Zbulohet plantacioni me marijuanë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

August 20, 2018 09:48

Zbulohet plantacioni me marijuanë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Dy 28-vjeçarë nga Shqipëria kanë rënë në prangat e policisë italiane për kultivim të lëndëve narkotike.

Artur Kurti dhe Massimo Vlashi u arrestuan, pasi u zbulua një plantacion me marijuanë në një zonë të pyllëzuar në San Sebastiano përgjatë brigjeve të lumit Po.

Plot 391 bimë narkotike në një lartësi prej dy metrash u gjetën të mbjella në vazo.

Shqiptarët ishin punëtorë në plantacionin e drogës, ku njëri mendohet se kujdesej për drogën ndërsa tjetri bënte rojen.

Policia ka dyshime se të rinjtë ishin punësuar nga një grup kriminal.

Ndërkohë, ajo po punon për identifikimin e personave  të tjerë të përfshirë në rrjet.

Shqiptarëve iu vendosën nën sekuestro 4kg marijuanë në proces tharje, 3kg marijuanë e tharë gati për shitje, si dhe materiale të ndryshme për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

s.a/dita

August 20, 2018 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*