Zbulohet plani i Veliajt për Piramidën, çfarë do ndodhë me të

June 30, 2017 10:21

Zbulohet plani i Veliajt për Piramidën, çfarë do ndodhë me të

 

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, tregoi edhe planin që piramida sipas tij do të kthehet në një qendër të madhe arti ku në fokus do të ketë artistët e rinj.

Ai tha se bashkëpunimi me arkitektët holandezë është në proces detajimi dhe se kjo godinë do t’i kthehet shumë shpejt qytetarëve.

“Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar.

Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshqasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre.

Do ketë dhe një kullë vrojtimi. Projekti tjetër është kopshti zoologjik, fëmijët do kenë një hapësirë fantastike.

Do jetë një xhevahir, do bashkohet me kopshtin botanik me një tunel, që tashmë është hapësirë e vdekur,” tha Veliaj në News24.

June 30, 2017 10:21
Komento

3 Komente

  1. Hani mut, qeras qeveria. June 30, 11:25

    Ndonje projekt serioz per rinovimin e sistemit te ujit te pijshem keni ? Po ndonje plan per lehtesimin e trafikut , pse jo ndertimin e disa linjave “tramway” keni ? Duhen plane afatgjata dhe me perspektive per ata te mjere qe jetojne akoma aty. Boll me ngjyrosje fasadash qe u del boja pas 6 muajsh apo rindertim sheshi sa here qe nderrohen qeverite.

    Reply to this comment
  2. Dielli June 30, 17:21

    Po mire o Veiai nuke kishte arkitete Shqiperia qe na reklamoni si zbulim nje studio hollandeze,apo taksapaguest shqiptare paguajne?Do vije dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,koha eshte e maskarenjeve,por Shqiperia ka qene dhe do te mbetet e shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. spartaku June 30, 19:09

    Bravo zoti Veliaj.Vazhdo te punosh.Le te lehin qent,se ate zakon kane ata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*