Zbulohet sa do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët

November 12, 2017 18:37

Zbulohet sa do të jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët

Në total qeveria do të japë 1.8 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit. Vendimi, që pritet të zyrtarizohet gjatë dhjetorit, është paraprirë tashmë në buxhetin e shtetit.

Në relacionin e aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2017, qeveria ka saktësuar edhe fondin, edhe mënyrën e shpenzimit të tij.

Mesatarisht pensionistëve u takojnë rreth 2700 lekë shpërblim, por ato do të ndahen në dy kategori.

Buxheti

Qeveria ka ndryshuar me akt normativ, për herë të dytë brenda pak muajsh, buxhetin e shtetit. Në ndryshime përfshihen kryesisht shlyerje borxhesh për punë publike dhe shtresa në nevojë, por është i saktësuar edhe fondi për shpërblimin e pensioneve.

“Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”, thuhet në relacionin e buxhetit të ndryshuar.

Me një llogari të thjeshtë, pjesëtimi i shumës së akorduar me numrin e pensionistëve sjell një shpërblim prej mesatarisht 2700 lekë për çdo pensionist, por skema pritet të jetë e ndryshme.

Sipas të dhënave, pritet që pensionistët të ndahen në dy kategori. Pensionistët kryefamiljarë, që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh për festa, ndërsa pensionistët e tjerë, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim për festat.

Kjo sipas të dhënave në buxhetin e shtetit ku flitet për ndarjen e 1.8 miliardë lekëve, ose rreth 18 milionë USD për 650 mijë pensionistë. Nga ana tjetër, mbetet në dorë të qeverisë rritja e mëtejshme e këtij fondi për të shtuar kështu edhe masën e shpërblimit për festa.

November 12, 2017 18:37
Komento

6 Komente

  1. shvejku November 12, 20:46

    Me kaq pak shperblim per vitin e ri nuk merr dot asnje pule fshati,prandaj i lutem qeverise qe te mos shpenzohet kot se nuk ia dime per nder!
    Nuk e dua fare kete lemoshe qeveritare!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi November 13, 12:23

    Sikur pat thene 10.000 leke te reja kryeministri yne? Dhelperia e premtimeve vazhdon me intensitetin e nje cunami! “Hallall” e paci voten qe u dhame!

    Reply to this comment
    • kris 1 November 13, 16:34

      do bleje qeveriia peshq te medhenj dhe do tua shperndaje pensiionisteve ne janar.Kemii veting apoo jo?

      Reply to this comment
  3. Arben November 13, 21:01

    AS KAPOSHIN E VITIT TE RI NUK UA DHE

    MORE DEBIL????!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Adih November 14, 13:40

    Turp e faqe e zeze . Vetem ne diktatura komuniste ,jepen reklama te tilla . Zot , na ruaj mente e kokes .

    Reply to this comment
  5. Adih November 14, 15:08

    Ju letem ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*