtu eshte sjell kunder krahinave te tjera te Shqiperise .Bile dhe ne kohen e Hoxhes kane qene kundershtare pamvarsishte se nuk kishte opozite te shpallur .Veriu gjithmone ka dashur te sundoje mbi pjesen tjeter . keto nuk i them une por faktet historike . Nese ju ja kini falur ne nuk do tja falin deri ne varr sic nuk ja falim dhe Hoxhes. Po ju desh merreni dhe emeroheni ne ndonje vend Afrikan per te shpetuar kontinentin nga ndikimi komuniste .
    Me qe po harxhoni kaq energji ka dhe nje opsjon te zbatueshem . I merrni ju te gjitha ne dore dhe i jepni rruge problemeve te shqiptarve .Ne do tju degjojme vetem ju qe do te interesoheni per gjithe normalitetin e shrtetit shqiptare .Me shume ska se ctu japin shqiptaret .Boll me me leshime te pa merituara .Ju nuk po ndihmoni popullin demokrat por kasten e tyre qe ka llogari per te dhene .
    Vettingu, qe po e konsideroni si kaperxim te gjendjes ne Shqiperi ,nuk realizohet nga ata qe e ndjejne pergjegjsine per gjithecka qe kane ndodhur ne keto 27 vite . Pra zgjidhni nje nga keto 2 varjantet qe ju propozova . Referendum per ngercet kapricoze dhe kalimi i kopetencave te qeverisjes shqiptare ne duarte tuaja .Bini ne Shqiperi ndonje Han ose Bill, qe cakenjte te mos kene se ke te kafshojne, por ne asnje menrye kjo qe ju doni te eksperimentoni ne Shqiperi .

    Reply to this comment
  12. tomsojeri May 17, 21:11

    Hopa Edvin Rama ,besoj u kenaqe ! Je i sigurt qe perseri do jesh kryeminister edhe sikur 20 pika te tjera poshteruse te vendosin “barijt” e importuar qe nuk ju rruhet fare per ket popull ne nivel Zulu sic thot gjithmon nastradini !Kjo te mjafton ty U gjet nje menyr per te qetesuar kriminelin e tradhtarin e urryer te shqiptareve pa mar fare ne konsiderat ndjenjat e deshiren e tyre ! I dhan doren e shpreses ne kuriz te ktij populli qe hoqi dit e net te zeza te urrejtjes se tij ndaj tyre ! A je i kenaqur ti e ??????? Hapju rug pra, se per kte te vum ne krye e do na jesh ne krye se spo gjejm dot nje hale tjeter te na dhjes ! Mir na e beni, zaten kemi 30 vjet gati qe po ham buk me poshterimin prej te poshterve qe vazhdojm tju zgjedhim !Kjo paturpesi ti japesh doren e ti besh hatrin monstres antishqiptare me te eger te te gjith kohrave ,ty nuk te shfajson e as te nxjer te lar i “dashur” kryeminister ! Mblidhni mendjen shqiptar qe Shqiperin do e udheheq tradhtia ,krimi e korupsioni ! Nje popull qe nuk mundet te egzekutoj vrasesin e tij, esht si buri qe i qihet gruja e komshijt e keshillojn te mos ndahet se nuk e kan “hamshorin ” siper grus se tyre !Keshtu pra o popull, ju vuri briret Saliu me banden e tij e tani ter bota po qesh me ne !Kjo elit do vazhdoj te gezoj e te trashegoj pushtetin dhe pasurin qe vuri ne kuriz te shqiptareve sepse e kan gjetur gjuhen dhe rugen e mos prisni te ndodh mrekullia ! Jemi vet fajtor……

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit May 18, 09:05

    Keni harruar piken e fundit, ku kryetarin e pozites ta zgjedhi opozita.

    Reply to this comment
  14. arturi May 18, 11:13

    Te gjitha pikat e mesiperme dalin ne nje hulli te vetme: Vetting & hapje negociatash me BE-ne.
    Fitorja me e madhe ne karrieren e Gjatoshit! 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*