Zbulohet se në cilën fazë të jetës njeriu është më i lumtur

February 7, 2016 09:58

Zbulohet se në cilën fazë të jetës njeriu është më i lumtur

Kush tha se të qenit i ri je më i lumtur?!

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar e hedh poshtë këtë fakt dhe vë në dukje meshkujt më të lumtur janë të moshës nga 65 deri në 79 vjeç.

studim janë përfshirë jo pak por plot 300 mijë burra të rritur në Britani, të cilët janë analizuar tek ata ndjenjat e humorit dhe lumturisë.

Nga studimi ka rezultuar se ata të moshës nga 45 deri në 59 vjeç, janë më pak të lumtur.

Tek kjo grupmoshë janë identifikuar edhe nivelet më të larta të ankthit. Hulumtuesit thanë se një nga arsyet se pse kjo grupmoshë ka lumturinë më të ulët mund të jetë barra e të kujdesuri për fëmijët dhe prindërit e moshuar në të njëjtën kohë. Lufta për të balancuar punën dhe angazhimet familjare mund të jetë gjithashtu një faktor, thanë ata.

Ndërkohë, ata që ishin më të rinj në moshë apo pensionistët kanë më shumë kohë për të shpenzuar për aktivitetet e tyre personale, thanë studiuesit.

Megjithatë, lumturia bie tek ata të moshës mbi 80 vjeç që lidhet me shëndetin e dobët dhe ndjenjat e vetmisë.

Sondazhi u kërkoi njerëzve për ta vlerësuar deri në 10 se sa të lumtur ishin apo sa të shqetësuar kishin qenë një ditë më parë. /Dita/

 

 

February 7, 2016 09:58
Komento

1 Koment

  1. MH February 7, 13:52

    Nji mendim!Jo votim!
    Mosha e femijerise deri ne 7 vjec asht mosha ma e bukur e njeriut.Kjo mosh nuk din se ku jeton dhe nuk ka fare pretendime per jeten.U mbush u derdh u thye,erdhi iku nuk don te dije asgja.Kujdesi per kete moshe behet nga prinderit.kjo moshe han e pin,luan argetim dhe flen me nji gjume qe nuk i perseritet kurr ma na jete deri sa te vdesin qofte dhe mbi 100 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*